Besnik Mustafaj kundër ambasadorëve: Fjalia ‘topi është në anën e Bashës’ është presion publik, Berisha nuk thyhej. Rama e Basha duan të ruajnë status quo-në

4 Qershor 2020, 18:35Politika TEMA

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Reforma Zgjedhore është në një fazë terminale, duke shtuar se ambasadorët janë duke mbajtur më shumë anën e kryeministrit, Edi Rama.

“Kjo është një fazë terminale në mendimin tim, sepse iu hoq ‘koka’ e saj, që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. 

Objektivi kryesor duhet të jetë që të mos vidhen më zgjedhjet. Administrata është totalisht politike. 

Ambasadorja Kim duhet të lexonte së paku raportin e ODIHR më 2019, që thoshte se administrata është e politizuar. Qeveria po përdor edhe mësuesit për zgjedhje. 

Fjalia ‘topi është në anën e Bashës’ është presion publik. Nuk pajtohem me sjelljen e ambasadorëve”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj u shpreh se opozita e bashkuar nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin në Tryezën Zgjedhore, ndërsa shtoi se Rama e Basha duan të ruajnë status quo-në politike.

“Dosja e Durrësit dhe dosja e Peshkopisë vërtetojnë revanshin e qeverisë Rama për të mbajtur pushtetin. Nuk e dimë se cfarë ka lëshuar maxhoranca, por di që opozita nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin. Gjiknuri është ai që ka thënë se po të sjell disa ‘cuna problematikë’. 

Shumë media botërore, edhe BILD ka botuar disa gjëra që janë të frikshme për atë që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri. Gjiknuri duhet të ishte hetuar nga Prokuroria. 

Opozita për mendimin tim në kërkesat për Reformën Zgjedhre nuk ka qenë koherente, por nga ana tjetër opozita është viktimë, në tërësinë e vet. Unë besoj se nuk do ketë ndonjë rezultat. Berisha nuk thyhej nga presionet. Rama dhe Basha duan të ruajnë status quo-në”, vlerësoi Mustafaj.

Në lidhje me qeverinë e re të Kosovës, Besnik Mustafaj tha se qeverisja e Hotit ka minimunin e legjitimitetit politik.

“Albin Kurti nuk ka dhënë ndonjë provë antiamerikanizmi. Unë besoj se Kurti, që besoj se ka të ardhme në politikën e Kosovës, duhet t’i bëjë vetes analizë dhe të rrethohet nga njerëz që të guxojnë t’i thonë jo. Unë besoj se është një qeveri me një minimum legjitimiteti, që ka vetëm 61 vota. 

Avdullah Hoti në fjalën si kryeministër tha se do të rimëkëmbin ekonominë, mirëpo nuk foli për luftën ndaj korrupsionit. Mos-përmendja e luftës ndaj korrupsionit tregon se kjo qeverisja, Hoti, vështirë të luftojë korruptimin”, u shpreh Mustafaj.

14 komente në “Besnik Mustafaj kundër ambasadorëve: Fjalia ‘topi është në anën e Bashës’ është presion publik, Berisha nuk thyhej. Rama e Basha duan të ruajnë status quo-në”

  1. As ma hënksh, as ta hënksha ?!? says:

    Po ky legeni, s’bëri një gjë të hajrit .
    As mish, as peshk .

  2. LULJA says:

    SA KOQE ESHTE KY MORE …BERRISHA NUK THYHESH THOTE
    BERRISHA BURRE FRIKACAK DHE I PA BESE .
    KY SHIKONE ENDRA SIKUR DO ZGJIDHET PRESIDENTE
    UNE KENAQEM ME KETE KUR KERKONE TE FLASI FRANÇAISE… ESHTE ZERO ME BISHTE

  3. alieni lela says:

    Maskara!

  4. Ramaik says:

    O mustafa.Ju keni qeverrisur ne gjysmen e trazicionit duke pator 20% te votave te shqiptareve.Po si njerez pa cipe qe jeni nuk ju ben pershtypje asgje.Nje gje dini te beni mire ju ceta e Tropojes.Baltosjen.Hidh e hidh e. hidh balte mbi kundershtaret,TURP.

  5. Qytetari says:

    Besnik,je bere tamam si “qen i rrahur”….. Akoma “glorifikon” Berishen ! Nuk ke asnje lloj aftesie dhe vlere.Vetem shpreson per ndonje “cope”,por dukshem edhe pagese per keto prononcime pacavure.Qytetari

  6. ha daku se të bën mirë says:

    betishata bëri gropën kur ishe ministër i jashtëm apo harove dhe spushoje të flisje kundër tij duke ngrënë mut tani muti tu bë mjaltë

  7. Jari says:

    Por kur ngriti doren per reformen ne drejtesi, e ngriti me deshire Berisha?po qeverine e pajtimit kombetar ne 97 i pelqente?ai gjithmone kercenonte me destabilizim dhe te juaj per te evituar kete gje toleronin, por tani ja kane mesuar te gjitha prandaj i dalin hapur kundra, nuk i lene shteg per te manovruar,

  8. Virusi says:

    Berisha, Mustafaj, Cim Peka. Malokeri e madhe. Levizje malokesh. Kane zbritur vone ne Tirane. Nuk dine te ecin ne qytet, jo ti japin mend amerikes.

  9. Ramaik says:

    Mjerë ne kush na ka përfaqësuar në Botë!
    Po çfarë thuaj ti o Mustafa se Bylykbashi flet nga vetja e tij në atë farë komisioni? Ai nuk përcjell as opozitën e bashkuar dhe as Bashën në atë komision. Ai ju përcjell juve anëtarët e dëshpëruar të trusti të Tropojës që është kthyer në turp dhe makth të çdo shqiptari.

  10. Drejtesia e munguar says:

    Shko bej ndonje poezi o loqe lepiresi i Berishes. Te pame edhe inteligjencen tende kur ishe ne krye te te PDse.

  11. Pa Shtyllë Kurrizore says:

    Frenoooo Besnikkkk!
    Pse kështu more Besnik a i thuhet mikut ik?
    Prisni, prisni dhe një çikë.
    Se Kim te gjithëve do t’jua cik.
    Kujt më pak e kujt më çikë.
    Ilir Floriri të ka paguar me dal me fol ndonjë çikë!!!

  12. Jurgeni says:

    Eh mor niku , po cte beje ambasadorja , ajo tha se topin e ka luli pasi e cmontoi Ramen dhe e beri tw leshoje shume. Tani si te thote ambasadorja qe te firmose luli, te thote qe Rama duhet ti leshoje vendin lulit.

  13. durrsak 24 karat says:

    Besniku i Nexhit eshte ushtari i bindur i Sales. Hajde, jepi dum!

  14. Alidemsi vjeter says:

    Ky Legeni Komunist Mustafaj e di mire shprehjen..Komunistet nuk dorezohen.,si “komunist i vjeter” qe eshte,.prandaj dhe Sali Mortja,si “komunist i vjeter”,nuk “dorezohet”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje