Mbajmë veten me gajret, me këta tribalët tanë

29 Maj 2020, 10:12Blog TEMA

Nga Çapajev Gjokutaj

Sipas shenjave sistemi zgjedhor nuk ka për të ndryshuar. Thënë ndryshe edhe në zgjedhjet e ardhshme do jemi të detyruar të votojmë po këto parti. Sistemi ekzistues dekurajon çdo përpjekje për krijim partish të reja, më përfaqësuese.

E tepërt të thuash se edhe në zgjedhjet e ardhshme do jemi të detyruar të votojmë lista dhe jo personin që do t’i delegojmë të drejtën tonë për të marrë vendime të interesit komun.

Me një fjalë do votojmë të përzgjedhurit nga kryetarët e partive dhe pastaj do kthehemi të bëjmë sehir gallatën që bëjnë në parlament.

Të dhenë pas gallatës, do e vemë dhe s’do e vëmë re batërdinë që do vazhdojë me pronat, tenderat, koncesionet.

Dhe do i japim gajret vetes duke thenë se zgjedhjet, zemereku dhe balanca e demokracisë, vazhdojnë të funksionojnë.

Ka një paradoks çmeritës në gjithë këtë lojë groteske. Fatin e shtetit dhe të shoqërisë vazhdojmë ta lemë në duart e dy partive e gjysëm, grupe të mbyllura interesi që veprojnë si bashkësi tribale.

Të vëna nën thundrën e një kryetari që bën dhe shiun dhe diellin, pa jetë të brendshme demokratike e pa meritokraci, luftojnë e përpiqen për të ardhur në pushtet a, më troç, për të shtirë në dorë vendin me gjithëçka që, pastaj ta shqyejnë si pre dhe ta ndajnë mes tyre, sipas sërës e takatit, thelat politikanëve e oligarkëve, thërrimet militantëve, kurse popullit spektaklet politike të dala boje.

Më shumë se parti politike këto janë grupe tribale të modelit ‘dil, gjuaj, shqyej e ndaj’. Dhe këtu shfaqet paradoksi: presim që këto bashkësi tribale të na sjellin përparimin dhe modernizimin e shoqërisë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Po ta shihnin këtë parodi pleqtë e qëmotit, do shpërvilnin buzët e do thoshnin: mos shpresoni qiqra në hell, po vure prapanicën kuzhiniere, dihet se ç’do të të gatuajë.

5 komente në “Mbajmë veten me gajret, me këta tribalët tanë”

  1. lesh e li says:

    Boll me llafe, keto qe po shkruan ti dihen. Krijo nje parti dhe regullo shqiperine.

  2. Ladi says:

    Ty z. Capajev po te kujtoje te rishikosh deputetet e listes se dyte te PD qe jane sot ne kuvend. Te gjithe me nje nivel mjerane sa themi si i paguajme keta me taksat e popullit. Dua te them se nuk ka ardhur koha ne zhvillimin shoqeroe qe ka shqiperia sot te kalohet ne deputet te votuar direkt nga elektorati. Cilesia e kuvendit do te ishte shume e dobet dhe nga kjo ne te gjithe humbasim. Ne qofte se partite jan te demokratizuara dhe afrojne njerzit me te mire dhe jo sherbetore, rreth vets edhe cilesia e kuvendit do te rritet. Ndoshta mbas nja 20 vjeteve mund te kalohet ne deputet direkt te zgjedhur nga populli.Mos kujto se i di te gjitha dhe del e shkruan ketu me kompetence si i gjithedituri qe do te ndricosh njerzit qe s’din se cfare bejne.

  3. Olimpia says:

    Lesh e li,jam dakord me ty…..Sistemi per mua duhet ndryshuar.Por Gjokutaj ben moral fallco si gjithmone.Sepse nuk mund te jene te barabarte barbari kriminel Berisha,hajduti nderkombetar Meta me liberalin Rama.Sipas meje nuk ka force te pengoje daljen e nje force te re politike ,ne se idete e reja,programet moderne ekonomiko sociale me lider te rinj te pakompromentuar ,do te shpaloseshin me mencuri perpara votuesve.

  4. stiv bermema says:

    Komentet botohen sipas oreksit dhe politikes se gazetes. Shume drejt shkruan Gjokutaj. Thuhet se ne pushtet tani eshte PS. Po ku? Edi Rama ne qeveri ka gjithe miqte e bashkepunetoret e tij. Edhe nje socialist qe ka mbetur aty ose hesht ose eshte bere vegel e Rames. Gjithe administrata nga koka deri tek ne njesite administrative jane njerezit e Rames,te taulant Baklles dhe te Erion Velise. Tenderat dhe privilegjet i gezojne njerezit beniamine te Rames qe deri dje ishin te Berishes. Atehere kujt partie t’ia japim voten,oligarkeve te Rames,Bashes,Metes. Domosdoshmeri eshte ndryshimi i sistemit,kurse ata qe flasin ndryshe jane te erlyer dhe e kane gelltitur nga nje luge corbe te prishur…..

  5. Ladi says:

    Te quash z. Edu Rama tribal, per mua dhe nje shumice shqipetaresh do te thote qe ti ke probleme me te menduarit ose te ka hyre vetja ne qejf dhe i ke hipur kalit te madheshtise. Ti vetem tregon veten qe nuk je askushi. Kam frike se gruaja te shtyne drejt karieres politike per me shume perfitim, por ti zoteri nuk ke asnje element qe te terheqi vemendjen pale te te beje ty karizmatik dhe te pelqyer nga masat qe do te vijne nga pas.
    Per mua ti i ke probleme me veten, medoje edhe njehere mbase te del qe s’je ti per kete pune. Edi Ramen krahasoje me te tjeret me punet qe kane bere dhe ndryshimet ane e mbane shqiperise. Ti ne Tirane ke qene kur Saliu e beri lanen si ato bitonvilet e vendeve latine me ato catite prej llamarine. Paske memorje te shkurter zoteri. Jam i bindur, te tjeret do shkruajne me shume per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje