VIDEO: Pyetet për deklaratën e Trump për të përdorur ushtrinë ndaj protestuesve, kryeministri kanadez hesht për mbi 20 sekonda

3 Qershor 2020, 10:33Bota TEMA

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, heshti për më shumë se 20 sekonda përballë pyetjes së gazetarit se çfarë mendonte rreth veprimeve të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të shpërndarë me forcë protestuesit atje dhe thirrjes për të ndërhyrë me ushtri.

Trudeau u vu në pozitë të vështirë. Shprehia e fytyrës i ndryshoi disa herë, teksa edhe bëhej gati të përgjigjej.

“Të gjithë po shohim me tmerr se çfarë ndodh në SHBA. Ka ardhur koha që ta bashkojmë popullin, si dhe të dëgjojmë.

Ka ardhur koha që dhe ne kanadezët të pranojmë se kemi sfidat tona këtu, që edhe kanadezët me ngjyrë përballen me diskriminim, një realitet që e shohim çdo ditë.

Në Kanada ka pasur diskriminime sistematike, që do të thotë se sistemi i ka trajtuar ndryshe kanadezët me ngjyrë”, tha kryeministri.

1 komente në “VIDEO: Pyetet për deklaratën e Trump për të përdorur ushtrinë ndaj protestuesve, kryeministri kanadez hesht për mbi 20 sekonda”

  1. american16al says:

    Cdo shtet ka specifikat e veta, sa per kanadane, ajo ka zgjidhjen e vet dhe asnje nuk behet avokat per shtepine e tjetrit!!
    Kush eshte k/ministri Kanarese…??!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje