164 punonjës me Covid-19, mbyllet miniera e arit

25 Maj 2020, 09:04Bota TEMA

Miniera më e thellë e arit në botë, Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka ndërprerë punën, pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Muajin e kaluar, minatorët u rikthyen në punë, pasi kishin ndaluar në muajin mars, pas rasteve të para me koronavirus. Miniera funksionoi me një kapacitet rreth 50%, por pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngiten shqetësimin mbi sigurinë e tyre.

Shumica e atyre që rezultuan pozitivë ishin asimptomatikë. Sipas pronarëve të minierës, të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë futur në izolim, shkruan BBC.

Afrika e Jugut është shteti me shumicën e rasteve me koronavirus në Afrikë, me 21,343 persona që kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje