Kryeministri Edi Rama me sa duket është fiksuar me serialin “Gangs of London”, pjesë e të cilit është mafia shqiptare në Londër dhe disa prej roleve u janë besuar aktorëve tanë më në zë të momentit. Një prej tyre është edhe aktori nga Vlora, Orli Shuke, i cili është bërë i njohur edhe ndërkombëtarisht në rolin e tij krah Brad Pirr në War Machine (2017), dhe Hyena (2014).
Pikërisht në një prej postimeve të Shukës, kryeministri Edi Rama ka shfaqur publikisht pëlqimin e tij për këtë serial teksa shkruan se ishte spektakolar.
“Sa e mbarova, super, përgëzime,”– shkruan Rama në një prej postimeve.
“Flm z.kryeministër. Shpresoj t’u ketë pëlqyer gangs,”- ia kthen aktori kryeministrit, i cili nuk mjaftohet me një koment, por lë edhe nëj tjetër për të treguar se sa shumë i ka pëlqyer ky serial.
“Jo më pëlqeu, po më la lidhur dy netë deri kur u zgjuan tërë gjelat e Surrelit. Realisht super dhe më ke bërë krenar. Dhe të lutem falenderoje Pipën nga unë që më pëlqeu komentin. E kam admiruar që nga filmi “MotherFatherSon”, dhe jam mahnitur nga tranformimi në Gangs. Shendet e sukses te metejshem megjithe zemer i dashur Orli dhe të lutem mbijetoi sezonit 2,”– shkruan Rama.
Orli Shuka ka lindur në Vlorë dhe vjen nga një familje aktorësh. Ai është djali i Agim Shukës, ose gjithashtu i njohur për publikun, xhaxhai i Alberit në komedinë “Shi në plazh”. Orli lindi në Shqipëri në 1976 dhe studio teatër në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai u transferua në Londër në vitin 1999, ku edhe jeton aktualisht me gruan dhe dy fëmijët e tyre.
Orli e filloi karrierën e tij të aktrimit në 2004 kur ai regjistroi një zë të lartë për dramën e serialit BBC 1, Bajroni. Nga viti 2009 e deri më tani zëri i tij është përdorur për reklamat e Gilletter.
Agim shuka. Aktori im i preferuar. Sa gjysma e te jatit te behesh, ke aritur shume. Suksese
Ky çuni adashit tim nuk mer shëmbull nga Neritani mo djema?
Suksese të mëtejshme Shukes, dardha nën dardhë bie
Urime Orli, krenar per ty!