Venecia mirëpret turistët e parë, vendasit vizitojnë qytetin pas lehtësimit të masave

25 Maj 2020, 09:15Bota TEMA

Qyteti i Venecias mirëpriti turistët e parë këtë të diel, pasi Italia nisi lehtësimin e masave.

Banorët vendas ishin të parët që patën privilegjin të vizitonin qytetin lagunë, ndërsa duke filluar nga 3 qershori, kufijtë do të jenë të hapur edhe për turistët nga vendet e Bashkimit Evropian.

Vizitorët ishin të shumtë në sheshin e ‘Shën Markut’ dhe ata nuk ngurruan të hiqnin maskat e tyre mbrojtëse për të shkrepur fotografi mbi urat e qytetit.

Venecia mirëpret çdo vit rreth 30 milionë persona, por për shkak të pandemisë së coronavirusit, qyteti ka pësuar ndryshime. Autoritetet vendase pezulluan në mars Karnavalet e famshme të Venecias, ndërsa u shtynë edhe xhirimet për filmin “Mission Impossible”.

Italia pret me padurim zhvillimin e turizmit pas COVID-19, pasi ky sektor përbën 13% të të ardhurave për vendin dhe punëson rreth 13% të të gjithë forcës punëtore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje