Grabitja e 250 mln lekëve: Biznesmeni doli me gruan, dy hajdutët i bllokuan pultin e Range-Rover. U larguan me mjetin e spikeres drejt e në Fier

25 Maj 2020, 18:29Politika TEMA

Është zbardhur dinamika e plotë e grabitjes së 250 milionë lekëve të vjetra të biznesmenit Flamur Behi. Gazetari Elton Qyno i Report TV ka sjellë së fundmi detaje nga ngjarja që shokoi kryeqytetin dy ditë më parë, teksa vëllai dhe i dashuri i spikeres top-less, Greta Hoxha, Donald Hoxha dhe Gentian Kane, hapën makinën e biznesmenit Behi, të llojit “Range Rover”, dhe grabitën e shumën marramendëse të parave.

Si ndodhi ngjarja?

Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane kanë ndjekur të gjitha veprimet e Flamur Behit qysh nga qendra tregtare “Vesa” deri tek qendra “Kristal”. Në momentin që biznesmeni Behi ditën e ngjarjes, është paraqitur së bashku me bashkëshorten e tij B.Behi në ambientet e “Kristal Center”, për të blerë një hekur rrobash dhe parkoi te qendra tregtare e tentoi që të mbyllë makinën, dy autorët bllokuan me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit për të hapur më pas ‘Range Rover’-in.

Por teksa kanë blerë hekurin dhe janë kthyer në makinë, Flamur Behi, ka konstatuar se çanta me para që ai kishte futur në bagazhin e makinës ishte zhdukur në rrethana të mistershme. Ai menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës, ku oficerët e kësaj të fundit filluar kqyrjen e pamjeve filmike, ku është qartësuar një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN.

Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” në Tiranë. Oficerët e policinë kanë telefonuar Greta Hoxhajn duke i kërkuar kësaj të fundit të paraqitet në polici së bashku me mjetin e saj. Por Hoxhaj, ia ka kthyer oficerëve se ndodhej në qytetin e Fierit dhe se në datën 22 maj makinën e saj e ka përdorur, vëllai Donaldo Hoxhaj.

Përmes Donald Hoxhajt është identifikuar edhe i dashuri i gazetares Gentian Kane. Fillimisht policia ka telefonuar Hoxhajn, por dhe ky person i ka pohuar se ndodhej në Fier, pasi kishte babain sëmurë dhe të shtruar në spital.

Jo shumë minuta pas kësaj telefonate, policinë e Tiranës, e ka marrë një avokate e cila i ka kërkuar uniformave blu se do paraqitej në polici së bashku me Donald Hoxhajn dhe Gentian Kanen për t’u vetëdorëzuar së bashku me shumën e parave që kishin vjedhur, 250 milionë lekët, që grabitën tek makina “Range-Rover” e Behit.

Vetë biznesmeni Flamur Behi, ka treguar në dëshminë e tij se si iu vodhën lekët dhe është shprehur se këtë shumë e kishte përfituar nga bizneset e tij.

…në datën 22 maj 2020 rreth orës 18:30, kam dalë si zakonisht nga puna ime që ndodhet ngjitur me qendrën “Vesa” në ish-Bllok, e konkretisht dyqanin e cigareve me emrin “Cigarette Shop”. Me vete nga dyqani kisha një çantë shpine, si ato të shkollës, ku kisha futur një sasi parash prej 20 milion lekë të reja, të paketuara në pako të vogla. Me çantën në shpinë nga dyqani jam drejtuar në parkingun e qendrës “Vesa”, ku do merrja makinën time “Range-Rover”. 

Pasi jam futur në mjet kam dalë nga parkimi, ku pasi kam marrë bashkëshorten time B.Behi, kam bërë një xhiro deri tek policia e Tiranës dhe më pas jam drejtuar tek qendra tregtare “Kristal”, për të blerë një hekur rrobash. Makinën e kemi lënë në parkimin e kësaj qendre. 

Pasi kemi qëndruar rreth 15 minuta sërish jam kthyer tek makina, dhe kam hapur bagazhin për të futur brenda hekurin që bleva. Por aty kam konstatuar se çanta me 200 milionë lekë ishte zhdukur. Menjëherë kam njoftuar policinë…,”- ka deklaruar biznesmeni në policinë e Tiranës.

8 komente në “Grabitja e 250 mln lekëve: Biznesmeni doli me gruan, dy hajdutët i bllokuan pultin e Range-Rover. U larguan me mjetin e spikeres drejt e në Fier”

  1. shqip says:

    Të dhjefsha biznesmenët ku ti kini. Në ç’vend të botës biznesmenët lëvizin me këto shuma ? Si ka mundësi që ky mbaka në një dyqan cigaresh një shumë aq të madhe? Mos thotë ndonjëri që është xhiro e ditës, apo javës, apo muajt . Jo për gjë, po del qe ky Behi që ja behu , më e pakta duhet të hetohet për evazion fiskal. Ky po thotë që po shkonte te blente një hekur, dhe çantën me para e lë në makinë. Shqip*ari është qenia me idiote. Si mund të lihet çanta me para , në një parkexh qendre tregtare. Po edhe te blinduar ta kesh makinën, profesioni nuk ta lejon të bësh gabime foshnjore. Megjithatë hajdutet nuk mundën të ti marrin ato para. Shpresoj ti justifikosh në polici burimin. Ndryshe, “falë me shnet nana Leshit”. Ajo shpikja e Rames “OFL” , bën mire mos merret vetëm me dy, tre të fortët e qyteteve. Po çdo bisnesi ti kërkojë të deklarojë pasurinë. Dhe si puna e këtij biznesleshit janë 90% në Shqipëri. E mbajnë lekun të fshehur dhe nuk punojnë me transaksione bankare. Pse? Përgjigjen e japin çantat që lëvizin me makina me xhama të errët . E di çfarë mendoj për këtë kategori? Këta me shume gjasa kanë kërkuar edhe ndihmë ekonomike gjatë pandemise. Kur u shkon Luli i Shqupit, të gjithë duke u ankuar. Vallahi z Lylzim ka ra puna. S’ka mo lek. Ai I gjati e ka shtrengu vallahi, s’na del me honger, leje mo me kursy naj lek. Mirë ja bëjnë . Per mendimin tim leket duhet të zhduken nga qarkullimi. Pajisi njerëzit me karta, dhe çdo veprim ta bëjnë me anë të kartës, edhe një kafe , edhe 1 paketë cigare. Të shohësh si do mbushen financat. Karta s’le vend për çanta me 200 milion. Karta mblidhet, zbriter direkt në bankë. Ka vende që e aplikojnë në masë përdorimin me karta. Nuk është 100% , por në masën më të madhe shitje – blerjet bëhen në këtë mënyrë. Madje për kategorinë e pensionistëve që nuk janë shumë praktik, ka vende që aplikojnë gjurmën dixhitale të gishtit. Ose kartë me sesor që bie në kontakt me aparatin për pagesë, pa qenë nevoja e passwordit. Ka një mijë mënyra, po s’duan. Duan me çanta, me thasë. Aty i ngopet syri . Mamluk milet .

  2. mik says:

    Vlera monetare e jona ‘ LEKU ‘, ka rreth gjysem shekulli qe asht ndryshu, dhe njerzit dhe institucjonet ne Shqiperi ala e vlersojne gabim !
    Edhe kush e ban vlersimin korrekt, asht i detyrume me e cilesu shumen e permendur ne te ‘reja’ , dhe te tjeret ne te ‘vjetra’ !!
    Edhe artikulli nje here shkruan 20 miljon leke te reja, dhe ma poshte shkruan 200 miljon leke ishin zhdukur !!
    Tashi, dikush edhe mund te thote qe jane maloket ata qe nuk marrin vesh por, kohet e fundit kane dale disa vandal barbare qe shkaterrojne teatrot dhe denigrojne pa meshire artistet, shkurt anti-qyteterim. Keshtu qe, nuk e besoj se ky ” argument ” funksionon ma tej.

    1. bledi says:

      Dhe titulli 250milion

    2. ABC says:

      Ja dhe miku qe ngatron k**** me dollarin.

  3. TURI EMIGR says:

    keni pare hajdute kaq te zgjuar

  4. Altini says:

    Duhet te ndihet mire familja Hoxhaj, vajzen lakuriq ne TV, djalin ne burg per vjedhej-grabitje. Edukimi paska qenë i mire per kete moter e vella.

  5. Cudia says:

    Mbi 200 000 euro ne makine quhen biznesmen ne Shqileri… Sic duket bankat jane te jashtligjshme

  6. bisnes eshte ARTI imenaxhimit te parave says:

    …ky seshte bizesmen ,ky eshte kric gomari njerez pordhac si shumica e bizesmeneve shqiptare ,injorante .Biznesi eshte kulture ,edukat, mirsjellje. Keta jane turpi i shkalles se njerezimit.Shqiperia eshtebe mbushur me keta idjoter ,ashtu dhe tv shqiptare mbushur me putana qe e kane bere gopin si kuti votimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje