Avdullah Hoti kryeministri i ri i Kosovës, 61 deputetë votojnë pro. Ja emrat e kabinetit të qeverisë

3 Qershor 2020, 13:41Rajoni TEMA

Me 61 vota, 1 abstenim, deputetët e Kuvendit i thanë “po” qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së. Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaci për mandatarin e formimit të Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019-ës, nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Emrat e kabinetit të qeverisë

Avdullah Hoti- Kryeministër

Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër i parë

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre

Goran Rakiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i pushtetit Lokal

Hykmete Bajrami – Minsitre e Financave

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës.

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë

Blerim Kuqi- Ministër i Ekonomisë

Meliza Haradinaj – Ministre e Politikës së Jashtme

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Ramë Lika – Ministër i Arsimit

Skënder Reçica- Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë

Enis Kercan  – Minisër i Zhvillimit Rural

Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete.

2 komente në “Avdullah Hoti kryeministri i ri i Kosovës, 61 deputetë votojnë pro. Ja emrat e kabinetit të qeverisë”

  1. USA says:

    Albini do shkarkonte Thacin, Ramen, dhe Grenellin, tani shkarkoj veten,deputet nuk eshte,a do filloj pune ne rruge?!

  2. Trotski says:

    Pune te Mbare Qeverise se Kosoves.me ne Fund u sikteris nje Delenxhi Megalloman e Anti-Amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje