"Çifte me diferencë në moshë": Sa janë shanset për një marrëdhënie jetëgjatë?

27 Maj 2020, 10:28Lifestyle TEMA

Askush nuk e di formulën universale për një marrëdhënie të lumtur dhe diferencën ideale mes një burri dhe një gruaje. Sidoqoftë, ekzistojnë faktorë të ndryshëm psikologjikë me të cilët përballen partnerët me diferenca të ndryshme moshe. Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë, Hugo Mialon dhe Andrew Francis nga Universiteti Emory, i cili ndodhet në Atlanta, me ndihmën e Randal Olsen nga Universiteti Shtetëror i Michiganit në lidhje me diferencën e viteve mes një çifti u zbulua se marrëdhëniet që përfshinin bashkëshortët me një diferencë moshe deri në 5 vjet ishin më pak të prirur të përfundonin në divorc, se sa ato çifte me më shumë vite diferencë.

Sipas këtij studimi (ku merren si shembull çiftet amerikane) çiftet me më pak se 5 vite diferencë kanë shansin më të ulët për divorc 3%.

Mbi 5 vite shansi rritet me 18%, mbi 10 vite në 39%, ndërsa mbi 20 vjet diferencë, shanset për divorc sipas studimit janë 95%.

Nisur nga ky studim dhe të tjerë të ngjashëm ndër vite në lidhje me këtë temë, TvT.al realizoi një intervistë me psikologen Elona Mustafaraj. Në aspektin psikologjik ajo shprehet se janë faktorë të ndryshëm që ndikojnë në jetëgjatësinë e një marrëdhënieje, por një rol luan edhe diferenca në moshë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një diferencë mbi dhjetë vite.

Nuk ka formulë për një marrëdhënie të lumtur thuhet, por a është e rëndësishme diferenca e moshës mes një çifti?

Keni shumë të drejtë, nuk ka një formulë për të treguar sesi të ndërtosh një marrëdhënie të lumtur. Megjithatë çështja e diferencës së moshës mes partnerëve ka qenë një nga objektet e studimeve apo diskutimeve, pra ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe të opinionit publik. Më shumë sesa numrat, mendoj se e rëndësishme është çfarë ata (numra) përfaqësojnë në mendësitë  e partnerëve dhe si ndikojnë pastaj në marrëdhënien mes tyre. Në aspektin psikologjik, mosha tregon një nivel në zhvillimin fizik, psikologjik, konjitiv dhe social të individit, pra është një tregues kush është individi, çfarë ka arritur dhe patjetër se ku do të shkojë në aspektin personal dhe profesional. Mosha nuk është vetëm një sasi në vite, por është edhe një tregues cilësor i jetës së jetuar deri në një moment të caktuar.

Në bazë të studimeve, cila është diferenca që çon në një raport të suksesshëm?

Studime të ndryshme tregojnë rezultate të ndryshme për diferencë në  moshën mes partnerëve dhe nuk duhet të harrojnë se çdo studim kryehet në një kontekst të caktuar social-kulturor. Në një studimet e fundit të kryera rreth kësaj teme është evidentuar se  dieferenca më e përshtatshme është ajo nga 5 deri në 7 vite diferencë mes partnerëve. Po kjo nuk do të thotë se nuk kemi hasur raste të diferencave më të mëdha apo më të vogla dhe mes tyrem sigurisht që ka raste të marrëdhënieve të suksesshme. Partnerët në moshë të përafërt kanë interesa dhe qëndrime të përbashkëta, apo kanë “afate kohore” të njëjta për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç mund të jetë për shembull lindja e fëmijëve.

Ju referuam rasteve masive kur mashkulli është më i madh se femra, po në rast të kundërt, ku femra është më e madhe, ka një diferencë moshe që konsiderohet e pranueshme?

Edhe në këtë rast literatura sugjeron që diferenca maksimale të jetë jo më shumë se 5 vjet. Mendoj se rastet kur mosha e partnereve femra është më e madhe, përballen me më shumë paragjykime dhe kjo ndikon edhe në cilësinë e marrëdhënies mes partnerëve. Prandaj edhe ekspertët thonë sa më pak diferencë, aq më pak mundësi që të tjerët përreth të mbajnë qëndrime kundërshtuese. Siç kuptohet, nuk është mosha ajo që ndikon, por mënyra sesi ajo perceptohet nga familjarët, miqtë apo shoqëria në përgjithësi.

Si ndikon diferenca në ecurinë dhe cilësinë e një marrëdhënieje në çift?

Suksesi i një marrëdhënieje varet nga shkalla në të cilën partnerët ndajnë vlera, besimet dhe qëllimet të ngjashme për marrëdhëniet e tyre, mbështesin njëri-tjetrin në arritjen e qëllimeve personale, përkushtimi, besimi, intimiteti në marrëdhënie dhe zgjidhin problemet në mënyra konstruktive. Këta faktorë kanë pak lidhje me moshën. Pra, mosha mund të sjellë disa sfida për çiftet, por për sa kohë çiftet punojnë për të ruajtur marrëdhënien e tyre, mosha nuk duhet të jetë pengesë.

Studimet thonë se çiftet me mbi 12 vite diferencë 39% përfundojnë në divorc, çfarë mendoni se ndikon?

Mosha është e lidhur drejtpërdrejt me ciklet e jetës që një individ kalon, të tilla si diplomimi, ndërtimi i një karriere, martesa, lindja e fëmijëve dhe pensioni. Sa më i madh të jetë hendeku i moshës, aq më e lartë është mundësia që qëllimet në jetë të jenë të ndryshme nga ato të partnerit tjetër. Partnerë në cikle të ndryshme kanë të vështirë të mbështesin njëri-tjetrin apo të gjejnë një të mesme të artë për të dy. Mendoni rastin e marrjes së vendimit për t’u bërë prindër. Kur një nga partnerët nuk është në këtë cikël apo i ka fëmijët nga një marrëdhënie e mëparshme, nuk do të dëshironte të bëhej përsëri prind duke harruar se kështu “pengon” partnerin tjetër në realizimin e ciklit të tij/saj. Kur nuk përputhen pritshmëritë lindin konflikte që përfundojnë me divorc.

A mund të ekzistojë marrëdhënie dashurie me diferencë mbi 15 vjeç?

Nëse partnerët arrijnë të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe përpiqen sëbashku për ta ruajtuar atë, mendoj se po, mund të ekzistojë një marrëdhënie dashurie me diferencë edhe mbi 15 vjet. / Intervistoi: Lisana Subashi/

2 komente në ““Çifte me diferencë në moshë”: Sa janë shanset për një marrëdhënie jetëgjatë?”

  1. Qifto Qifuti says:

    Formula esht kjo.
    Femna ,me e re
    Mashkulli,n kemb si hu.
    Kari,dit e nat dru.
    ….nga Qinan Qiraxhiu

  2. agje nuk eshte fix nga kto te dhena .
    ne shume raste eshte ndryshe dhe varet nga shume faktore te tjere ,
    qe ja nghisn pas moshes pra diferences .
    Aaaaaaaaa sigurishte nqs femra ose mashkulli bashkohen e martohen
    thjeshte per interesa , dhe tollumbacja
    nuk fryhet me Fryme Amore , ?
    qarte qe nji dite do ja boj Boom , do plasi tollumbacja.
    (( kjo diference na hengri shpirtin morali i emure i qytetarit, se sot do isha me ate qe hm lene ,
    se kur e kujtoj gabimin e bo , cmeenem.
    eh bote e komplikuar kjo jona , duhet kerkuar ne ndonji Planet
    tjeter partnere ? )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje