Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, sot ka raportuar një situatë shqetësuese sa i përket respektimit të rregullave të distancimit social për shkak të Covid në Tiranë.
Bino ka shkuar të marrë një letër për makinën por siç vihet re edhe nga fotoja e publikuar prej saj qytetarët janë në rradhë në grumbull, pa respektuar aspak distancimin social, që është një nga rregullat kyçe për të shmangur përhapjen e Covid.
“Me marrë një letër të makinës që në pikë të mëngjesit. Rregullat e distancimit siç e shifni”, shkruan Bino e shqetësuar krahas fotos që ka publikuar.
Shume keq !!! Ore, keni post, internet, orare takimesh per te shmangur rradhe?!?! Kaq te varur jeni bere per makine sa te shtroheni ne spital?!?!
Blendi Gonxhe…mos e ki mendjen ke tenderat….
Nuk kuptoj nje gje: Keto leje jane per te dalur jashte Tiranes se me sa di eshte hequr kufizimi i levizjes me makina brenda zonave te kuqe.