Ralf Gjoni 'zbulon' lojën mes PD, PS e LSI: Këta janë mjeshtra për të hapur vatra konflikti bosh duke i shkelur syrin njëri-tjetrit. Beteja vazhdon

30 Maj 2020, 22:31Politika TEMA

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, i cili nuk arriti ende në një konsensus.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjoni shkruan se përfaqësuesit e PD, PS dhe LSI, kanë si qëllim të vetëm sabotimin e cdo Shansi për një reformë që garanton zgjedhje të lira.

Gjithashtu ai paralajmëron se nuk do të tërhiqet nga beteja për lista të hapura.

“Është e qartë si kristali se këta tre emisarë janë emëruar tek Këshilli Politik për të sabotuar çdo shans për një reformë zgjedhore që i jep shqiptarëve lirinë e votës për kandidatin që duan.

Këta janë mjeshtra për të hapur vatra konflikti bosh duke i shkelur syrin njëri-tjetrit. Nderkohë ne nuk e tregtojmë kauzen e shqiptarëve dhe as të ardhmen evropiane të vendit.

 Beteja për hapjen e listave zgjedhore vazhdon… #NdryshimSistemi #VotaELirë”-shkruan Ralf Gjoni.

2 komente në “Ralf Gjoni ‘zbulon’ lojën mes PD, PS e LSI: Këta janë mjeshtra për të hapur vatra konflikti bosh duke i shkelur syrin njëri-tjetrit. Beteja vazhdon”

  1. pjeter says:

    Ka 100 per 100 te drejte.

  2. Beniamini says:

    Or po ky Ralf Gjoni megjithse kam pershtypjen se totalisht eshte nje b/ lepires dhe k/ kandari kesaj radhe me duket se ka thene nje te vertete te madhe. Keta politikanet e ndyre te te gjitha kraheve per interesa te tyre po mbajne te burgosur , larg Europes, nje komb te tere. Te gjitha veprimet e tyre jane te llogaritura , me qellimin e vetem, qe te jene jasht kontrollit nderkombetar per te gjitha krimet e pisllewet e tyre.
    JU SHOFTE RRACA O PLEHRA TE POLITIKES SHQIPTARE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje