Berisha në jerm dhe Meta me psikikë të lodhur i bëjnë presion Bashës

5 Qershor 2020, 19:21Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

ODIRI nuk kërkon më konsensus me opozitën. Në kërkesën e vet, tani ai ngre vetëm votim të cilësuar për miratimin e ligjit zgjedhor.

E pse duhet t’i luten Partisë Demokratike?! Domethënë, kjo është e mjaftueshme tani, në funksion të negociatave me Bashkimin Europian.

Me gjithë mend mendoni ju që Sali Berisha po e pengon Bashën sepse vepron për të garantuar zgjedhjet? As mos t’iu shkojë mendja për këtë!

Ai kërkon destabilizim të shoqërisë dhe shkatërrim kombëtar. Por është në jerm: asgjë nuk do të bëjë dot, se nuk ka fare forcë.

Po Meta? Ky është në humbëtirën që e shtyn në çdo orë psikika e tij e lodhur, lodhje që kuptohet se i ka ardhur nga rreziku i shpronësimit të pronave të tij të paligjshme.

Por, ndërkohë, po kuptohet se të dy i bëjnë presion Bashës të mos firmosë gjë, por të vendosë në çdo pesë orë një kusht të ri.

Do pyesni ju, të çmendur janë këta?

Në fakt, të gjithë vjedhësit e kapur nga ligji, këtë psikikë kanë. Është e çuditshme, se kjo specie, kudo ku ndodhet nëpër botë, gjithmonë kërkon të fitojë kohë, pa e ditur fare se përse i duhet kjo kohë. Kështu edhe këta tanët. Kohë, kohë, duan, ta shtyjnë sa ta shtyjnë, sepse ndërkohë i ka kapur reforma antikorrupsion.

Nuk i keni parë ata që janë në kërkim nga ligji, sesi fshihen vrimave, pa e ditur as vetë se përse janë fshehur. Duan të fitojnë kohë, dhe kjo nuk iu hyn fare në punë. Normal, kështu është, por ja që ata e kërkojnë.

Po Basha pse ka dy ditë që nuk përgjigjet?

Basha është i sulmuar nga dy forca: nga forca kërcënuese e Saliut, për mospranimin e ligjit; dhe nga forca me presion konkret i politikës amerikane. Bashës i duket sikur është në ekuilibër, si i sulmuar nga dy forca të barabartë, por, po ta ngrerë edhe më presionin politika amerikane, Basha nuk do ta pyesë më Saliun.

Po Saliu, do ta rrëzojë Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, nëse Basha e firmos ligjin?

Po ç’të duhet Saliu, o Lulëzim, kur në USA është një proces penal i ngritur për financimin rus?

Sigurisht, nëse politika amerikane do të vendosë në tavolinë gurin e fundit, Basha do të firmosë. Dhe kjo po pritet: guri i fundit, dhe firma e Bashës.

Megjithatë, përpara kësaj trazire infantile, politika amerikane dhe maxhoranca nuk ka pse pret më. Duhet të votojë ligjin sipas amendamenteve që ka kërkuar ODIRI, sepse tani janë të plota votat në Parlament…

14 komente në “Berisha në jerm dhe Meta me psikikë të lodhur i bëjnë presion Bashës”

  1. Lona says:

    E sakte avokat e votojne ne parlamente po PD tregoje qe nuk eshte parti por nje grupe vjedhesash qe kane frike nga ligji duhet pjesa progresiste e PD te beje ndryshime brenda partise

  2. Avokat i nderuar – ska me jermi. Ska me gjendje te renduar psikike. Te tera me ne fund iken, mbaruan. Ne kemi qene ne jermi te thelle. Tani kuptojme se sa rende kemi qene, ne psikiken tone, duke besuar ne dy njerez, tmerresisht injorant por edhe te rrezikshem. Me ne fund u zgjuam nga nje enderr e keqe qe na dukej pa fund, fale Amerikes, Germanise dhe askuj tjeter. Fat i madh qe keta dy shtete te medhenj, me ne fund i dhane fund ketije ankthi te tmerrshem, me autore Berishen dhe Meten kryesisht

    1. Koltivari says:

      Ha mut ha ambasadorja amerikane nje ore me ilir meten ne presidence

  3. "BOHOTINA" says:

    I mrekullueshem Avokat!…

  4. Suka says:

    Z.Spartak!
    Jeni shume I sakt.Luli eshte nen presion te jashtzakonshem nga Sala.Keshtu qe I bijne ne qafe kot Lulit.Ai e din se Sala e zhduk po te flas ndryshe.

  5. idhir meta says:

    Dhe basha pa bole ske ze te flase

  6. lenci says:

    Komentuesit me siper te duronin edhe pak! Se Spartakut nuk i dalin kurre parashikimet. Basha di si te gjuaje topin…

    1. Pd rrumpalla says:

      Lenci…më thuaj me kë ekip luan Lyli, të të them sa e njeh topin.

  7. Lulushja says:

    Lenci tu befte nenokja Lulushja eshte i tredhur qe ne veze. E bija e Saliut me fytyre burri e afroj dhe i tha te jatit merre kete manikinen se na duhet. Cilin post Lulushi nuk ka qene i menderosur. Minister I jashtem apo i brendshem apo minister transportesh dhe finalja kryetar bashkie dhe partie me nje bunch kusaresh. Ishalla behet fanar ndricues si kryetar keshilli tek lagja jote tu befte nenokja .

  8. lenci says:

    @PDRrumpalla!
    Pyet ambasadoren amerikane. Ajo e tha qe topi ishte ne fushen e Luli Balles dhe ardhmja ishte ne duart e tij. Tani sapo tha qe marreveshja ishte nje sukses i madh.
    Pashe fytyren e Rames. Nxinte nga “gezimi”!

  9. Beneti says:

    O Taku! Do te na saktesosh kur do arrestohen keto monstra antishqiptare,apo jo?Na i cove koqet ne toke or bure.

  10. bledi says:

    Lali Eri i prishi kot leket per te bere Pazarin e Ri
    Ne Shqiperi me leket e botes behet çdo 3 muaj
    1 Pazar i Ri
    Ja pra dhe se fundmi do shofim prap si gjithmone ne tezgat e tyre shitesit e zakonshem jo te frutave dhe perimeve po te rrenave dhe kercenimeve
    Populli Shqiptar e ha shume Supen e Rradhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje