Vdekja e ish-futbollistit të akademisë së Skënderbeut, Dorian Tahirllari pak ditë më parë shokoi të gjithë sportdashësit, por jo vetëm.
18 vjeçari ndërroi jetë rreth orës 22:00 të ditës së premte në spitalin e Korçës, pasi humbi betejën 2-vjeçare me sëmundjen e rëndë të tumorit malinj, pas plot 5 operacioneve.
Në lidhje me këtë ngjarje të dhimbshme, babai i Dorianit, Florenti, në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live”, ka deklaruar se i biri asnjëherë nuk ka folur për vdekjen dhe nuk kishte frikë nga ajo.
“Doriani ishte një djalë i fortë. Asnjëherë nuk tha, ‘o ba të lutem më shpëto’, jo.
Nuk tha kam frikë nga vdekja. I kam bërë një vizitë në Turqi.
As mamasë nuk është se i ka lënë ndonjë shenjë. Kërkoi kur ishte në spital, ishte lufta e fundit, ishin minutat e fundit.
Ai e kishte kuptuar shumë mirë. Më lutej që ta sillja në shtëpi.
Më tha më ka marrë malli për gjyshen, gjyshin, për shokët. Ende nuk e besoj që ai ka vdekur”, u shpreh Florent Tahirllai, babi i ish-futbollistit 18-vjeçar.
U prehte ne paqe.
Krishti qofte me te.
Zoti ju befte me te forte