Revista prestigjioze “The Lancet” u distancua me studimin shumë të kritikuar që ajo publikoi për hydroxychloroquine, duke pranuar në një paralajmërim zyrtar se shumë pikëpyetje ekzistonin për këtë çështje.
“Lancet dëshiron të paralajmërojë lexuesit e saj për faktin se pikëpyetje serioze shkencore janë sjellë në vëmendjen e saj lidhur me këtë studim, i cili aktualisht është objekt i një auditimi të filluar nga autorët e tij”, thekson revista.
Ky paralajmërim u publikua në formën e një shqetësimi (“expression of concern”), deklaratë zyrtare e përdorur nga revistat shkencore për të nënkuptuar që një studim ka shfaqur probleme potenciale.
Publikuar më 22 maj në “The Lancet”, ajo bazohet në të dhënat e 96 000 pacientëve të shtruar në spital mes dhjetorit dhe prillit në 671 spitale dhe krahason gjendjen e atyre që kanë marrë trajtimin dhe të atyre që nuk e kanë marrë.