Nëna e 20-vjeçarit mohon akuzat për përdhunim, reagon vëllai i 15 vjeçares: Boll se kam parë fotot e motrës zhveshur në krevat me atë! Si e paska thjesht shoqe?

2 Qershor 2020, 14:55Sociale TEMA

Një tjetër dëshmi ekskluzive dhe e plotë është edhe ajo e babait dhe vëllait të 15-vjecares së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës së saj Abas Doku në Babrru.

Të ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, me autore Evis Ahmeti, ata treguan detaje të pathëna dhe u përballën live me nënën e një 20-vjecari që gjithashtu është nën hetim për përdhunimin e saj.

Me kë je takuar dje?

Vëllai: Me prindërit e komshiut 20-vjecar dhe ky ka abuzuar me motrën. U takova në kafe më kërkoi tërheqjen e denoncimit, më thanë ka qënë i dehur..pa vetëdije. Unë i thashë që fotot dhe filmimet si i kanë bërë?

Ndërsa vëllai tregonte, në një lidhje live ndërhyu nëna e djalit të akuzuar: “Djali im nuk ka përdhunuar njeri, jam e sëmurë me tension djalin ma ka dënjyer ai (Abasi), ma ka marrë, ma ka dehur i ka dhënë me pi. Nuk kam takat me fol sot, jemi familje e rregullt”,-thotë ajo.

Gruaja ka shtuar se: “Goca vetë ka thënë me Klajdin nuk kam gjë, e kam thjeshtë shok”.

Kjo deklaratë ka nxitur sërish reagimin e vëllait të 15-vjecares, i cili i tha: “Boll ti! Motra ime e zhveshur në krevat me djalin tat, më ka ardh foto si thua ti nuk e di, e ka pranuar motra ime që e ka përdhunuar ai, i ka treguar të gjitha”.

1 komente në “Nëna e 20-vjeçarit mohon akuzat për përdhunim, reagon vëllai i 15 vjeçares: Boll se kam parë fotot e motrës zhveshur në krevat me atë! Si e paska thjesht shoqe?”

  1. Alban says:

    Te denohet te gjithe pa perjashtim. Edhe ata qe mbrojne pedofilet te denohen. Atij Abazit ti behet kastrim kimik si gjithe bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje