Vasili dhe Bylykbashi në një mendje me Gjiknurin: Patëm debate por u dakordësuam, tani të diskutojmë

26 Maj 2020, 14:41Politika TEMA

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pas përfundimit të mbledhjes për Reformën Zgjedhore konfirmuan deklaratën e Damian Gjiknurit për çështjet në të cilat palët ranë dakord.

Bylykbashi tha se “Pati debate, por u kaluan”.

Ndërkohë Vasili u shpreh se : Patëm një debat për kuotën gjinore, që të respektohet në principin 1 në 3, kemi kërkuar që kjo të ketë dispozita mbrojtëse në realizimin e saj që të evitojmë historitë e të shkuarës.

Që të hedhim një hap në rrugën e duhur, që mos të jetë një hipokrizi e radhës.

“Duhet të garantojmë hedhjen e votës në liri dhe fshehtësi. Ajo që ne do disktujmë në vijim do jenë mekanizma që do rregullojnë këtë gjë. Sepse këto janë problemi real, që vota pra numërohet pa manipulim, kjo është sfida e madhe që na pret”, tha Bylykbashi në fund.

1 komente në “Vasili dhe Bylykbashi në një mendje me Gjiknurin: Patëm debate por u dakordësuam, tani të diskutojmë”

  1. Prostituta Berthamore Sali says:

    Keni 30 vjet qe jeni ne nje mendje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje