"PO-ja” e Bashës, përshpejton rënien e Ramës

4 Qershor 2020, 17:08Blog TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Investimi më i madh i Edi Ramës në pushtet ka qenë ngulitja e idesë se për gjithçka në këtë vend fajin e ka kundërshtari politik. Nuk i duhet mohuar kjo meritë. Opozita e ka fajin kur Edi Rama kapet duke vjedhur, kur kriminalizon parlamentin, kur fut në burg për mospagim të energjisë elektrike, kur ministra dhe drejtorë të policisë së tij kanabizojnë vendin, kur rrit taksat dhe ulë rrogat, kur shkatërron pronën private, vjedh atë publike etj. Propaganda është shndërruar në një makineri kullufitëse, ku bluan dhe nxjerr gjithçka pushteti kërkon. Nis në mëngjes nëpërmjet një ushtrie në emisonet televizive dedikuar problemeve qytetare dhe përfundon në mbrëmje vonë, ku njerëz të paguar nga taksapaguesit shqiptarë shfaqen si opinionistë të pavarur.

Propaganda i nguliti shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve idenë se opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi, duke e shndërruar atë në antagoniste, për shkak se ajo ka frikë nga drejtësia. Ndërkohë që nga drejtësia e pavarur duhet të kenë frikë ata që janë në pushtet, që janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj zullumeve dhe korrupsionit, jo ata që kanë vite që janë larguar prej tij. Nuk duhet mohuar se në gjithë këtë kohë opozita ka luajtur në terren të minuar. Me këtë nuk dua ta shfaqësojë plotësisht. Ajo ka përgjegjësitë e saj.

Që opozita t’i paraprijë variantit të fajësimit dhe të anatemimit, Lulzim Basha, pas përpjekjeve të fundit prej tij, duhet t’i thotë pa asnjë lloj kompleksi “PO” marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Nga momenti i uljes në tryezën politike, që për PD-në ishte një fitore e madhe, për shkak se e zhbëri Parlamentin dhe njohu atë si faktorin e vetëm opozitar, ishte e qartë se dita e dakordësisë nuk do të ishte e largët. Marrëveshjet nuk kanë asnjëherë fitues maksimal. Në marrëveshje nuk futet askush për t’i fituar apo për t’i humbur të gjitha. Opozita nuk ka pse bie pre e presionit për t’i thënë jo ndërkombëtarëve apo të bëhet pjesë e korit të një pjese të rrjetit social që shohin tek çdo ndërkombëtar konspiracion.

Se kush është Edi Rama dhe Damian Gjiknuri nuk ka nevojë të na e thote PD, Lulzim Basha apo ndonjë ndërkombëtar. Shqiptarët i kanë parë me zë dhe figurë. Mbi të gjitha, po i përjetojnë në kurriz zullumet e përditshme të pushtetit të tyre. Ajo që kanë nevojë shqiptarët është t’u kthehet besimi dhe të shohin një lider dhe një parti politike që u ofron një alternativ të besueshme. Reforma Zgjedhore në këtë drejtim është stacioni i parafundit i mbijetesës së Ramës në pushtet. Asnjë lloj sistemi dhe dakordësie nuk e largon automatikisht Ramën. Besimi tek opozita dhe tek alternativa e saj po.

“PO-ja” e Bashës duhet t’i japë fund një herë e përgjithmonë alibisë së ndërkombëtarëve. Pas kësaj ata duhet të shohin tek ai një partner serioz të besueshëm. Frymën popullore nuk ka sistem, reformë, ndërkombëtar, lekë, bandit apo vjedhje që e ndalon. Sfida e PD dhe e liderit të saj në këtë vit të fundit para zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë sinkronizimi total me erën dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.

Njerëzit kërkojnë alternativë të besueshme. Opozita ka shansin e madh t’ua realizojë dëshirën. Ekonomia është rënuar. Kjo duhet të jetë sfida më e madhe e saj. Si dhe çfarë do të bëjë për ringritjen e saj? Çfarë do të bëjë për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë etj.? Program dhe premtime të realizueshme. Nga momenti i “PO-së” së Reformës Zgjedhore merr fund rehatia e Lulzim Bashës.

Ai ka përgjegjësinë kryesore për krijimin e një ekipi të besueshëm, që ngjall kureshtjen dhe admirimin e votuesve. Ai nuk mund të shndërrohet në katërqind pjesë dhe të shpërndahet në të gjithë vendin, por ekipi i tij po. Njerëz të besueshëm dhe me reputacion në qytetet dhe zonat e tyre mund ta shndërrojnë PD-në në një alternativ serioze, gati për pushtet.

27 komente në ““PO-ja” e Bashës, përshpejton rënien e Ramës”

  1. Katunaria e PeDes says:

    ky Lapardhaja qenka tipik fshatar Lapardhaje

  2. vjola says:

    Hajde llum gazetar hajde , qofsh ti qe je . Kush i ben vjedhjet , krimet , shkaterrimet e di e gjithe Shqiperia . Vazhdoni genjeni veten se ju besojme shume .

  3. Zigur says:

    Ik o Namir ha ndonje tas grosh te shqupi, se vec per ate pun je

  4. Aldo says:

    Ore tip.
    Berishën , Bashën dhe Metën, nuk e duam kurrë më…..
    kurrë më në pushtet . Ti vegël e tyre, ik pirdhu së bashku me ta.

  5. vang says:

    Dhe nga eksperienca kemi arsye ta besojme se ardhja e PD do jete nje katastrofe e rradhes.

  6. ediik says:

    Po pse po të hash mut njëherë dhe nuk të pëlqen, e han për së dyti zotëria?
    Këta duhen qëruar me ruspë zgubthi.
    Përse duhen pyetur këta që e lanë në mes detyrën e tyre para popullit? Sepse këmbejnë radhën e qumështit për të vjedhur.

  7. Likja says:

    Po-ja e Bashes, si pordha me rigon! Po ku ka force ky te thote PO ise JO, ky vetem te dhitet ja force! A nuk ju kujtohet koha e ambasadorit Lou me Bashen, kur Basha shkonte si pordha neper breke, sa tek Berisha, sa tek ambasadori! Ate qe mund te beje ky politikan eshte fryhet si gjeli ne maj te plehut!
    Nje vere ne uje ka bere, ben dhe do te beje ky fyell nga trupi dhe fyell nga mendja! Pret te behet edhe kryeminister, pale!

  8. Dr.X says:

    I dashur artikullshkrues,Opozita nuk eshte opozite,por” o bo bo Zeit”
    Zgjidhja?
    Ne kosh te plehrave te historise,nje opozite tjeter ti zere vendin

  9. TORI says:

    edhe kush eshte lule basha populli e di o neim

  10. zgalem says:

    Llogjika e z. Namir laperdhaja , si vella e moter me llogjiken e Lefter Maliit . Si duket Laperdhaja nxjerre figura me llogjike te sakatosur . Lexusit jane te lodhur me kete llogjike , qe koncentrohen ne kengen :” O Sali tu befsha ferre , merr mandatin dhe nj ehere ” . te tille “intelektuale ” ka prohduar Laperdhaj ae tranzicionit . T’i rroje vetvetes ! Zgalem

  11. antipatrea says:

    Dëgjojeni këtë patriotin e Lefter Maliqit dhe të jeni të sigurtë se që nga Lapardhaja e deri në Lumas ,dmth në gjithë Shqipërinë , nuk fiton dot Edi Rama…

  12. Ed says:

    Po ci ke keto mo bythelepires. Po pse se kaq budallenj jemi ne o kubik. AI PO MUNDOHET TE BEJE NDONJE PAZAR QE TE SHKURTOJE VITET E BURGUT SE E DI QE NUK KA VRIME MIU QE TI FSHIHESH AMERIKES. YOU CAN RUN BUT YOU CAN’T HIDE.

  13. Ujku Plak says:

    Mire i thua lulit : Te nis menjehere Nul Moken, Salianusin, Krric Balliun, Grida Sumen etj Mona me ato byth shurrat e leshe dhise dhe te siguroje qe as familjaret e vete nuk i votoine o Bole gazetare. Qe ripjellja ka deshtuar te qeveris kete e dime, por te largohet ripjellja dhe te vije opozita ne pushtet me mire thuaj hapu Dhe

  14. Ali says:

    E ka seriozisht ky person, kaq injorant eshte sa i pandeh te tjeret si vetvehten kur shpalos helmin vrere
    me aresyetimin se fajet jane ne njerin krah, dhe tani Lulzim Basha i mirenjohur tashme si nje njeri me kapacitet te mendimit dhe te karakterit ne nivel as nen mesatar, mund te vij ne pushtet dhe te udheheq vendin.
    Rama ka plot gabime por qe jane dhe reflektime te kundershtareve te padenje dhe te zhytur deri ne fyt me korrupsionin kur ishin ne pushtet dhe kjo ben qe PD me kete udheheqje dhe politike do te vazhdoje te jete ne opozite duke penguar ecjen para te vendit drejt BE.

  15. Shkodrani says:

    Nuk e di kush je,cfare fytyre ke dhe me cfare meresh dhe as nuk me intereson,po me dhe mundesine te vlersoj perpjekjet tua per ti dale per zot Lulit dhe opozites,ti pa tjeter nuk ke jetuar ne kete vend dhe nuk din fare se cfare eshte bere ketu,zotri luli nuk eshte kryetar opozite,Luli eshte derzhun i rradhes,Luli ka celsat e kashtes,po sic duket do te kete dhene dhe ty ndonje kopje,se c-fare eshte bere ne kete vend dhe kush jane ekzekutoret,ky popull e din shume mire dhe nuk pret ta mare vesh nga shoket tu,dy jane personat qe mbajten peng kete vend,Berisha tutor dhe Meta vegel e tij,i mare ne sherbim te gazidedes,qysh ne vitin 92 dhe tani ortak i tij,qe bemat e tyre te pohuara publikisht me ze e figure,kundra njeri tjetrit nuk do kishin mundesi te ishin te pa ndeshkuar per akuza shume te renda

  16. Shteti_qe_duam says:

    Basha dhe opozita e bashkuar duke refuzuar problemin e listave te hapura te cilat jane çelesi i sukseseve dhe i diktatures Rama, do ta rrezojne Ramen kur te shohin veshin pa pasqyre. Katastrofa e tyre ne zgjedhjet do jete e pashmangeshme dhe me e thelle; jo per merita te PS, por per paftesine e opozites bashkuar qofte edhe per ta bere Ramen ti mendoje ato si kundershtare serioze.

  17. zoga e vodices says:

    O ti nuk u kuptova emrin tend Namir apo Namkeq qe ne dy reshtat e para kuptohet qe je NAMKEQ kur thua qe qeveria te fut ne burg po nuk pagove dritat ne asnje vende te botes nuk te fut e ne burg per mos pagim dritash por per vjedhje te saj jane dy gjera te kuderta ,por ti si ushtar i bindur per te perfituar dhe per te justifikuar kocken e rradhes patjeter do te mbrosh kryetarin tend .Namkeq jane gjera qe ti nuk mund ti kuptosh se shkrimi yte eshte si nje hartim i klases se 5-te,prandaj mos u merr shume me politik po shiko te mesosh ata kalamajt e shkolles .Hajt te fala dhe bashkefshatarit tend Lefter L……s.

  18. Plaku says:

    Si mund te beje alternativen Lyli more Lapardhila,kur i ka dosjet ne prokurori plote per tradheti te larte,korrupsion dhe vrasje te qytetareve te pafajshem dhe mbi te gjitha nje genjeshtare i pa skrupullt dhe injorant i pa shembullt…..po pse ore mbulohet dielli me shoshe……vazhdo te hashe supen se te pelqeka e mos kerko qiqra ne hell…..????

  19. Babale says:

    Kjo La’pardha, kryeqytet i kujt eshte?

  20. Po ajo dihet o Lapardhaja , bile s’ka nevoje per PO ne e Lulit , Luli I ka te fituara zgjedhjet me c’do lloj sistemi , por qe ka nje problem fare te vogel , ka frike te hyje ne zgjedhje ose ka frike te behet kryeminister , me gjithese shikon endra me kryeminister diten e naten !
    ShQUP i sot do kishte 85% te pushtetit vendor , kjo u duk qarte ne zgjedhjet e 30 qershorit , prandaj pyete Lulin , pse nuk hyri ne zgjedhje kur ato i kishte te sigurta ?

  21. Konjak says:

    Perpiekiet per ta permiresuar reformen zgjedhore , besojse eshte detyre e te gjitheve , pa perjashtim . Reforma duhet te permbush ato mangesi qe jane vrejtur gjat kohes se votimeve te me perparshme . Sgjedhoria duhet te kete ato ligje e rregulla qe duhet te kete , kerkesat shtese per interesa , sigurisht s’duhet te mirren parasish .Prandaj eshte e domosdoshme qe rregullat dhe ligjet te hartohen e miratohen nga specialist te fushes – ligjvenesit–. Vetem zbatimi i ligjit eshte ne interesin tone –popullit– . Ne qe komentojme , nukse duhet te dalim nga tema , duhet te qendrojme brenda permbajtjes se shkrimit , dhe duhet te kemi parasysh se rreagimet tona , tregojne qartazi edhe njohiet , aftesite , edukimin , ndergjegjen , shpirtin , vlerat , e nje pjese te madhe te popullit . S’mund te jete e arsyshme te perbaltim popullsine qe reagon majtas apo djathtas , ne media ; vetem per kenaqesi te pa arsyshme personale . Mir eshte te vendosim nje gur ne ngrehinen kulturore , dhe jo ne ngrehinen barbare .

  22. timo says:

    O Lapardha, është e vërtetë që një vepër arti mbështetet në një realitet konkret veç, shfaqia e saj është fiksion sepse parashtrohet nga një artist. Kështu, edhe realiteti i yt dhe i disave si puna jote është fiksion. Këtë tashmë e dinë të gjithë. Juve ju gënjen mendia.

  23. Kunati i Lulkes says:

    U ftofsh mu ne tajaret o Namemir
    Lapordha…..
    Po ti qenke zheni or t’u mbyllte…opo
    Shkencetar i fshehur….or i pjerdhur nga trute… me Lulezimen do t’a shpartalloni Edi Ramen ju or te tejlodhur?

  24. Lapi says:

    Prit sa ti bien bolet dashit…

  25. sadna babul ka bidai says:

    ky eshte burri im se vdiqa tjy kerku as ne telefon nuk me merr jepja kete numer se me kane vjell shtepine 0695177053 ju lutem mos na ofendoni du me gjet burrin se me ka humb . me shajne po nuk e rruj fare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje