Pas paralajmërimit të Yuri Kim, Basha mbledh urgjentisht aleatët në selinë e PD për Reformën Zgjedhore

1 Qershor 2020, 10:54Politika TEMA

Dje ishte afati i fundit për finalizimin e Reformës Zgjedhore, por pas një mbledhjeje disa orëshe në Këshillin Politik palët nuk arritën në marrëveshje.

Pasi nuk arrit një mosmarrëveshje kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur të mbledhë sot në selinëblu aleatët e tij për të diskutuar lidhur me Zgjedhoren.

Mbledhja është lajmëruar se do të zhvillohet sot në orën 14:00 në selinë e PD.

Takimi i thirrur nga Lulzim Basha ka ardhur menjehere pas paralajmerimit te ambasadores se SHBA Yuri Kim se eshte koha per te mbajtur fjalen e dhene!

Këshilli politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, dështoi që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor dhe kerkesa e opozites per qeveri tranzitore 100 diteshe ishin pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.

1 komente në “Pas paralajmërimit të Yuri Kim, Basha mbledh urgjentisht aleatët në selinë e PD për Reformën Zgjedhore”

  1. Vini says:

    mbldhje ne oren 14:00 ??? Kaq heret, pse eshte cuar nga gjumi lulushi ne oren 14:00 ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje