Tronditet futbolli shqiptar: Humb jetën talenti 18-vjeçar i Skëndërbeut

31 Maj 2020, 10:11Sport TEMA

Një ditë e zezë për futbollin shqiptar.

Futbollisti i akademisë së KF Skëndërbeu Dorian Tahirllari është ndarë nga jeta.

18-vjeçari para më shumë se një viti, zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.

Por pavarësisht operacionit dhe kurimeve të shumta, Doriani nuk arriti dot ta fitonte këtë betejë dhe mbrëmjen e kaluar mbylli sytë për herë të fundit.

“Në shtator vura re që njëri testikul ishte ënjtur dhe më pas erdha në shtëpi dhe i tregova familjarëve. Shkuam në spital, ata më thënë të shkoja në Tiranë, ku bëra operacionin. Doktori më tha që nuk kisha nevojë për kimio, s’ka probleme dhe mund të shkoja edhe në stërvitje”, tregonte Dorjani para pak kohësh.

Ai vazhdoi stërvitjen por mesa duket sëmundja kishte qenë më e rëndë se sa kishte menduar:  “Filloi një dhimbje mesi dhe e lashë stërvitjen. Më thanë të operohesha sërish dhe shkuam në Maqedoni. Atje panë qe e kisha edhe në kurriz edhe në stomak”.

Pavarësisht sëmundjes së rëndë, Doriani kishte shpresa se do të shërohej dhe thoshte se e ka marrë malli për futbollin dhe se do kthehej sapo të mbarojë këtë.

7 komente në “Tronditet futbolli shqiptar: Humb jetën talenti 18-vjeçar i Skëndërbeut”

  1. gjynah aq i ri ,
    ne kulmin deshirave e jetes.
    u prehte ne paqe

  2. Qendra says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti e marrte prane fronit te tij dhe ngushellime familjareve.

    Nje pjese e madhe e mjekeve Shqiptar jane si ky qe i tha djalit qe ” je ne rregull”.

    Shpresoj te hetohet kjo ngjarje dhe ky pseudo mjek te marri ate qe meriton.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Djali u prehtë në paqe por familja duhet ta ndjeki çështjen sepse ai kodosh me bluzë të bardhë vetëm mjek nuk mund të quhet. ..e kuptoj që nuk e kemi mjekësinë në standardet për të luftuar sëmundjet kanceroze por ekzaminimin duhet ta bënte mjeku. .aq më tepër që paska bërë edhe ndërhyrje kirurgjikale. .një biopsy e thjeshtë do ta tregonte problemin e djalit pastaj ai mund të shkonte të kurohej diku jashtë shqipërisë. . Nëse janë të vërteta fjalët e doktorit se djali nuk ka nevojë për kimioterapi atëherë ky person duhet të përballet me drejtësinë (nëse ka drejtësi sepse kemi dëgjuar shumë raste analoge dhe askush nuk është dënuar)

  3. Irroshi says:

    Ja që ndoth edhe kështu: U prehte në paqe. ngushëllime familjes , por dhe kolektivit ku ai bënte pjesë.

  4. Pelioni says:

    dhimbje për Doranin,zoti e ndjeftë dhe prehët në paqe,ngushëllime familjes

  5. Astriti says:

    Sa keq! E la jeten ne lulen e moshes! U prehte ne paqe!

  6. "BOHOTINA" says:

    Zoti qofte me ty, familjes ti jap ngushullimet me te mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje