Po mjekët shqiptarë do flasin ndonjëherë bazuar mbi ndonjë studim në Shqipëri?

30 Maj 2020, 21:24Sociale TEMA

Kërkues të Institutit Federal të Teknologjisë në Zyrih thonë se një valë e dytë e koronavirusit në Zvicër do të ishte më vdekjeprurëse. Sipas raportimeve ata kanë përdorur një model matematikor për të llogaritur se një valë e dytë, ndonëse më e ngadaltë sesa vala e parë do të ketë 5000 të vdekur.

Mediat raportojnë se mes ekspertëve ka mendime të ndryshme për mundësinë e një vale të dytë mirëpo në çdo rast monitorimi do të vazhdojë.

Qëndrime të tilla provojnë krizën e shkencës para një të panjohure. Më së paku daljet publike mbështeten apo referojnë studime konkrete.

Edhe në Shqipëri ka mesazhe publike madje flitet edhe për një valë të dytë. Disa thonë se do të jetë më e lehtë, ndërsa mjekë të tjerë deklarojnë se nuk do të ketë një të tillë. Mirëpo askush nuk referon se ku i bazon këto parashikime dhe asnjë nuk e di se deri në cilën pikë sistemi ynë shëndetësor e monitoron situatën.

Ajo që bie në sy është një lloj polemike mes mjekëve për sjelljen e virusit dhe masat që duhen marrë, që duket sikur nisen ca nga zelli politik, aq edhe nga ndonjë dëshirë për protagonizëm e atyre që ndihen si të paprfillur në mendimet e tyre.

Deri më sot askush nuk ka bërë ndonjë studim konkret që të kemi mundësinë të kuptojmë.diçka mbi këtë fazë të parë të sëmundjes ndaj edhe është mirë që të flitet më pak, pasi opinionet mbi epideminë në Facebook dëmtojnë më shumë seaa ndihmojnë kënd për të kuptuar. (Respublica)

4 komente në “Po mjekët shqiptarë do flasin ndonjëherë bazuar mbi ndonjë studim në Shqipëri?”

  1. Ilir says:

    Tema, kur aludoni per nevojen e studimeve te mjekeve tane behuni me konkret
    Vendosni emrin e autorit.
    Do ishte me e ndershme. Shikoni rrotull, kush? Mjeket bullgar, rumun, grek, serb, kroat, belg, danez , hungarez kush kush ka bere me shume? Mos u hiqni kompetent per aspekte qe nu keni haber. Mjeket tane nuk na lane te vdesim dhe mewe, spas jush, duhet te na thone dhe pse
    Merruni me hallet tuaja. Zgjidhni kush e ka ne varesi shtypin dhe medjan ne pergjithesi se nje gje u them une. Jo kryeministri. Nuk ka gazet dhe televizion qe e lavderon.

  2. emigranti says:

    Studime? Parashikime? Keto behen kur ka njerez qe dine nga shkenca dhe jo piktore dhe penela …

  3. tori says:

    Shyqyr qe kemi Salen e Bardhin.Vetem ato kan fantazin super te zhvilluar e ulin e rrisin si te duan atp numrin e te vdekurve,numrin e te infektuarve,numrin e mjekeve te infektuar ne cdo spital.Lum ne qe I kemi.Kurse mjek I “famshem” Tritani merret me modelet matematikore per te parashikuar numrin e te vdekurve apo te infektuarve nga ndonje vale e dyte e infeksionit.Pastaj “llapaqenja” e njohur e PD ALBANA Vokshi do “zbulojne” te verteten e numrit te vdekurve apo te ifektuarve nga vala e dyte e infeksionit ne konferenca te shtypit para SHQUP-it e realitetin jo te mire te gjendjes te te infektuarve e te vdekurve qe rezulton I “njajte” me studimet fantastike te mjekeve te SHQUP-it bazuar ne modelet matematikore te prof.doc Nard Ndokes.Shkaktar ivdekurve e I infektuave eshte vetem E.Rama se ai ndaloj qe te binte shi ne shqiperi qe rruget te laheshin.KJO SJELL SI rrezultat shtimin e numrit te vdekjeve e te infektuarve,Mos marrja e masave nga Rama qe te binte shi ose puna e tij per te penguar renin e shiut eshte veprimtari armiqesore e se shpejti do pregadisim akt padin e e do paraqesim para SPAK-UT nga Gazpakmend Bardi.Shyqur qe kemi kete parti PD.KU ku Isuf se cfar e ka gjet Shqiperin e shkrete

  4. Dashamiresi says:

    Kerkimet shkencore behen nga shkencetaret ne Institutet Kerkimore, qe praktikisht ato nuk ekzistojne, sepse jane eleminuar si te pa nevojsheme qe ne vitet e para te ketij sistemi. Kush i di shkaqet e verteta te rritjes se vdekshmerise nga organet e frymemarrjes, nga tumoter, nga zemra e tj. ????! Flasin ne pergjithesi kush te mund, ata qe thirren ne emisjonet televizive, po pa treguar me fakte e analiza shkaqet e verteta dhe pa treguar rruget ose masat qe duhen marre per eleminimin e tyre. Kush i kontrollon dhe sa i kontrollon cilesine e ushqimeve qe hame, ajrin qe thithim, rrezatimet qe marrim etj. etj. Thoni se eshte pa pasoja ne shendetin e femijve, vendosja e 5 antenave te fuqishme te celulareve dhe Tv. ne pallatin ku poshte tyre eshte nje kopsht femijshe ?? !! Fusha per studime eshte shume e gjere, por kush do ti beje dhe ku do ti beje ? Flitet shpesh per konstatime, por jo per studime qe te çojne ne rrugen e zgjidhjes se problemit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje