Nuk rrëzuan Albinin, por përdhosën ndryshimin

29 Maj 2020, 12:46Blog TEMA

Nga Andi Bushati 

Historia e bukur e protestave studentore të majit ’68 në Paris dhe në të gjithë Francën ka lënë trashëgim, mes shumë të tjerave edhe një sllogan që është marrë dhe rimarë disa herë më pas: “Election, piges a cons”. Kësaj parrulle, pra se zgjedhjet janë një kurth për budallejtë, mbi të cilën kanë filozofuar nga Sartri e deri tek Alë Badiu, i kushtoi disa vite më pas një skeç të famshëm humoristi i ndjerë francez, Kolysh:  “Nëse votimet do të ndryshonin diçka, ato do ishin të ndaluara prej kohësh”, thoshte ai.

Në mënyrë më banale dhe më vulgare, kjo fabul e parathënë që shekullin e shkuar është përsëritur edhe në Kosovë. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, si cili ka noterizuar zhbërjen vullnetit  të gjashtë tetorit, është një provë më shumë se sido që të votojë populli, në fund është një kastë ajo që vendos.

Është e kotë pas kësaj të kalamendesh, nëse gjykatësit kushtetues të Prishtinës kanë të drejtë apo jo kur thonë “njëzëri” se triumfi i një mocioni nuk çon automatikisht në zgjedhje, nëse ata janë në mirbesim kur teorizojnë mbi afatet e fillimit dhe fundit të kohës së një mandatari, për të paraqitur një kabinet qeverisës.

Është gjithashtu e pafrytshme të fillosh e të qëmtosh se si përkonin deklaratat e kushtetueses me ato të presidentit dhe se si, në rrethana të tjera dikur, Gjykata kishte bërë interpretime te ndryshme.

Morali i kësaj fabule është i thjeshtë: një pakicë dominante nuk do ta lëshojë pushtetin, cilido që të jetë vullneti i shumicës së popullsisë për këtë.

Në këtë kuptim, çertifikimi që në prag mesnate i’u bë në rrugë gjyqësore, një grushti shteti të nisur më parë, nuk është një goditje, as ndaj Vetvendosjes, as ndaj Albin Kurtit. Ai përbën mbi të gjitha një përdhosje të inspiratave të atyre që votuan në fillim të tetorit.

Ai është konfirmimi se një grusht ish komandantësh, që shpesh janë sjellë me këtë vend më keq se Arkani, vazhdojnë ta shohin atë si një tokë për të bërë plaçkë lufte.

Ai është konfirmimi se klani Pronto nuk ka ndërmend ti lëshojë me asnjë çmim, postet nevralgjike dhe pasuruese të shtetit.

Ai është konfirmimi se kjo klikë mund të bëjë aleancë me çdo gangster ndërkombëtar, për të vazhduar të qëndrojë në pushtet.

Ai është konfirmimi se ata janë të gatshëm të falin territore, të pranojnë trajtim jo reciprok nga Serbia, vetëm që të vegjetojnë në kolltukët e tyre.

Ai është konfirmimi, se ata mund të dorzojnë lehtësisht dinjitet, fytyrë, premtime para zgjedhësve, vetëm për të mos hequr dorë nga e drejta për të bërë tendera dhe ndarë përfitime.

Natyrisht edhe Albin Kurti dhe Vetëvendosja kishin mundësi dhe dinin ti bënin këto. Por ata bënë një zgjedhje, nuk kërkuan një zgjidhje.

Edhe ata, mundeshin ti firmosnin Rik Grenellit mbi një fletë të bardhë, që të bënte ç’të donte me dialogun dhe kufijtë e Kosovës. Por ata vendosën shtetin para pushtetit.

Edhe ata dinin të joshnin me favore, punësime familarësh, para publike ndonjërin nga ata deputetë që rrëzuan qeverinë vetëm pas 45 ditësh, por ndonëse kjo është një praktikë pothuajse e zakonshme në Ballkan, me kabinetin Kurti një gjë e tillë nuk ndodhi.

Edhe ata dinin të joshnin me njëmijë e një mënyra që të ofron pushteti, ndonjërin nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por këta të fundit votuan “njëzëshëm” në favor të atyre që i kanë instaluar prej kohësh këto marëdhënie klienteliste.

Pra, Albin Kurti nuk është se nuk e kishte para vetes obsionin për t’u servilosur ndërkombëtarisht, për të korruptuar lokalisht, në emër të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit. Por mes saj dhe qëndrimit besnik ndaj mandatit që i kishin dhënë votuesit, ai respektoi virtytshëm të dytën.

Prandaj, të gjitha akuzat për mospasjen e përvojës, mungesën e elasticitetit, arrogancën dhe paaftësinë për të ndarë pushtet, si shkaqe që sollën rrëzimin e qeverisë, janë foshnjarake në argumentim dhe të sforcuara në logjikë.

Albinin dhe ata që e ndoqën në aventurën e pafat të një transformimi radikal, i përmbysën vetëm për një shkak: se ata këmbëngulën deri në fund për ti qëndruar besnikë vullnetit të zgjedhësve, që binte katërcipërisht ndesh me interesat e shumicës së kastës në Prishtinë.

Në këtë kuptim, ata që e kryen këtë puç, nuk i kanë borxh as Albin Kurtit dhe as Vetëvendosjes, ata ia kanë atë popullit të tyre.

Tani raporti nuk është më mes atyre që ranë dhe atyre që po ringrihen, por mes qytetarëve të nëpërkëmbur, të indinjuar, të revoltuar, të cilëve u lind e drejta që të bëjnë gjithçka për të rikthyer në vend dinjitetin e tyre. Tani radhën e kanë ata. Për të treguar se nuk janë një kope delesh që i shpien më kot para kutive të votimit. Për të dëshmuar se ka një pjesë të shoqërisë kosovare, që zgjedhjet nuk i sheh si kurth për budallejtë.

18 komente në “Nuk rrëzuan Albinin, por përdhosën ndryshimin”

  1. sacdzvf says:

    U bere dhe konstitucionalist mor rrot kari? Jepni mend nga mengjesi ne dark por fale zotit nuk keni gje ne dore se nuk e keni haberin nga shteti. Anarkiste Marksist pa bosht.

  2. andi says:

    Ik mor kelysh se kush keshillohet nga ti lubonja,shkullaku,rakipi kurre keto nuk vijne ne pushtet
    ose vine dhe ikin per 50 dit
    tani vetem ha nje mut ti andi,albini, libonja &co

  3. SHKELZENI says:

    NIPI I DIKTATORIT KAPO MERE NE MBROJTJE BOLSHEVIKUN AL BINI KURTI QE ISHTE RREZIKE PER KRAHINEN E KOSOVES QE ESHTE NEN REZOLUTEN 12 44 .
    KURTI SPIUNE I SERBIT QE JEPTE INTERVISTA NGA BURGU ( E IMAGJINONI JU THACI NE BURGJET SERBE TE JEPTE INTERVISTE ) KY PJELLE SERBE QE E NISI FUSHATEN DUKE GENJYERE TE RINJTE ME FLAMURIN KUQ E ZI DHE BASHKIME KOMBETARE PER 24 ORE MBASI MORI PUSHTETIN TRADHETOJE VOTUESIT .
    KY PLEHRE QE DERGOJE TERRORISTE PER TE DJEGUR PARLAMENTIN .
    ESHTE PER TU PERSHENDETIR VENDIMI GJYKATES

    1. Shqiptar says:

      Nipi i Hysni Kapos beri thirrje dje ne emisioniin Open ne Top Channel per vlla vrasje ne Kosove. Eshte qelb i ndyre. Gazetarja, Eni MILF Vasili nuk kundershtoi dhe aq me pak nuk nderhyri.

  4. Shqiptar says:

    Dje, ju z. Bushati ne Open te Top Channel bete thirrje per vlla vrasje ne Kosove. Ptuuuuuu rrace e ndyre. Kishe shprese se Albin Kurti do rrezonte Ramen ne Tirane, por ra vehte ne Prishtine.

  5. Cudia says:

    I pa cipe dhe njeri pa moral ! Gjykata kushtetuese i teferohet zgjedhjeve qe beri populli. Albini nuk kishte mendje per te drejtuar dhe la votuesit e vete ne rruge. Nje qeveri tjeter mund te dale bazuar ne rezultatin e zgjedhjeve qe sapo u bene. Nqs nuk do kishte nje zgjidhje per kete atehere do beheshin zgjedhje te reja. Perse ti Bushati nuk permend fare shifrat qe tregojne raportin e partive ne zgjedhjet e fundit si dhe ligjet qe percaktojne se cfare duhet te ndodhe ne nje situate te tille? Je copa e injorances dhe simboli i kazanit. Nuk ke pike lidhje me gazetarine

  6. Lil Toronto says:

    Nuk i heq asnje presje. Ky eshte realiteti ne Kosove.

  7. Ali Pasha says:

    Nje shkrim dinjitoz dhe shume i saktë.
    Mos u çuditni nga komentet e kamikazve ketu. Ato kaq e gjykojne sepse trurin jua kane zevendesuar me palcen kurrizore hahah

    1. Kurti i malit te zi says:

      pseudonimi jot tregone kulturen feudale si kultura e malazezit kurti

  8. bislimi says:

    1. Dz të tretat e ygjedhesve në Kosovë kanë votuar kundër Kurtit, do të thotë shumica, pra ai ka më pak se një të tretën e votave në Kuvendin e Kosovës. Zgjedhjet e reja nuk bëhen sa herë do një parti. As kur duan këta “analistët” e Shqipnisë.
    2. Kurti është jo fitues i zgjedhjeve, është partia që doli e para,dhe ka ndryshim mes asaj që del e para dhe asaj që fiton. Shembull, e majta ka qenë gjithnjë forcë e parë në Shqipëri, por nuk ka qenë gjithnjë fituese. Kurti , edhe pse i pari, i vetëm nuk bën dot qeverinë të cilën, si deklaroi vetë ai, e prishi për të pasur ringritje. Lojë politike në dëm të Kosovës, për të vendosur sundimin autokrat. Tani ka kohë të mësojë, pasi mund të qeverisë bashkë me dikë tjetër. Ai i ka shpallur të gjithë armiq…atëherë, sipas këtij Bushatit më shumë se dy të tretat kanë mbështetur armiqtë e Kosovës.
    3.Kurti filloi menjëherë me vendosjen e njerëzve të të tij në të gjitha hallkat.
    4.Kishte deklaruar se i gjithë shteti është i kapur, më pas lavderoi policinë, pushtetin lokal, shendetsinë, arsimin. Tani e quan të kapur Gjykatën Kushtetuese. Nesër,kur të jetë në favor të tij, do e lavderojë
    5. Kurti , kur e pa se e teproi duke ndjekur keshillat e Bushatit dhe radikalëve të tjerë pa shtyll; kurrizore, u dërgoi letër SHBA dhe BE duke i thënë se eikanë gënjyer. Antiamerikanizmi i Kurtit dhe talibanizmi i tij në religjion .
    6.Në 100 ditë qeverisje tenderët në shendetesi janë skndal.
    7. Kurti bëri gjithçka për t kapur gjykatën kushtetuese. edhe dje nxorri në shesh, pak para vendimit, t cilin e dinte, 5ooo vet si presion. Sot të gjithë ministrat paralajmëruan dhunë, ndersa Kurti mosbindje! Si mund të bëjë shtet një lider që nuk njeh gjykatën e tij. Kurti, përmes Surroit, të përkdhelurit filojugo, bëri biografinë e të gjithë antarëve të gjykatës kushtetuese si presion.

    8. Kurti sajoi Gardën vullnetare që gjoja e kërcënoi, por theksoi se kjo nuk ka të bëjë me mua, por me kryetaren e gjykatës dhe relatorin e çështjes. Ky ishte kërcënim i hapur.
    9. Kurti, ministri i brendshëm që nuk është as ministër, sepse nuk ka votëbesimin e askujt, për tri ditë u futën në qendrën e prgjimeve, duke fikur kamarat..
    10. Asnjë shumic parlamentare nuk mund të prcjellë mocion mosbesimi duke shpërndarë edhe veten. Po të ndodhë kështu, atëherë parlamenti bëhet bisht i qeverisë, nuk e kontrollon dot atë dhe nuk mund të kërkojë shkarkimin e tij.
    11.Presdenti nuk ka tagër të shpërndajë parlamentin. Do të ishte vendim antzikushtetues.

    12. Ata komandantët që urren Bushati janë ata që luftuan ,kur Kurti u vetdorëzua tek ushtria dhe policia serbe.

  9. Arber says:

    Ti Andi je nje debil dhe gomar qe nuk e ke shokun!Nipi dhe femija I bllokut jep mende sa here mundet?
    Andi gjej nje pune tjeter dhe fshehu ne ndonje shkure,po jo si ne bllok kur lozje me xhaxhi doktor Saliun.Nuk paske din e iman mor ndyresire.Po kur ai vend na nxjer ne tv lloj-lloj maskarenj te ndyre kondra bandiste,tutore qe sot hiqen si biznesmene alla Morina
    bosa droge?Sigurisht ka vend edhe per ty plehre.Tani jep mend tiiiiii? Zhduku bastard!!!

  10. kasemi says:

    Eh more bushat, sa idiot qe je!!! Po si kujton ti more vogelushi bushat se 20 % e votuesve do te udheheqin vendin, si thua, apo mos jemi ne kohen e gjyshit tend te neruem!!! Iken ato kohe zoti bushat, po keshtu iku koha kur ti (dmth gjyshi) do te beni ligjin ne popull. Po si nuk ke fare turp, qe flet si e ema e zeqos maje thanes dhe mundohesh te nxisesh nje popull qe te neperkembi ligjet dhe kushtetuten e tij per qef te nje debili si kurti, i cili vetem trazira di te beje, por qe sigurisht nuk do te mund ti beje me. Kjo sepse cecua ka bicak dhe i a pret ato veglat. Po keshtu mendoj se po vjen koha qe ti o bushat te ikesh atje ne te ….. e ta na lesh rehat se na cave menderen me mendimet tuaja te ndritura dhe na u thua ato duke u krekosur si gjeli mbi grumbullin e plehut. Sigurisht se pleh je vete.

  11. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Kurti duhet ta kuptoje se politika nuk behet me inate.
    U rrezua nga shumica dhe u be mire sepse ai eshte i papermiresueshem.

  12. Lisi says:

    ESHTE MOMENTI FINAL KUR POPULLI I KOSOVES OSE TE NGRIHET TOTALISHT NE KEMBE E ME TE DREJTEN E SOVRANIT TI FSHIJE NGA SKENA POLITIKE THACMUTIN ME BANDEN E TIJ OSE TE UL KOKEN E TE HYJ PERSERI NEN ZGJEDHEN E KELYSHVE TE SERBISE RRUGE TJETER NUK KA. MBI GJYKATEN E SHITUR ESHTE VETEM POPULLI

  13. Muzikanti says:

    Ke ke bekuar ti e kush ka marre konstultate nga ty ,ne mut eshte kthyer!Ndaj or peshtire Adi Krasta pasi zgjeti rehat kudo ku shkoi pasi si edhe ti kudo shurroi,TV “Syri” kerkon nje gazetaruc dhe ti i perbush kriteret,pasi e ke biznes te familjes !

  14. Muzikanti says:

    Ke ke bekuar ti e kush ka marre konsulta nga ty ,ne mut eshte kthyer!Ndaj or peshtire Adi Krasta pasi s’gjeti rehat kudo ku shkoi pasi si edhe ti kudo shurroi e gjeti vendin tek peshkaqeni,TV “Syri” kerkon nje gazetaruc dhe ti i perbush kriteret,pasi e ke biznes te familjes !Shko dhe jam i bindur qe çorap do ta besh edhe atje.

  15. Lush berbali says:

    Te shkoi jeta duke mashtruar te tjeret o Bushat.
    Pasi talle bëthen me PD ne,LSI ne e i bere te enden si lypsaret rrugeve,tani i kthehesh talljeve me Kosoven.
    Po kush po te kerkon mendim ty o i pamend ?
    Vetem mendja jote e sheh voten e 6 Tetorit si vote udheheqese.Vetem ti dallon fitimtare tek 26 deputete ndaj 25 te LDK se ,apo 23 te PDK se.
    Pa llogaritur partite e tjera.
    Po ka vetem nje deputet me shume ,o Bushat .
    Nuk qeveriset Kosova me 26 deputete.
    Tani thuaji Albinit digje Kosoven,siç i the Lulit e Monikes.
    Thuaji t’i djege mandatet e te endet rrugeve ,se behet me i forte.
    Pasi te mbarosh me Kosoven kthehu tek Ali Ahmeti apo Menduh Thaçi. Jepu mend,edhe pse ata s’pjerdhin per ty…
    Kuptoje o Bushat se Kosova s’eshte studioja e Topit,apo Klanit.
    As studioja e Berat Buzhales kunder Edi Rames.
    As studioja e atij budallait te VV ,Rronit qe do te na jape mend ne shqiptareve te Shqiperise.
    Po te te merrte kush ne Kosove,une do te falja me gjithe qef.
    Bile edhe pergjithmone.
    Por,idea eshte se nuk i hyn askujt ne pune,as ketej ,as andej.

  16. maks says:

    Si ka mundesi qe nje psikopati si ky, Andi ,i lejohet te zhgarravis neper media.Tema eshte bere hale,ku pshurrin,andat,lubonjat kimetat robelat,kulaqkat se gjithe harrova…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje