Ironia e Mero Bazes: Basha ka vetëm një kusht, ambasadorja Kim të mos i thërrasë Luli Basha

4 Qershor 2020, 10:03Politika TEMA

Botuesi i gazeta TemA, Mero Baze ka ironizuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha pas deklaratës ku ambasadorja amerikane Yuri Kim i “la topin” në fushën e tij për të firmosur marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Basha reagoi, duke thënë se ka mbetur vetëm një çështje për t’u zgjidhur.

I është ofruar gjithçka ka kërkuar por ai ka vetëm një kusht: Ambasadorja të mos i flasi Luli Basha”-shkruan me ironi Baze.

Kjo, pasi Çlirim Peka tha se Basha e kishte marrë në telefon ambasadoren amerikane Yuri Kim që të mos i drejtohej më atij “Luli” por t’i drejtohej zyrtarisht.

Në daljet publike, ambasadorja Kim i është drejtuar shpesh “Luli” drejtuesit të opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje