Budina përcjell akuzat e presidentit për lobin serb: E dëgjuat Metën?! Ka një lëvizje të fortë anti- shqiptare. Ky sekt është rrezik i madh

26 Maj 2020, 18:27Politika TEMA

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur në Burrel në kuadër të mbledhjes së firmave për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar, e shembur nga qeveria mëngjesin e 17 majit.

Duke komentuar deklaratat e Presidentit, Ilir meta të bëra mbrëmjen e shkuar sipas të cilit, shembja e Teatrit i intereson lobit pro serb në Uashington për destabilizimin e Shqipërisë, aktori dhe regjisori, Edmond Budina tha se ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare që ka punuar dhe punon për të keqen e vendit tonë.  Ai i bën thirrje për mbrojtje të identitetit kulturor.

“Një pushtet që i varfëroi njerëzit, dhe kulmi ishte Teatri. Ashtu si në natën e famshëm të kristaleve hynë me automatikë të përzënë artistët që kishin prej 2 vitesh që protestonin në mënyrë paqësore. Rama vijon të gënjejë. Ne e pushtuam Teatrin vetëm në 24 korrik, dhe e çliruam në fakt, se deshën ta vidhnin, dhe e vodhën. Varrosën gjithë vlerat që kishin brenda.

Në krye të Teatrit Kombëtar kishim vendosur flamurin kombëtar, ata nuk pyetën as për të. Ta hiqnin atë dhe ta shembnin, si turqit në kohën e Skënderbeut edhe këta shkelin flamurin kombëtar.

Na takon ne sot pa pasur parasysh se çfarë partie i përkasim, besimin fetar, krahina, të gjithë duhet të jemi bashkë. Të shembim këtë të zezë. Shihni çfarë punojnë ata. Edhe sot kanë filluar të përçajnë edhe brenda partive opozitare, LSI, PD etj. Gjejnë mënyrën për të futur bindje përçarje. Të ngrihemi së bashku, ti shporrim. Sepse ky sekt është rrezik i madh.

Nuk e di nëse dëgjuar dje Presidentin Meta, por e kuptoni se ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare, anti- kombëtare. O sot, o kurrë, të mbrojmë identitetin kombëtar që armiqtë e Shqipërisë kanë punuar për të keqen. Bëhuni të gjithë bashkë për ta shporrur këtë klikë uzurpatore”- tha Budina.

7 komente në “Budina përcjell akuzat e presidentit për lobin serb: E dëgjuat Metën?! Ka një lëvizje të fortë anti- shqiptare. Ky sekt është rrezik i madh”

  1. Njerëz bëni kujdes. Birusi është midis nesh , akoma. says:

    Budinat, po nxisin përhapjen e koronavirusit .
    Rreziku nuk ka kaluar, dhe duke grumbullaluar njerëz ata do të shtojnë numurin e të infektuarve .
    U intereson katastrofa shëndetësore.

    1. Kosta says:

      Lobi serb ne Shqiperi ka Berishen.Kurse lobi grek ka Meten.

  2. Cane says:

    Hahahahahshs….edinë se i dëgjon njeri. Po ka njerëz budallenj të ngrihem për vilat e Likes?

  3. Ky Gimi me tha mua 7% says:

    Robt e shtepise o kurva Putiniane. Ja kush eshte Ilir Meta nje bushter e Putinit ashtu si Basha e Berisha.

    https://www.motherjones.com/politics/2018/04/how-a-mysterious-overseas-shell-company-used-a-former-gop-congressman-to-lobby-trump-and-congress/

  4. Atdheu says:

    Budina nuk na the ndonje gje te re. Qe ka nje levizje antishqipetare kete e dime… se kush e udheheq kete levizje e dime… Sal Karaxhic, Like tunxhi. Kete e kane te qarte te gjithe shqipetaret. Leri perallat.

  5. gomari says:

    Sa njerz paska mbledhur Budina vellai im….. 50000 kaq me duket se une nuk di te numeroj mire….

  6. SAFETI says:

    Po ju vellezerit Budingu jeni aleanca per mbrojtjen e teatrit apo alenca e Buceve te Metes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje