Erjon Braçe nxjerr foton i gjakosur dhe "thumbon" mbrojtësit e Teatrit: Gati të dëshmoj çdo krim të 26 majit 1996

26 Maj 2020, 18:38Politika TEMA
Erjon Braçe nxjerr foton i gjakosur dhe "thumbon"

Erion Braçe ka kujtuar sot zgjedhjet e 26 majit 1996, ku flet për dhunën e ushtruar dhe gatishmërinë për të dëshmuar para çdo prokurori për atë që zv. kryeministri e quan krim shtetëror.

“Jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj para çdo prokurori që do të hetojë këtë krim dhe çdo krim shtetëror mbi të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në këtë vend”, deklaron zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Duke publikuar një foto, ndaj të cilit u ushtrua dhunë në zgjedhjet e 26 majit 1996, Braçe shkruan e në këto zgjedhje PS nuk kishte asgjë, ndërsa nuk lë pa thumbuar as mbrojtësit e Teatrit Kombëtar.

Në 26 maj 1996, në votimet e treta parlamentare që pas rënies së diktaturës, Partia Socialiste nuk kishte asgjë. As Presidentin, ai ishte kryetar i PD-së, as Kuvendin, as Qeverinë, as Policinë, as Ushtrinë, as SHIK, as Prokurorinë, as gjykatat e shkallës së parë, të dytë – gjykatësit ishin emëruar nga një shkollë në Plepa 6-mujore për jurist; as Gjykatën e Lartë – Zef Brozin, kryegjykatësin, e kishin përzënë me SHIK nga Shqipëria; as Gjykatën Kushtetuese, atje kishin venë kryegjyqtar dikë që ish-të përndjekurit e rrahur nga PD e shquanin si vegël të egër të ish-diktaturës. 

Nuk kishte as Kryetarin e partisë, ai kishte tre vite në një burg të mirëfilltë politik. Nuk kishte as ekonominë, ajo ishte mirëfilli piramidale e ndaj saj me zor të madh flisje se një pjesë e popullit që merrte e jepte lekë me fajde, të mbyste kundër kësaj “mirëqenie”. A po, nuk kishim as Teatër, ishte bërë Bingo Ylli; nuk di nëse Budinat punonin aty, por e di që në atë teatër fati, të madhin Kadri Roshi e nëmnin si të majtë”.

Braçe shton se “nuk kishte televizione, ishte vetëm një, publik e kishte statusin, por në të cilin shfaqej veç partia në pushtet, Presidenti i saj, Qeveria, një pjesë e Parlamentit dhe Partia Socialiste vetëm kur duhej sulmuar”.

Nuk kishte Zgjedhje, por kishte votime mbi bazë dhunë shtetërore, kriminale e barbare, për shkak të bindjeve politike e zgjedhjes që bëje. Në një KQZ të stërmadhe – diku te 20 anëtarë, PS kishte vetëm një. Në komisione votimi, fiks pas orës 8:00 të mëngjesit, për shkak të dhunës shtetërore, PS nuk kishte më asnjë anëtar, por nëpër spitale ne kishim plot të tillë deri në mesditë!”, shprehet Braçe.

“Ndërkohe, PS kishte shumë idealizëm, shumë fuqi prej idealizmit, bashkim, solidaritet në çdo moshë, besim e vendosmëri për të mos u dorëzuar; Kishte përfaqësim vendosur me gare, kishte të rinj ardhur nga FRESSH si kandidatë, nuk kishte interesa ekonomike e pronësore atë kohë; Zotëruesit e tyre kishin hyrë si anëtarë në Piramida – Partia e Madhe Ekonomike e Presidentit, ishin rehat aty! Kjo është Lista 26 Maj”, shprehet Braçe.

Deklarata e Braçes vjen në një moment kur Shqipëria po punon për reformën zgjedhore dhe ku ka shumë zëra që kërkojnë ndryshimin e sistemit, ndër to edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

10 komente në “Erjon Braçe nxjerr foton i gjakosur dhe “thumbon” mbrojtësit e Teatrit: Gati të dëshmoj çdo krim të 26 majit 1996”

  1. Adi says:

    Hajt se me ate foto ke ngrene qyl 30 vjet. Legen!

  2. Totila says:

    Te shkuara por te pa harruara. Sot dhuna asht ngapo nga ata qe jan msuar me dhune, vrasje n bulevard, gerdec, tritol, shashka molotov, djegje etj etjetj… Mua me duket se sdo ket kurre drejtesi per ckan bere e cpo bejne sepse e kan kapur drejtesine kah heret dhe do kaq kohe kohe per ta leshuar.

  3. ali peza says:

    Erion! ti te pakten me ate foto qe e mban si relike u bere z/kryeminister dhe mbaje fort dhe tregoja edhe brezave te ardheshem.Ne e dime dhe e kemi vuajtur ne kurriz me shume se kushdo regjimin e eger te Sali satrapit por nuk u glorifikuam dot.Ne rruge te mbare drejt glorifikimit me hijen e te atit eshte dhe Deputetja e re e opozites.Tamam si dikur veteranet qe na tregonin sa gjermane kishin vrare megjithese nuk kishin qene fare te tille.

  4. Chihuahua says:

    Dhe çfarë ju për të vënë gjërat ne vend??
    Ende sot pas 25 vjetesh te njejtat probleme ose problematika..
    Dhe me e bukura to me partinë tënde pjese te kazankt keni qene me shume se 50% ne pushtet..
    Veçkeni mendu si te pasuroheni vete, dhe familjet tuaja..
    Ti nga Benz 240 model 1984 atehere 2000€ shkove ne A Class 200 model 2016 40.000€..
    Vazhdo bëj gham gham ti me Harremin e Edit se parti s’jeni më…

  5. Soj says:

    Njesoj jeni njeri me hajdut se tjetri, ca ke per te deshmuar ti mer legen, ke pak gjera te tjera, ju politikaret e 30 viteve e vrate shpresen ne shqiperi dhe vazhdoni ju duheni varur te gjithe derisa tju dali shpirti nga bytha.

  6. Lanabregesi says:

    Nuk na duhen fotot, po keni bytthe denoni urdheruesin e masakres se 26 Majit 1996,dhe masakres se 21 Janarit 2011 Sali Ram Berishen, ndryshe harram voten e popullit.

  7. Artibr says:

    Turp te kesh e krahason veten me dhunen e berishes cfar do te thuash me kete qe ne do rafim me pak apo si pune shalsit qe ne nuk do vjedhim si saliu po me stil edi ti qe saliu nuk e rezuan piramidat por dhuna e policeve qe masakronin qytetaret po ku di gje ti ti ishe futur ne vrime te miut ti gjith thone se saliu ra nga firmat piramidale por ta dish ti dhe gazetaret se saliu e di asnje person qe kishte humbur leket ne piramida nuk moren pjes ne protestat e 97 por ishin te gjith qytetaret qe ishin masakruar nga policia e saliut dhe kujdes kur flet per dhunen se historia kthehet keshtu thoj dhe te gjatit mos ty fryj shume krahet policis po ti that te zbatojne detyren pa dhun se ne funde te fundit jane policet qe e pesojne o polica mos ju binduni hurdhrave qore mos i masakroni qytetaret se do kthehemi si 97 .

  8. LILI says:

    ERIONKE PO JE AI QE MENDOJ UNE DENONCOI ME EMRA E MBIEMRA ATA. QE TE BEN SI MOS O ZOT DHE ATA QE E URDHERUAN DHUNEN. ME DY PO TE NDIHMOJ UNE MEQE TI KE FRYKE: AGRON MUSARAJ QE ISHTE MINISTER I BRENDSHEM DHE KANDIDONTE SI KONKURENTI YT PER DEPUTET I BERATIT DHE ALBERT SULEJMANI (BERTI) NJE SHARLATAN INJORANT SHOFER I AGRON MUSARAJT, I GRADUAR PREJ TIJ MEGJITHSE PA SHKOLLE TE LARTE, MENAXHER DHE SHOQERUES I AGRON MUSARAJT, QE DUKE SHFRYTEZUAR POZITEN ZYRTARE LUANTE DHE KORRIERIN QE SILLTE FRANGAT E TRAFIKANTEVE TE DROGES NGA ZVICRA ETJ. TANI SHKO TI DENONCOE NE PROKURORI KETE DHUNIMIN TEND DHE TE NISIN HETIMET PER KETE KRIM TE NDYRE TE LENE NE HARESE. DAKORT ERIONKE? NDRYSHE NESE NUK E BEN TANI QE JE NUMRI 2 I QEVERISE, BEN MIRE TE HESHTESH. DO TE RESPEKTOJ EDHE ME SHUME NESE BEHE NISMETAR I LEVIZJES PER NDESHKIMIN E KRIMEVE TE SHKUARA.

  9. Taulant says:

    Ketij miut i ka mbetur ora ne 1996. O mbeturin po pse nuk mbron Socialistet e thjeshte po i mbete si muti mbas kepuce Ramutit. Koha tregoj qe dajakun e 1996 e paskeni pasur pak o derra .Ju e cuat Shqiperin nga shiu ne bresher o ndyresira.

  10. Artibr says:

    Cja beri mire lili ka frike ti permendi dhe emrin mosarait konia nxiri emrat me ze o legen po nuk ke byth ti permendesh dhe emrin aty e ke ne tiran e ke partner cerin e ti salillarin po e takove pyte musarain sa vjet ke pa shkuar ne berat qe nga 97 nxiri emrat o kelysh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje