Reforma Zgjedhore: 6 propozime të opozitës në tryezën e diskutimeve

3 Qershor 2020, 17:08Politika TEMA

Vazhdon dita e dytë e negociatave për reformën zgjedhore, tashmë nën drejtimin e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Edhe sot katërshja e tryezës së dialogut politik është mbledhur në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Takimi i nisur në 11:00 u ndërpre rreth mesditës, për t’u dhënë mundësi palëve të konsultoheshin me drejtuesit përkatës.

Gjatë kësaj pauze socialisti Damian Gjiknuri iu drejtua Kryeministrisë, ndërsa dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Bylykbashi dhe Vasili, shkuan në selinë e Partisë Demokratike, ku më pas mbërriti edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Palët kanë në tryezë një propozim me 6 pika nga opozita e bashkuar. Propozimi i parë ka të bëjë me qendrat e votimit dhe identifikimin biometrik të votuesve. Sipas opozitës, palët bien dakord për të zbatuar identifikimin biometrik në të gjithë Shqipërinë.

Sa i përket qendrave të votimit, opozita ka propozuar një formulë edhe për përbërjen e tyre, me 3 komisionerë të propozuar nga partitë politike me fuqi vendimmarrëse, të cilët do të trajnohen nga KQZ. Ndërsa 4 komisionerë, me fuqi vëzhguese, do të emërohen drejtpërdrejt nga partitë.

PD është tërhequr nga propozimi i saj duke pranuar variantin e PS për riformulimin e KQZ, por PD kërkon të propozojë kandidatin për kryekomisioner. PD dhe aleatët sugjeron që trupi i apelimit të ketë 5 anëtarë, trupi rregullator të ketë nga 3 deri në 5 anëtarë, ndërkohë kërkohet që KQZ të ruajë të drejtën për të urdhëruar rinumërim të pjesshëm.

Opozita kërkon edhe një rikompozim të qendrave të numërimit. Bie dakord me formulën e komisioneve të numërimit me 1 anëtar të propozuar nga KQZ ose 3+3 vëzhgues të vënë nga partitë politike në tavolinë, ose 4 përfaqësues të propozuar nga partitë më të mëdha politike në vend.

Opozita është tërhequr nga propozimi që ankimimi të ndodhte në Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që nuk e kanë kaluar procesin e vetting-ut, por ankimi të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, pra me gjyqtarë që e kanë kaluar procesin e vetting-ut.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka njoftuar një tjetër komunikim me median pasditen e sotme. Ndërkohë mbrëmë, pas 9 orë negociatash, së bashku me kolegët e saj që përfaqësojnë Brukselin dhe Londrën, Kim theksoi se reforma zgjedhore duhet të mbyllet sot dhe se duhej hequr dorë nga kërkesat që binin ndesh me rekomandimet e ODIHR.(A2)

9 komente në “Reforma Zgjedhore: 6 propozime të opozitës në tryezën e diskutimeve”

  1. shqip says:

    Çdo ditë paraqesin propozime të tjera. Kuptohet që opozita nuk do të ndryshohet sistemi. Bën lojëra fjalësh pa kuptim. Ata e kanë të qartë që ngado që të rrotullohen po të humbur do dalin. Kjo për meritë të tyren se të Rames. Me ato që I kanë bëre këtij vendi, këta nuk vijnë në pushtet. Shqipëria tani nuk ka nevojë për negociata, po për një forcë politike alternative. Bylyku dhe shkolleshumi i LSI janë figura të dekompozuara. Dhe për më tepër përfaqësojnë qarqet më regresive të vendit.

  2. gjergji says:

    Prit,prite.PD do kete edhe nja 10 propozime te tjera.Rama gaboj,ra viktim e mashtrimit te I.Metes.Nuk ishte nevoja qe per te realizuar reformen zgjedhore te merrte pjese edhe ish opozita jashte parlamentare e pa asnje funksion ne skenen politike e parlament.Reforma duhej ba nga perfaqesuesit e popullit ne parlament e jo nga ish parlamentar te ish opozites kaq shume te dashuruar pas karrikes,e kaq shume ,per te miren e Shqiperis te larguar nga ato karrike.Ish opozita bashkuar nuk do reforme zgjedhore por do afirmim politik e ne nje mendyre edhe rikthim te mundeshem ne parlament.

  3. Patrioti says:

    Me sa shikoj te gjithe kane hequr dore nga votimi me lista te hapura. I nderuar popull shqiptar nqs nuk do te behet ligji me votim te hapur dhe me kriminelet e rregjimeve ( sepse ligji i krimineleve nuk kaloi ne parlament) duhen bojkutuar zghedhjet dhe duhet protestuar deri ne plotesimin e te dyja kushteve. Nqs do rrini neper kafe e lloqe dhe do te lejoni te ngjidhen te njejtet njeres, ku nu ka rendesi se kush fiton sepse jone njesoj te ndare ne tre grupe, bleni groshe me shumice dhe hani 3 vakte dhe mbyllni gojen. Tani eshte momenti.

  4. katunari i viçidolit says:

    Mendoj se zgjedhja me e thjeshte do ishte qe:
    Nderkombetaret, te marrin persiper te na i kryejne ata zgjedhjet, ku shqipetaret (perfaqsues nga populli i thjeshte dhe perfaqsues te partive politike) te jene vetem vezhgues. Ne kete menyre, do na qerohej kjo klase politike dhe ata politikane qe populli i urren aq shume.
    Ne kete menyre do binte rehat edhe populli. Per kostot e zgjedhjeve ne kete menyre te vendoset nga nderkombetaret, dhe ata nuk do te lodhishin kaq shume sa po lodhen nga kjo klase politike dhe veshtire se dalin me bereqet si populli dhe nderkombetaret po u moren me partite politike qe sjane ghje tjeter veçse Asete te Shqiperise te mbushura me virusa, parazite dhe bubureca………………

  5. Cipini says:

    Partriot, me se e drejte, populli te bojkotoje zgjedhjet nqs nuk ndryshon sistemi zgjedhor me lista te hapura. Plehrat duan plehra ne listat e mbyllura. Sa kohe do jemi vasale dhe viktima te kesaj klase politike qe e con kete vend poshte e me poshte me borxhet qe vidhen ketu e tridhjet vjet?

  6. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Pika kryesore qe kane harruar,eshte qe partia derrave pd duhet te fitoj zgjedhhet qe te mos quhet vjedhja e votave.
    Kur fiton ps saliu bertet e uleret,na i vodhi edvini…
    Kur fiton pd ,bertet edi,na i vodhi shpellari..

  7. ida says:

    Deri sa partite te fusin turinjte ne zgjedhje me komosioneret e tyre, çdo vit do te bejme reforme zgjedhore!

  8. PD-PS-LSI ,JAN R*****A says:

    Ktyre duhet ven flaka si parti PS PD LSI JAN MORTJA kto tre parti Duhen bojkotuar se rrug tjeter ska kto po nuk Moreno nje cop nga cdo gje nuk e votin, vetem protesta kunder ktyre gjak Pirsve se e shkatrruan kte vend

  9. Prit o popull te beje ligje EUNUKU i Jales (SYMBYL Vasili) , me Bylykun e ShQUP it !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje