Vendi i parë në Evropë që hap dyert e stadiumeve

31 Maj 2020, 19:57Sport TEMA

Hungaria është vendi i parë në Evropë i cili ka hapur dyert e stadiumeve për tifozët.

Një javë pas rinisjes së kampionatit të futbollit, në Hungari është rikthyer edhe publiku në shkallët e stadiumit, por jo në kapacitetin e tij të plotë.

Tifozët qëndruan në tribuna me një distancë sociale prej 3 apo 4 ulësesh.

“Pamje të jashtëzakonshme në një situatë të jashtëzakonshme”, shkruan Federata Hungareze e Futbollit për atë që u shfaq këtë fundjavë në stadiumet hungareze.

E njëjta procedurë, me një numër më të kufizuar tifozësh, pritet të ndiqet nga disa kampionate të tjera evropiane të futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje