VIDEO: Tërmet me magnitudë 5,9 gjatë intervistës, shikoni si reagon kryeministrja e Zelandës së Re

25 Maj 2020, 09:23Lifestyle TEMA

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ishte në mes të një interviste kur një tërmet me magnitudë 5,9 goditi Uellingtonin.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, kur kreu i qeverisë së Zelandës së Re po jepte intervistë “live” për “Channel Three” nga godina qeveritare.

“Po bie tërmet këtu… goxha lëkundje. I shihni besoj gjërat që po lëvizin pas meje. Ndaloi. Nuk jam poshtë ndonjë gjëje që mund të bjerë, kështu që besoj se jam e sigurt”, tha kryeministrja përpara se të vazhdonte normalisht intervistën.

1 komente në “VIDEO: Tërmet me magnitudë 5,9 gjatë intervistës, shikoni si reagon kryeministrja e Zelandës së Re”

  1. Olimpia says:

    Nje personazh politik i jashtezakoneshm.Kur do te arrijme te kemi politikane te ketij niveli,inteligjence kurajo,ndershmeri.E beri Zelanden te mbrojtur nga Kovid19 dhe askush nuk merrej me cmendurira ne televisione apo Parlament.Natyrisht nje popull i kulturuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje