Kënaqësi gjatë ushtrimeve fizike, shumëllojshmëria e orgazmave në trupin e një femre

1 Qershor 2020, 12:20Lifestyle TEMA

Ekzistojnë 11 lloje të ndryshme të orgazmave që trupi femëror është i aftë të përjetojë.

“Një orgazëm është një refleks fizik që ndodh kur muskujt shtrëngohen gjatë zgjimit seksual dhe më pas pushojnë përmes një serie kontraktimesh ritmike,” thotë Sherry Ross, MD, një obse-gjinekologe  me bazë në Kaliforni.

Çdo kulm mund të ndihet i ndryshëm për sa i përket intensitetit dhe kohëzgjatjes, në varësi të mënyrës dhe çfarë pjese të trupit tuaj po nxitet, thotë ajo.

Përveçse një ushtrim fizik, është gjithashtu një përjetim emocionesh të forta, duke ju lejuar të ndiheni më afër partnerit ose thjesht të shkarkoni stresin pas një dite të vështirë.

Disa lloje të orgazmës përqendrohen vetëm në vaginë, të tjerët ju lejojnë të ndjeni kënaqësi në vendet që kurrë nuk i keni menduar si zona erogjene.

Klitorisi është vendi i ëmbël për shumicën e grave kur duan të provojnë kënaqësinë dhe lëshimin e një orgazmi.  “Klitorisi është një pjesë shumë e ndjeshme e anatomisë së një gruaje, e përbërë nga miliona mbaresa nervore të ngjashme me atë të penisit”, thotë Dr.Ross.

Pika G ndodhet në murin e përparmë të vaginës tuaj.

Orgazëm e përzier, nënkupton stimulinim e disa zonave erogjene në të njëjtën kohë. Kjo lloj orgazme ndihmon në kalimin e disa kulmeve të kënaqësisë.

Orgazma anale nuk përjetohet nga çdo femër, disa e adhurojnë seksin anal, por disa as nuk duan tja dinë. Orgazma e shkaktuar nga seksi anal stimulon njëkohësisht anusin dhe vaginën sepse ndajnë të njëjtat nërva dhe muskuj.

Orgazma e thellë vaginale, studiuesit e seksit thonë se ka zona shtesë erogjene brenda vaginës që kur preken në mënyrën e duhur mund të çojnë në atë që kolektivisht njihet si një orgazmë e thellë vaginale.

Orgazma e lëngshme e njohur me termin “Squirting”. “Ndonjëherë kur gratë ngacmohen ose stimulohen seksualisht ekziston një dëbim i lëngjeve nga gjëndrat përreth uretrës ose sipërfaqes anësore të vaginës gjatë ose para orgazmës, megjithëse ende kontestohet se nga rrjedh lëngu,” thotë Dr.Ross. Lëngu është tipikisht i qartë dhe nuk i ngjan urines.

Orgazma e qafës së mitrës, ndodh nga djegia e kalorive dhe forcimi i mureve tuaja vaginale, deri te ulja e stresit dhe ndihma për të fjetur, seksi ofron një sërë përfitimesh shëndetësore.

Orgazma e thithkës, gjinjtë dhe thithkat janë zona kryesore erogjene, pasi ato janë të ngarkuara me mbaresa nervore dhe lëkurë super të ndjeshme.

Orgazëm nga ushtrimet fizike, mund të duket e çudtishme, por orgazmat e shkaktuara nga stërvitja janë reale. “Një studim nga Universiteti i Indianës zbuloi se 370 nga 530 gra të anketuara kishin përjetuar orgazëm ose kënaqësi seksuale gjatë ushtrimeve fizike”.

Orgazma e gjumit, “Disa gra mund të kenë një orgazmë gjatë një ëndrre erotike kur flenë,” thotë Dr.Ross. Një raport tregon që 37% e grave kanë pasur një nga këto orgazma të gjumit deri në moshën 45 vjeç, por është e vështirë të dihet se sa të zakonshëm janë ata.

Orgazma e shumëfishtë, “Gratë arrijnë një gjendje të caktuar të ngritur të ekstazës me orgazmën e tyre të parë, dhe pastaj mund të qëndrojnë atje lart në këtë rrafshnaltë,” thotë Dr. Hall. “Me gjithnjë e më shumë simulim, ata mund të kenë orgazma të shumta”. Shumë gra e përjetojnë këtë, thotë ajo, por jo çdo grua e dëshiron këtë./Health.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje