Heshtja raskapitëse e “zotit Luli Basha”

27 Maj 2020, 13:06Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha arrin të zhgënjejë edhe ata që nuk kanë pasur kurrë shpresë tek ai.

Edhe njëherë ai ka anashkaluar, ose e ka lënë vetë të kalojë një nga ato skandale, që i japin kredibilitet kauzave opozitare dhe e bejnë më të prekshme fytyrën e regjimit në të cilin jetojmë.

Ai nuk guxoi të thotë asnjë flalë të vetme për mesazhet e bëra publike nga Presidenti i Republikës, në “Opinion”, ku shihej qartë se si dy ambasadat kryesore në vend bënin allishverishe me Edi Ramën, për të zgjedhur në mënyrë të kundraligjshme anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Zbulimi” ishte një dhuratë e artë për opozitën. Ai dëshmonte njëkohësisht edhe si ka rënë maska e një drejtësie pa ndërhyrjen e politikës edhe se kush i kontrollon realisht emrimet edhe se ç’rol, herë arbitrar e herë shantazhues, luajnë ndërkombëtarët edhe se pse është gremisur besimi i publikut tek ajo që iu shit si reforma e reformave.

Por, në vend të belbëzonte qoftë dhe diçka të vetme për këtë rast flagrant të kapjes së shtetit, Basha përzgjodhi, në të njëjtën ditë, të priste ambasadoren Yuri Kim, të fliste me të për të ardhmen (jo krimet e së shkuarës), madje të miklohej prej trajtës përkëdhelëse me të cilën ajo e thërriste: “zoti Luli Basha”.

Sa për të larë gojën, ashtu sikurse bën edhe në rastet kur nxjerr një personazh të dorës së tretë në PD, për të goditur koncesionet që Rama iu jep klientëve të përbashkët, për këtë aferë, lideri demokrat u mjaftua me një deklaratë të Palokës.

Natyrisht aty nuk guxohej të përmendej as kapja në flagrancë e ambasadorëve, as roli uzurpues i Ramës në çështjen konkrete, por flitej në përgjithësi për qëndrimet që ka mbajtur PD, në vite, ndaj reformës.

Pas kësaj asgjë. Refuzim ftesash për të diskutuar këtë temë në emisionet e mbrëmjes. Vetëm një heshtje kompromentuese dhe një indiferencë e frikshme.

Ky shembull flagrant, përpos varrosjes së një skandali, qoftë për shkaqe xhelozie ndaj protagonizmit burrëror të Metës, qoftë për frikën nënshtruese ndaj ndërkombëtarëve, apo qoftë prej ndonjë flirti në distancë me Ramën, siç përflasin gojët e liga, ngre për të disatën herë të njëjtën pyetje: a është i aftë ta drejtojë kauzën e vështirë opozitare, Lulzim Basha? A është në gjendje ai që pa ide të qarta, pa ideale të afishuara, pa koherencë në qëndrime të përballet me një regjim kaq të egër?

A krijon besim ai me kompromiset e veta të vogla, me piruetat që bën, me vijat e kuqe që vendos kot së koti?

A ngjall ai shpresë, pasi ka lënë pas kufomat e Republikës së re, premtimet për transformimin e sistemit, përmbysjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, zotimet për referendume dhe betimet se reforma zgjedhore nuk mund të bëhej, as me ata që kanë vjedhur votat, as me përfaqësuesit e opozitës fallco?

A merr më njeri armët për ta ndjekur atë pas në luftën e tij, pasi i ka thirrur njerëzit në dy rrevolucione të tradhëtuara?

A mund të vërë dikush dot bast se tryeza përkrah Damianit dhe Rudinës do ta shpëtojë Shqipërinë nga vjedhja e votës prej një bande që ka me vete edhe kriminelët edhe paratë e oligarkëve edhe mediat e tyre që e bëjnë të zezën të  bardhë?

E pra, shancet që Lulëzim Basha ta mundë autokratin që ka përballë, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, qoftë për dobësitë e tij, por sidomos për kriminalizimin e kësaj bande (historia e teatrit tregoi se ajo nuk ka ndërmen ta lërë pushtetin me votë), janë afër zeros.

Por, e keqja nuk është vetëm kjo. E keqja qëndron te frika se asgjë mund të mos ndryshojë edhe nëse mrekullia ndodh. Pra edhe nëse për një çast imagjinojmë të pamundurën, që regjimi i Edi Ramës të mos bjerë nga vota, por për çështje të zotit apo teka të fatit, sërish rezikojmë që gjitjçka të vazhdojë si më parë.

Heshtja ulëritëse e Bashës për skandalin e faktuar të përdhosjes së reformës, shkaqet që e squllin e tulasin e friksojnë atë për të luajtur sot shefin e një opozite të moralshme, janë një ogur i keq për të nesërmen. Ky episod, si shumë të tjerë të ngjashëm, të bën të shohësh me tmerr një këmbim pushteti që nuk prodhon ndryshim. Ngjarje si kjo, kur mbyllja e gojës tani, bëhet si kompromis në emër të pushtetit të nesërm, projekton në rastin më të mirë, një Shqipëri vërtet pa Edi Ramën, por në të cilën trashigimia e tij nefaste është ulur këmbëkryq.

Besoj se askush nga ne nuk kërkon këtë.

Nëse në të ardhmen na ofrohet një mundësi pa pasur “barbarin” mbi krye, po ku të gjithë do kërkojmë drejtësi tek gjyqtarë të formatuar sipas modelit të juristëve që betohen buzë lanës, ku do vazhdojmë të paguajmë për traun e rrugës së kombit, ku do të bëjmë analizat tek koncesioni i Check-Up, ku do bëjmë tifo për kombëtaren në Air Albania dhe do të duartrokasim talentin e paimagjinueshëm të Artan Imamit dhe Laert Vasilit, në godinën e re të Bjarke Ingelsit, pra nëse oferta është që të heqim qafe Ramën por të ruajmë të gjitha karakatinat e tij, përgjigjia duhet të jetë e prerë: “JO faleminderit”.

Dhe me menyrën se si po sillet, Basha nuk ofron në asnjë rast më tepër sesa kaq.

34 komente në “Heshtja raskapitëse e “zotit Luli Basha””

  1. Namo says:

    Je mesuar me antetare te Birose Politike ti o kopili i bllokut e per rrjedhoje Ilir Meta me siguri te ngjason shume me shoket e gjishit tend e te gjishes tende qe e do e te do aq shume!

    1. Z says:

      Take it easy Bushat! Nuk pjerdh njeri per ty e Tosin,Zhejin dhe Qimin me shoke! Qetesohuni!

      1. Ben says:

        My Bushati eshte një idiot I madh.
        Per me teper, duket sesi ky kafshe mesjetare flet per femrat – qoftë kjo një ambasadore e huaj, një juriste app Politikane e gazetare shqiptare. Individët femra ky misogjinist tipik ballkanik i fyen edhe fjalet me të nerndomta.
        Ky gjitholog I pakulturuar që pasi ska bere asgje të mirefillte gjithe jeten e tij, kerkon që të tjerët të ngrihen ne revolucionet që stis ne mendjen e tij gjate gjumit te zhekut

    2. Tan_Tironci says:

      Andi. Se di pse sa here te lexoj ty, cdo fjali e kthej anasjelltas. Ty kopil I Hysniut, sikur te ka pjelle jot’eme mbrapsh, prej bythe.
      Nipi I Hysniut te te jape mend !!!!!

  2. Gjergji says:

    Ti i vjen anash Lulit, se ai është çunë i mirë dhe i edukuar, kurse ti je një njeri i mbushur me mllef. Kurse Gjigandit, ti lepurush i gjyshit i rruan shelegun.

  3. mos e tradhetoni ilir meten says:

    Lulzim basha tu ndigju lacat e gazetaris tipit andi,zhej, shkullaku, rakipi dogji mandatet nuk hyri ne zgjedhje
    dhe kane ngele rrugeve dhe tani fajtor eshte edi rama
    eh mor andi gjyshit se mire eshte tua presin gjuhen dikush qe as gruaja mos te kuptoj cfare flet
    Ju ka hedhe ne sulem ilir meta po qafen keni per ta thyer se bashku me te
    Dhe gjyshi hysni e ka urrejt pa fund ameriken

  4. Jimi says:

    C’kenaqesi, kur shikon kete “Kingun” qe ka 30 vjete qe perpiqet, e perpiqet per kete vatan, por c’e do!? Mire qe ata qe nuk e kane honepsur prej kohesh, nuk ja vershellejne, por per cudi nuk po ja vershellejne edhe ata, qe deri me dje me kete “Kingun” kane ngrene ne nje canak!? Eh, bej si te besh nipce, keshtu e ka jeta. po do mesohesh. Po se c’kam nje kam frike, se mos o zot nga marrazi na ben ndonje hata’! Se mos j’a jep vetes, e ja ben bam? Jo per gje, por kur ta kishim ngene edhe donim te argetoheshim edhe kendonim ndonje nga ato “perlat” e tua. Hajde, hajde nipce, mos u sekelldis shum me Lulen, mere me sportivitet, se do te kaloj edhe kjo si te tjerat.

  5. pjeter says:

    Eh mor Bushat,nuk u pergenjeshtrove kurre,bisht qeni qe bishqeni ngele.

  6. ylviu says:

    Ja dhe nipi i shokut HYSNI KAPO, djali i sigurimesit u be demokrat….

  7. arber says:

    Robespier i vogel. Je bere shume agresiv qekur teorite e tua idiote per revolucion te armatosur iken per lesh. Puna eshte se dhe kur ben si agresiv nuk ta mbush mendjen. Nuk te merr njeri seriozisht, me e shumta mund te te marrin per nje person te llastuar dhe te deshtuar ne te gjitha aspektet e jetes dhe qe qan gjithe diten nga inati. Ske cfare i ben keshtu e ka jeta…. Idiot.

  8. tirona says:

    Eshte hera e pare qe Basha po rreagon sic duhet dhe kjo eshte rruga e vetme per te arritur atje ku do ,perndryshe eshte i humbur per tere jeten. Basha eshte djegur mjaft me budallalleqet e mesazheve,vidiove ,pergjimeve dhe mesa duket me ne fund ka zene mend.Po mire mor z.bushat as ti vete nuk i beson presidentit se po ti kishe besuar nuk do te lije pa permendur akuzen me te rende qe beri zoti president se kryeministri yne punoka per llogari te lobit serb ne amerike dhe kjo eshte tronditese para reformes ne drejtesi ,apo nuk e degjove presidentin qe vetem president nuk eshte qe thoshte se mua nuk me degjon njeri dhe ti thua ta maresh seriozisht ,qofsh ti qe je ,ju keni rrjedh te gjithe.

  9. Drejtesia says:

    Nuk ja vlen te prononcohesh per shkrimet tuaja.Ti je nje analist i lig.

  10. Basha e ka nje siguri diku says:

    Heshtja e Bashes vertet po raskapit disa por ama ajo heshtje me shume po shqeteson ca te tjere. Sepse e ndjejne qe Rasha mund te kete nje arsye madhore qe hesht. Ndonje shkak te forte qe ai nuk ka qejf ta ndaje me kuriozet! Qe nuk mund te jete kurrsesi pakti per te mbetur ne opozite, por mund te jete nje siguri qe i vjen andej nga ai nuk do ta thote.
    Koha do tregoje pse-ne e qendrimit stoik te Bashes. Orakujt kete here e kane te veshtire ti shohin fallin…

  11. Trotski says:

    O Deshtak i Bllokut Punist .O Pjelle Komuniste e Neveritshme.Boll me keto shkrime Idiote.Nuk jane karburanti i Duhur per Lul-Hajdutin .Opozita Aktuale ka marre FUND Pa filluar Fushata se Jane te Kriminalizuar .Ti mo Delenxhi flet se Drejtesine e ka kape Rama e tjera e tjera.Po me pare kur e kishte Sale Krimineli dhe Like Bajga Pse nuk ndiheshe Zotrote bashke me bashkepuntoret e Tu???? Dije Pra se Drejtesine ne Shqiperi e ka ne Dore SHBA dhe BE dhe te gjithe te Korruptuarit i pret Reçi i Shkodres.TUNG o BOLE

  12. Timi says:

    Cfare perdhojse thua mor nipçe, mor i rrituf nga xhaxhi Sali vdekja…reforna po oetdhos padronet e tu Sali vdekjen dhe hajdutin provincial Meta…po i luan mendsh aq shume saqe edhe ti si sherbetor i tyre je vrerosur. Gjeja me e bukur dhe me kargoamese qe beri Edu Rana ishte lenia e reformes se dtehtesise ne dord te Anerikes dhe BE…perse nuk e dinte Edi se cfare moçali te qelbur me krim e kortupsion kishte ndertust Salu vdekja i yt mor pusht…prandaj ja la ne dore Amerikes dhe BE seose e kishte parashikuar kahthithen e dy kriminelece Berisha e Meta por edhe pislleqet e kazanit te tyre mediatik…she tani shqiptaret e kane te qarte dhe dallojne si drita e diellit ecurine e reformes dhe traplleqet qe beni ju per ti hedhur hi syve shqiptateve duke u bere qesharake e fajsuar Edin per pengese te reformes hahaha o nipçe mendje ndritur…edhe ky shkrim hyn ne trapllikun e rradhes megjithese mundohesh te injektosh vellavrasje e destabilizim dhe ysht gjumashin Basha per dhune…por harron o nipçe qe Lylit ja jane lidhur kembet Amerikanet dhe BE-ja.

  13. Edi says:

    O Andi, dhe ti ishe genjyer?!
    Ka qene ne dijeni per prishjen Luli , edhe per oren.
    Akordi i tyre permbante dhe nje show fillestr nga ana e Lulit per teatrin. Eshte bere ky pakt nje muaj perpara prishjes ne nje vile jashte Tiranes.
    Nje mbrojtje pasive nga avokatet e shtetit shqiptar per 15 milion eurot dhe pjesemarrja ne kullar eshte akordi.

  14. Them une says:

    Po ik o moje prapambetje komuniste se ne e dime qe gjyshi ta Ka Len amanet qe te luftosh impralizmin amerikan dhe evropjane po une besoj se ne ket pike je vetem po harrova se ke me veti hjdute e kriminelet si saliun e ilirin si Ka munsi qe te gjith ata qe Kan qen ata vet ose familjet afer Enver hoxhes kerkone destbisizim e gjak derrdhje si bisha te egra

  15. Eri says:

    Do ja hedhi prape….do I thote me votoi sovrani…dhe Luli ne Hollande oceoce demokratet dhe 4 vite opozite….nuk merret pushteti me te nginjur themi ne nga Permeti

  16. TR says:

    Ti klysh komunisti. Kemi qene ne nje klase ne fillore te Kosova dhe te njoh shume mire Kur te gjitha mamat tona perdornin garza kur i vinin zakonet jot eme perdorte tampone qe I vinin nga Franca. Dhe ankohesh ti nga perendimi? Nuk kam qene vetem kur I kam pare tamponet e Veres. Pyete Granikun, nipin e Spiros dhe Bledin, cunin e Ahmetit qe jetonte ne katin e pare tek pallati 3 katesh ne zemer te bllokut qe ruej me ushtare. Ti ishe ne kat te tret se you ishit te privilegjuar ne mes te privilegjuarish. Ke qene nga nxenesit me te keq te klases, po ishe nipi I Hysniut dhe s’ja mbante bytha njeriut te vinte 9nta. Kur ty te vinte era deodorant, mbasi luanim futboll te fusha e vogel anash pallatit tend ne te tjeret vinim era djers, se laheshim me sapun 15 lekesh. Tashti ti na dole kunder perendimit, Amerikes dhe Europes? Yt ate ka qene futbollist medioker por djale i bukur dhe jot eme Vera me cicat e mdhaja e beri kryetar federate te futbollit. Tashti ti na del si pishtar I democracis. Fatkeqesia eshte se ty njerezit nuk te njohin mire. SHQIPERIA eshte toke e mallkuar sepse njeres si ti vazhdojne e te japin mend. Edhe Edi, Saliu, Iliri, luli e din mire kush je ti po te perdorin sipas interesave te tyre. Shqiperi hesapi!!! Gjynah per popullin qe jeton ne ate xjungel pa peme!

    1. Henks says:

      TR
      E ke qendisur sakte kete surrat miun, Bushat spiunin, bravo!! ???

  17. Tino says:

    Kesaj kurves se Husniut qe shkruan perdite hartimet plot gabime ortografike te socializmit, jane pane hajrin njehere Luli dhe opozita kur dolen nga Parlamenti. Por me sa duket e kane kuptuar qe e do dhe ky racionin ditor te persheshit.

  18. Orhana says:

    Ky tip gazekari, gjith jeten e ka ngrene qyl, i pa fytyr , pa bosht kurrizor, i pa bes dhe frikacak me shum se frikacaku. Ky ben trimin ne media, me qellimin qe ta rrahin, duke u bere interesanti i gazetareve, pastaj do kerkoje strehim ne SHBA, taktike e deshtuar e disa gazekareve ku improvizonin te shtena me arme banesave e disa te kercenuar, qe sot shajne kryeministrin neper media aq sa nuk shahen dy pijanece. Kjo eshte liria e fjales qe keto gazekare ngrejne zerin per te drejtat e njeriut ku shahet e shpifet si ti vije mbare mark markut e qim pekes. Bushati eshte bere si gazeta shites, ku ben nevrikun, por qe dikur rrihej pse llapte shume. Njeri ku vlerat per te, mungojne shume. Ky soj, eshte nje burracak i vogel para politikaneve te tjere pervec rames, ku nuk ka ngelur ti veje lloj lloj epitetesh, sepse vetem rama nuk te rreh, kete ky e di mire se e ka provuar ne kurriz. Gazetar plye boj.

  19. TR says:

    E djia qe nuk do e postonit komentin tim. Te njoh dhe personalisht zoti Mero. Ju jeni te gjithe si varka me vela. Nga fryn era?

    1. z says:

      Mos u merzit o TR. Komento tek lapsi ose Dita!

  20. Stape Pashi says:

    “Gjahtarët” anal-istë po përpiqen të ndërsejnë Lulin:- Sssskaaaapeeee Luli.
    Janë në hall. E do një dorë ndihmë zagari i madh, qeni i stanit nga Skrapari. Tek ai ka mbetur shpresa për te ruajtur “bagëtitë” e vjadhura.

  21. specialisti says:

    O Andi
    Me duket se nuk je ne terezi fare.
    Si ka mundesi te shkruash, “A merr njeri armet per te ndjekur ate (Lulzim Bashen)”
    Pse ne kohen e luftes nacional-clirimtare jemi ?
    Pse do na kthesh ne kohen e Hysni e Vito Kapos ( gjysheve tuaj) ?
    Kunder kujt do t’i marrin armet ?
    Kunder vllezerve te vet shqiptare ?
    Kerkon lufte civile vella-vrasese ti ?
    Po ne nuk kemi prokurori , se futesh ne kokerr te burgut.
    MOS BEJ THIRRJE PER LUFTE.
    PUSHTETI MERRET ME VOTE.
    ERDHI KOHA E ZGJEDHJEVE.

  22. Dymi says:

    Pse po e vonon ky tipi krijimin e Partisë Komuniste të Tërbaçit?!?!

  23. Marku says:

    Me siguri ti Bushat jeton me nhatrresa e perplasje, thone se ujku don mjegull.E nxitet sa mundet ti,Lubonja,Zhei, e ca analiste te qyftzat tu te deshmoje me djegjen e mandateve se nuk eshte ne marreveshje me Ramen.E nxitet te dramatizoje dhe shendrroje protestat ne demostrata ekstzreme me flake e mollotov.Duke degjuar “te menqurit”bsi ti e shoket e tu mbeti rrugeve e tere opozita pa asnje fije pushteti as ne nivelin qendror as ne ate lokal.Tani del pa fijen e turpit dhe e qorton .Ore nuk ndrrohen pushtete me dhune ne Europe dhe vetem nga trushperllarit si ti ende kane ngele dhuna si mjet politik.

  24. Gipa says:

    Po hajde o Bushat tregona qka po na ofron ti hajde banu ne krye te opozites dhe tregona se Amerika dhe Evropa nuk na dojne e Ilire dukati me falltoren asht ma mire me marre pushtetin ne shqiperi . He bre analisti qe dy koqe mend nuk i ke dhe kurre nuk ia wellove por si ahmak qe je trus bythen aty e futja kot.

  25. Ne e mute Jane te gjithe .. says:

    Mit njeri mit tjeteri ,,ata qe Ju shkojne nga mbrapa Jane muter te tere..keto Jane Historie ketu e 30 vjete ..

  26. NjeQytetarOptimist says:

    Anal-ist I zoti je, por vetem per ate qe ndodh dhe jo per ate qe duhet te ndodhi. Je I zgjuar sepse ate hap nuk e ke hedhur kurr..

  27. Ladi says:

    Foli dhe bythati nipi i Hysniut dhe sherbetori i sali vdekjes.Kur flet ky sikur te ha mutin.

  28. kripa me karar says:

    Lulezim Basha arrin te zhgenjeje edhe ata qe s’kane pase kurre shprese tek ai! KJo shprehje eshte shqip, ka kuptim apo mos eshte nje lajthitje e gazetarit? Po si do zhgenjehen ata qe s’e kane pranuar kurre Lulezimin?! Kaq kisha une , ky qenka idiot.

  29. Stape Pashi says:

    Pasi të ikin Edi Rama dhe të gjithë ata që na thotë Bushati i gjysh Husniut, Besnikut të Partisë, kush do ta drejtojë Shqipërinë, Andi me Zhejin apo Fevziu me bojë me zhelet e tjera të kazanit???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje