BE-ja i bën thirrje Kosovës: Rishqyrtoni vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë

2 Qershor 2020, 16:35Rajoni TEMA

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të rishqyrtojnë vendimin e marrë të shtunën, për zgjerim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës është thënë se mallrat që nuk posedojnë dokumente që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për përgjigjen e bllokut evropian ndaj vendimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës, Peter Stano, zëdhënës i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e së kaluarës, që janë nënshkruar në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Ky është një parim bazik për secilën marrëveshje në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është një parim i krijuar nga fakti se Beogradi dhe Prishtina janë duke u ulur në tavolinën e negociatave si partnerë të barabartë dhe ajo për të cilën pajtohen duhet të zbatohet. Prandaj, nuk ka të bëjë asgjë me reciprocitetin. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës të rishqyrtojnë vendimin e marrë të shtunën e kaluar”, ka deklaruar Stano.

Sipas tij, vendimi i fundit i autoriteteve të Kosovës ka qenë veprim i njëanshëm, i cili si i tillë dëmton rikthimin e dialogut mes dy shteteve.

“Dialogu duhet të shkojë përpara. Status quo-ja është e papërballueshme. Dhe kjo është ajo që po synojmë me përpjekjet tona për të mundësuar rikthimin e bisedimeve. Mirëpo për rifillimin e tyre është përgjegjësi e këtyre shteteve. Nëse njëra palë apo tjetra merr hapa të njëanshëm, që nuk respektojnë pajtueshmërinë e marrëveshjeve të kaluara, atëherë vetëm dëmtohet mundësia e rifillimit të dialogut”.

I pyetur se kur do të mund të niste dialogu Kosovë-Serbi, Stano ka thënë:

“Ne jemi duke punuar për rikthim të dialogut. Mirëpo rifillimi nuk do të mund të jetë i mundshëm pa qenë të gatshme të dyja palët, dhe pa krijuar kushtet e duhura, sepse fundja, janë ato që duhet të thonë se janë të gatshme të ulen në tavolinë dhe të rikthejnë dialogun për të mirën e qytetarëve të tyre, të rajonit dhe gjetjes së një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve, sepse nga ajo varet e ardhmja e tyre evropiane”.

Një ditë pas bërjes publike të vendimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, për masat e reja të reciprocitetit, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, është shprehur i zhgënjyer me këtë vendim.

“I zhgënjyer në lidhje me masat e reja të reciprocitetit të paraqitura nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Këso veprimesh të njëanshme dëmtojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të hiqen menjëherë. Siç është thënë në vazhdimësi, ne presim që të dyja palët në dialog të zbatojnë dhe të respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.

Stano ka thënë se deklaratat e Lajçakut për këtë çështje mbështeten nga të gjitha vendet e BE-së.

“Ai ka mbështetje dhe besimin e plotë të vendeve anëtare të BE-së për të punuar në rikthimin e dialogut dhe për t’u kthyer në njeriun e BE-së në dialog”, ka thënë mes tjerash ai.

Kujtojmë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për reciprocitet është marrë më 1 prill të këtij viti, duke e zëvendësuar këtë masë me taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, që pati vënë qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018.

Nga ajo kohë është pezulluar edhe dialogu i këtyre dy shteteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel nga viti 2011.

Si taksën ashtu edhe reciprocitetin nuk e kanë mirëpritur as Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë thënë se nuk mbështesin veprime që krijojnë barriera dhe ngufatin ekonominë e Kosovës.(rel)

2 komente në “BE-ja i bën thirrje Kosovës: Rishqyrtoni vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë”

  1. Zhaku pa ngjyre says:

    Reciprociteti i Kurtit eshte hipokrizia me e madhe qe I ka ndodhur Kosoves ndonjehere. Reciprociteti ishte nje platform me disa dimensione. Dimensioni i pare dhe kryesor ishte qe taksa e vene nga Sali Berisha, neperjet gomar Haradinit, ishte thjeshte ishte demagogji. Demagogu Kurti e fshehu aq bukur “misionin” e tij sa qe i la pershtypjen Haradinit se Kurti do e hiqte taksen. Ne telb Kurti ne praktike e hoqi taksen, por asnjehere me llafe.
    Kjo politike me dy fytyra kish si synim qe Serbi te mos demtohej ekonomikisht dhe nga ana tjeter te fajesoheshin shqiptaret qe nuk duan bisedimet. Tregetia e Serbit u rrit ne menyre dastike kohet e fundit dhe Kurti u mendua gjate deri dje qe te vere ne zbatim “reciprocitetin” Ai kerkoi qe dokumentat serbe te respektonin “republiken e Kosoves”, megjithe se Serbia nuk na njeh. Ketu te bie ne sy se Kurti e beri kete levzje si “dhurate” per qeverine e Hotit. Njerzit me ment e kuptojne se koha qe Kurti vendosi ta “zbatoje” reciprocitetin ne praktike, lidhet me mbarimin e misionit te tij “edhe mishi te piqet edhe helli ms te digjet” qe ai kish si detyre nga Vuciq, per ta zbatuar ne Kosove. Me nje fjale edhe Serbi te vazhdonte te dominonte tregetine me Kosoven dhe Kurti te hiqej si “armik” i Serbise. Me nje fjale edhe te mbante fajin se nuk do vente ne bisedime me Vuciqin edhe te hiqej “patriot” se po mbronte interesat e Kosoves. Tashme dihet se sabotimi i bisedimeve eshte plani Serb. Vuciqi disa here ka deklaruar se ai asnjehere nuk do nenshkruaje “njohjen e Kosoves”. Platforma e “reciprocitetit” ishte pikerisht ndihmesa qe Kurti ishte i detyruar tja bente Vuciqit. Kjo ishte alibia qe Vuciqi i shtyu bisedimet deri sot. Per kete Kurti do jete sherbetori me i madh ne arkivat serbe, Ai do kujtojet nga Serbet si njeri me merita te vecanta ne luften e tyre kunder pavaresise se Kosoves. Kjo sepse Kurti ishte Kryeministri i Kosoves fatkeqe, naïve dhe besimtare tek “djemte e pakorruptuar”…
    Sot, kur ky mission i Kurtit ka mbaruar ne nivelin si Kryeminister, ai zbulon fytyren e tij hipokrite dhe vazhdon te vere ne jete ato qe kish premtuar. Ai po ve ne jete “reciprocitetin” e vertete qe demton tregetine me Serbine. Pyetja eshte pse ai nuk e beri ne kohen e duhur? Pse ai ne kohen e tij i dhuroi Serbise tregeti te pa penguar dhe Kosoves hipokrizi????

  2. Baliu says:

    Nese Kosoves i kerkohet me kembengulje te mos e trajtoj veten si shtet, atehere rezultati i “bisedimeve” eshte shum i kjarte, baraz me propozimin e Sllobes: Me shum se autonomi, e me pak se pavarsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje