Biden: Ndërsa amerikanët po vdesin, Trump po luan golf

25 Maj 2020, 09:13Bota TEMA

Ish-zv.presidenti dhe tani kandidati presidencial Joe Biden ka kritikuar shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump për lojën e golfit pasi numri i vdekjeve nga COVID-19 rritet në vend.

Këtë fundjavë, Trump shkoi në klubin e tij të golfit për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Biden postoi një video 30 sekondëshe.

“Afro 100,000 amerikanë kanë vdekur. Dhjetra miliona janë pa punë,” tha Biden.

Pamjet tregojnë skena të Trump duke luajtur golf dhe skena nga spitalet, pacientët COVID-19 dhe punonjësit e shëndetit.

“Numri i vdekjeve është ende në rritje. Presidenti po luan golf,” shkroi Biden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje