Lëvizja Vetëvendosje kërcënon: Nuk do të lejojmë “qeveri pa zgjedhje”

30 Maj 2020, 22:17Rajoni TEMA

Sekretarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimurati ka njoftuar të shtunën se pjesëtarët e kësaj Lëvizjeje do të nisin një peticion për mbajtje të zgjedhjeve të reja në Kosovë.

“Zgjedhjet janë zgjidhje e krizës politike, zgjedhjet janë paqësore dhe demokratike. Ato janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi. 

Peticioni do të jetë i stërmadh”, ka deklaruar ajo, teksa ka theksuar se kjo Lëvizja nuk do të lejojë “qeveri pa zgjedhje”.

Konferenca e LVV-së vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i ka dhënë të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si mandatar për formimin e qeverisë së re, shkruan Rel.

Disa parti politike në Kosovë kanë kërkuar respektim të vendimit, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka kërkuar interpretim të vendimit të Thaçit, e ka konsideruar vendimin e Gjykatës, si skandaloz.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë po ashtu përgjatë konferencës se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet janë mënyra e vetme e marrjes së një legjitimiteti të ri, le të garojmë në zgjedhje dhe populli të vendosë së çfarë lloj shteti dhe qeverisje dëshiron”, ka deklaruar ai.

I pyetur për mundësinë e organizimit të protestës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Aliu ka thënë se:

“Protestat janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ne nuk i përjashtojmë asnjëherë protestat si mjet. Tani për tani nuk ka nevojë për protestë”.

Po gjatë ditës së shtunë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se anëtarët e koalicionit janë duke e pritur aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, për të thirrur seancën për krijimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Mustafa ka thënë se është i bindur që LDK-ja dhe partnerët e koalicionit do ta qeverisin Kosovën, me respektim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Vendimi për formim të qeverisë së re ka ardhur pas rrëzimit të Qeverisë tashmë në detyrë, të drejtuar nga Albin Kurti, përmes një mocioni të mosbesimit të organizuar nga LDK-ja.

Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

10 komente në “Lëvizja Vetëvendosje kërcënon: Nuk do të lejojmë “qeveri pa zgjedhje””

  1. Patrioti says:

    Albini me sa duket ka plan ta nxjerr Kosoven ne shitje! Para se sa ta bleje ate ate vete, mendon ta shkaterroje si fillim, qe ti uli vleren dhe pastaj ta privatizoje, Njelloj si beri Saliu ne Shqiperi qe privatizoi gjithcka, pasi u uli vleren. Meqe tokave nuk ua ulte dot vleren, sic beri me fabrikat dhe pasurite e tjera, Saliu shpalli teorine e “tokes se xanum” . Donte Saliu te behej mbreti i Pare i Shqiptareve por i ngeli huri ne bythe ne Vlore. Albini eshte treguar me finok. Ai nuk po e percan Kosoven sipas rajoneve. Ai po e le ate pa Ameriken. Rruga drejt Serbise eshte e hapur.
    Kjo sekretarja qe flet ne emer te Albinit, as qe kupton fare se cbehet. Kur Albini do djege Kosoven, ajo do vazhdoje te krehi floket e saj te bukura, njelloj si ajo “bukuroshja” e perralave tona qe krihte floket kur fshati digjej!

  2. Fatosi-kosove says:

    Edhe “Vlora” haxhi-muti edhe njeri ska ba vaki moti, vetem ne kosove e shqiperi ndodhe qe partite politike si VV dhe PD &LSI nese nuk shpallen fituese edhe kur nuk i marrin votat duhet ta kallin shtetin sipas tyre, pra shqiptaret per kete haxhi-mutin jane kafshe.

  3. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Po kush te pyet ty me ore Albin.

  4. Demokracia nuk eshte per tribute mesjetare says:

    Ja shkuan ne zgjedhje dhe Kurti nuk mer 50+1 ne voti
    me,do te shkojne prape ne zgjedhje deri sa kosovaret te lodhen.Vetem njerez te semure dhe me komplekse arsyetojne ne kete menyre.Kosova nuk ka kusur me keto dogma,qe Jane jashte rregullave demokratike.

  5. Kosova e popullit jo e Albinit says:

    Idiot!! I pacipe!! Mjere Kosova.

  6. Bekim Peja says:

    Rroftë Stalini
    Lenini
    Dhe këlyshi i vogël
    Albini

  7. Marangozi says:

    Po sikur te behen zgjedhjet dhe VV perseri mos te fitoje me shume se 30%,si i behet apo perseri ata do kerkojne zgjedhje e zgjedhje e zgjedhje deri sa te fitoje VV ,ky model ndoshta eshte marre nga Shqiperia se edhe ketu kete variant ka Partia e Dallkaukeve ,ndaj dhe doli nga jeta paralentare!
    Kjo eshte idiotesi qifteteli o hej o hej o hej,ndryshe na e djegum Parlamentin,Kryeministrin o hej o hej o hej!

  8. shkurst2014 says:

    LVV eshte e vetmja alternative per te ardhmen e Kosoves me Z Albin Kurtin,vetem kjo parti munde ta largoje ata qe vollen e plackiten Kosoven.
    SH taci,e ise komunisti si spiuni UDB me pervoje,e aktiv edhe ne vjedhjen e para te te 3 % jane ata qe kerkojne pushtetin e pa merituar.Populli votoje LVV se ajo eshte e vetmja shprese per te ardhmen e vendit,pranda pedicioni do te tregoje kushe jane ata per pollin.Te perkrahim nismen per pedicionin,qe sherben per te larguar ata qe kerkojne vazhdimin e plackitjes se kosoves,e coptimin e saje nga taci me isen e UDBES.

  9. Lush berbali says:

    Jo moj ,ti burre….
    Nuk protestoni ju.
    Ju da ta leshoni ashtu bute siç e moret.
    Jeni te mire perbrenda,te bute,sado qe jashte dukeni rrugeqer.
    Nuk jeni budallenj jo.
    E kuptoni se 26 eshte vetem nje numer me i madh se 25 dhe vetem 3 numra me shume se 23.
    Ju dolet te paret ,por bashke me Mustafen bete 51.
    Tani pas kater vitesh ju duhet te beni vetem 51.Perndryshe rrugeve do te mbeteni,derisa dikush tu shpalle organizate terroriste ,qe nuk di te qeverise, por vetem te djege e gjuaje me gur institucionet.
    Zbatoni ligjin tani.
    U ankuat ne Kushtetuese.E moret vendimin.
    Tani prisni 2023.
    Shembull keni ne Shqiperi Lulin e Moniken qe do te vazhdojne te enden rrugeve.

  10. xhela says:

    Keta te VVe treguan ne kohe rekord qe jane teresisht te pa afte prandaj kjo parti duhet te shkrihet se eshte turpi i Kosoves dhe Albik Kurti doli gomar njelloj se idjoti Ramush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje