Cili është call-center që ka shpërthyer numrin e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri?

26 Maj 2020, 12:37Politika TEMA
Cili është call-center që ka shpërthyer numrin e rasteve

Pikërisht kur dukej se numri i të infektuarve me virusin COVID-19 po tregonte një ritëm shpresëdhënës të uljes së rasteve të reja, duket se mospërfillja e masave qeveritare per operimin e bizneseve të caktuara ka bërë që vatra të reja të rrezikishme të shpërthejnë në vend. 

Më e fundit është ajo në call-centerin ‘CTA Groups’, e ndodhur në ish-Uzinën Tirana në zonën e Laprakës, e cila prej disa ditësh është shndërruar në burimin kryesor të rasteve të reja të personave të infektuar me COVID-19, me më shumë se 20 persona të testuar pozitiv vetëm gjatë këtyre ditëve. 

Burime pranë gazetës TemA bëjnë me dije se call-centeri në fjalë ka operuar i pashqetësuar gjatë të gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës dhe se rastet e shumta të të infektuarve koronavirus janë dukshëm rezultat i mospërfilljes së masave qeveritare në lidhje me operimin e call center-ave në kushtet e pandemisë. 

Ndërkohë, autoritetet shtetërore po vijojnë punën  për gjurmimin e të infektuarve nga kjo vatër e re e cila përbën thuajse 70% të rasteve të reja me koronavirus gjatë dy ditëve të fundit. 

1 komente në “Cili është call-center që ka shpërthyer numrin e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri?”

  1. tropoja says:

    pse dezinformoni kot o tema a thua se njerezit vetem ju u kane burim inforacioni? qeveria nuk ka marre persiper te paguaj ose te ndihmoje as fasonerin as call center tani si te ushqehen dynjaja? apo tu hanger gazeten tema me rrenat tuaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje