Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptareme helikopterë “Black Hawk”.
Helikopterët, asistencë e qeverisë së SHBA pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri dhe për ministren Xhaçka, ky kontribut rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura shqiptare.
“Jam e lumtur që sot, përmes këtij nënshkrimi itregojmë qytetarëve tanë se nuk jemi vetëm. Se kemi miq. Sejemi miq. Që do të jemi krah njëri – tjetrit, sidomos në kohë tëvështira.
Helikopterët Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë të gjithë tregues të ringritjes së Forcës Ajrore me hapa të sigurt dhe në krah të aleatit strategjik.
Edhe pse kapacitetet e Shqipërisë janë ende modeste, unë besoj shumë se vlera e shtuar e kësaj infrastrukture për Aleancën dhe aleatët tanë amerikanë është shumë domethënës.
Ne jemi duke punuar shumë për të konsoliduar dhe përmirësuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona.
Ashtu siç do të bëjmë me krijimin e një qendre trajnimi multifunksionale që do të përgatisë personelin tonë për një mori specializimesh të forcave ajrore”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë dhe do të vijojnë të qëndrojnë “krah për krah”.
Projekti për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë amerikanë të tipit “Black Hawk” mori rrugë një vit më parë gjatë vizitës që ministrja Xhaçka zhvilloi në Gardën Kombëtare e New Jersey.
Përgjatë një viti ka patur disa trajnime të pilotëve shqiptarë pranë kësaj garde dhe të specialistëve amerikanë pranë Forcës Ajrore për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për përdorimin e mjeteve të reja, që do të jetë pjesë e flotës ajrore shqiptare.
SUKSES I MADH SHUME SE U BLENE HELIKOPTERA ME LEKET E POPULLIT….PER NJE KONTRATE TE NGJAJSHME NE GREQI ME SHTETIN GJERMAN ISH MINISTRI I MBROJTJES SE GREQISE U DENUA ME 10 VJETE BURG….QE MIRE BENE QE BLEJNE HELIKOPTERA ESHTE OK POR QE TA SHESESH PER FITORE TE SHTETIT TONE KJO ESHTE PROVINCIALIZEM…
Urime1.
Me qeverisjen e Edi Rames Shqiperia trajtohet si partnere dhe vend me besueshmeri.
Ore po çështë kjo botë e qelbur!I bëhet jehonë elikopterëve,bazave ushtarake etj etj.Çfarë i ka dhënë Amerika Shqipërisë në ekonomi?Asgjë.Amerika shet armë shqiptarët duartrokasën.I shkatërruan uzinat e armëve,i dogjën në zjar amët e Shqipërisë për të shitur amerika armët dhe fishekët e saj.Shqipëria ime puna jote ka mbaruar bashkë me ne…
Ne Usa Black Hawk do te zevendesohet nga nje tip Osprey ndertuar nga BELL me shpejtesi me te madhe.Ne kushtet e Shqiperise do jete nje helikopter tashme i sprovuar per nje kohe te gjate ne disa luftra.Nje skuadrilje ose me shume do te ndihmonte ne ringritjen e forces luftarake ajore.Megjithate endra mbetet aviacioni reaktiv.
Ku e dini o te uruar qe e paska blere me leket e popullit?
Ma tregoni dot ne cilin zer te buxhetit (te lekeve te popullit) i bie qe te jete per kete shpenzim?
Kur leket e popullit harxhoheshin 10fish per rruge te cilesise se dobet qe akoma duan leke te popullit qe te mirembahen… atehere nuk ishin te popullit dhe beheshin leket byth… dhe prape populli ne byth ngelej.
Tani qe qeveria ve dy leke dhe Amerika njezet… dhe shteti behet me helikoptere moderne, tani prape ju dhimbset populli.