Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar një ditë pas akuzave të hedhura nga Presidentit Ilir Meta, që deklaroi se kapja e reformës në drejtësi nga Edi Rama është bërë në dijeni të ekspertëve dhe diplomatëve ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe ata amerikanë.
“Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale”, thotë në deklaratën e saj përfaqësia diplomatike e SHBA në Shqipëri.
Ambasada përsërit edhe qëndrimin e shprehur në më shumë se një rast nga Yuri Kim se reforma nuk është përsosur, por rrugë tjetër përveç vazhdimit dhe përmbylljes së saj nuk ka.
“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar”, vijon deklarata.
Deklaratat kundër reformës, SHBA i cilëson si deklarata që synojnë largimin e përqëndrimit dhe të orientimit në këtë drejtim. “Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, thotë SHBA.
Reagimi amerikan mbërrin pas deklaratës së bujshme të Presidentit Ilir Meta, që në një intervistë televizive ditën hënë publikoi mesazhin që tha se është i një diplomati të huaj, që sipas Presidentit tregon se emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese nuk përcaktoheshin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por nga Kryeministri Edi Rama.
Meta nënkuptoi se në këtë lojë janë përfshirë edhe misionet këshilluese ndërkombëtare, ai i Bashkimit Europian, Euralius dhe ai i SHBA, Opdat. Meta nuk përmendi autorin e mesazhit, por e cilëson atë diplomat korrekt dhe nga përmbajtja e tekstit kuptohet se mesazhi është dërguar gjatë përplasjes për emrin e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkesës së Presidentit Meta që të pezullohej procesi me arsyetimin se nuk ishte radha e tij për të emëruar anëtarin e dytë, por e Kuvendit.
“Mirëmëngjes Beni! Takova kolegët e mi amerikanë dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon. Ekspertët e SHBA dhe BE nuk e mbështesin pozicionin e Presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që të mos i bjerë të fikët Presidentit. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e Presidentit për nominim për tjetrën dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë”, thuhet në përmbajtjen e mesazhit të publikuar nga Presidenti Meta.
Meta thotë se ky mesazh tregon se kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese nuk filtrohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por nga vetë Edi Rama. Presidenti tha se nuk ka asnjë ndërkombëtar që të mund t’i drejtojë gishtin se po pengon reformën në drejtësi.
“Nuk ka si ta ketë për mua Ambasadorja se në Shqipëri ka dy aktorë politikë reforma. Ka mazhorancën dhe opozitën. Por opozita ka ikur nga Parlamenti, kështu që në Shqipëri ka vetëm një aktor politik, që është Edi Rama. Ka dhe një aktor politik që janë këto dy ambasadat që duhet të përgjigjeshin për paanësinë e kësaj reforme. Nuk ka aktorë të tjerë këtu”, u shpreh ai.
God bless USA!
Miratimi i reformes ne drejtesi,ne 2016,eshte alibia me mashtruse e S.Berishes dhe I.Metes,qysh ne ate moment reforma ne drejtesi,per nje vezhgus te qete,do merrte kosto te madhe,gje te cilen po e verteton dhe koha.Votuan 140 deputete,turp i madh,per arsye se populli po dhe nderkombetaret e dini qendrimin e partive te Metes dhe Berishes,keta anti shqiptare dhe te korruptuar,kur e pane qe ne parlament u bene votat per miratimin e saj,per tu kaumfluar dhe per te mos mbetur si dele e zeze,rane dakort qe ta votonin me skenare per ta penguar gjate rruges per miratimin e ligjeve qe do te mundesonin zbatimin e saj,dhe si po e verteton dhe koha,deri diku ja arriten qellimit,po sic duket tani ka ardhdhur koha,qe kreret e krimit dhe korrupsionit,te ballafaqohen me drejtesine,gjendje e cila,aktoret kryesore,po i nxjer jashte kontrollit,kane humbur qetesine dhe po na behen rolin e viktimes,po dhe te herojve,mos u merzitni se shume gjera do shohim me keta Don Kishote,te pas karantines
Zoti Bekofte SHBA
undefined
Sjbzbsbbzbxbhsbgxbzvsbzbgzbv
Nuk ka si jete e persosur ashtu si e kishte katandisur S.B dhe jo vetem sistemin e drejtesise.Duhet nje mendje ose agjenture e persosur per te gjetur menyren si te shkaterrosh nje shtet.
Amerika te mos ngurroje,Ilir Meta me gjith familje,duhet te shpallet person i padeshirueshem nga USA.Ky ka hyre ne gjiriz deri ne gryke dhe po fundoset,normale qe po ju dha edhe nje fije kashte ,ky kapet pas asaj,me shprese te shpetoje nga mbytja.Ky nuk ka mbeshtetje te lire te shqiptareve.Ato vota qe ka marre dikur,i ka marre duke vjedhur,paguar e manipuluar me fletevotimet,nuk ka mbeshtetje ne popull.Ky me shashkat e tij tremb vetem mizat.Gjithsesi,ky duhet mbajtur ne vezhgim,ky dhe bashkepuntoret e tj me te ngushte,dhe duhen bllokuar mundesite te kete informacione te rendesishme.Nuk eshte çufi fare qe ky tia mbathi,te kerkoje strehim politik bash me Saliun ne ndonje vend qe i perkrah,Zogu ndihmon te mos harrojme.Serbet i dhane para dhe njeres per te zbritur ne Tirane.
Jo te nderhyjne, por ata duhet te marrin kamzhikun, e te shporrin me force nga ajo kaqrrike, te cilen nuk e meritoje qe kur ta dhane,
Jo te nderhyjne, por ata duhet te marrin kamzhikun, e te shporrin me force nga ajo karrike, te cilen nuk e meritoje, qe kur ta dhane,