Di Maio: 15 qershori D-Day për turizmin europian

26 Maj 2020, 10:09Bota TEMA

Po punojmë për të siguruar që më 15 qershor të mund të nisemi të gjithë së bashku drejt Europës, pasi 15 qershori duhet të jetë D-Day e turizmit europian, deklaroi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, në emisionin ”Frontiere” të RAI-t.

“Gjermania  po synon të rihapet më 15 qershor duke këshilluar njerëzit të shkojnë me pushime në vendet e tjera, ndërsa me Austrinë dhe me vendet e tjera  po punojmë për t’ia arritur kësaj”, shtoi ai.

‘Të katër vendet e ashtuquajtura ‘të kursyera’ të BE-së duhet të kuptojnë se nëse dikush bie, të gjithë bien. Deri tani u morëm me masat për të ndihmuar sipërmarrësit dhe profesionistët, kjo nuk mjafton, dhe në këtë nuk mjafton duhet të jenë edhe negociatat me BE-në”, shtoi ai duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me negociatat në vazhdim e sipër për fondin e rimëkëmbjes.

”Në këtë lojë Bashkimi Europian po zgjedh nëse duhet të ekzistojë. Unë nuk mendoj se është çështje dalja ose hyrja në BE: është çështje e së ardhmes. Besoj se  BE ka gjithçka që duhet për të shkruar një të ardhme të re përmes Fondit të Rimëkëmbjes”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje