Një kategori e re të sëmurësh nga CoVid-19

29 Maj 2020, 21:20Bota TEMA

Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike “Mario Negri” ka dhënë disa mendime të vetat në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”.

Duke folur për strategjinë e ndjekur, Remuzzi thotë se tamponet duhen kryer vetëm në raste të dyshuara, ndërkohë që sipas tij virusi është bërë më pak virulent dhe se ai nuk jep më penumoni. Por në Itali sipas tij ka një tjetër lloj kategorie të sëmurësh që janë pasojë e pandemisë.

“Virusi vret më pak. Por si kompensim kemi një tjetër lloj të sëmurësh. Persona që janë infektuar në të shkuarën dhe që janë edhe mirë tani, që janë kuruar në shtëpi, por që kanë një sëmundje që është bërë persistente dhe e paparashikueshme, që alternon simptomat respiratore dhe të tjera si dobësi kockore, humbje e shijes dhe aromës, gjendje të luhatshme temperature dhe mbi të gjitha që duket sikur nuk do mbarojë ndonjëherë”, shprehet Remuzzi.

Sipas tij kjo kategori është sfidë për sistemin sanitar me afrimin e vjeshtës që as nuk janë shëruar në të vërtetë.

“Mbi këtë do të matet kapaciteti ynë për të rinisur me të vërtetë”, shton Remuzzi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje