Çlirohu Lulzim!

4 Qershor 2020, 11:30Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e la topin në fushën e Lulzim Bashës, për të thënë ai fjalën e fundit, nëse e pranon kompromisin e ofruar në tokën amerikane. Zhvillimi i bisedimeve pikërisht në selinë diplomatike të Shteteve të Bashkuara, është njësoj sikur palët të kenë qenë ulur në Uashington e jo në Tiranë.

Nga deklarata e zonjës Kim, duket se përfaqësuesi i PS-së ka lëshuar shumë pe, natyrisht edhe me miratimin e kryeministrit Rama. Kjo gjë i lehtëson negociatat në vetvete, por i dramatizon në kampin opozitar, sepse ata presin pikërisht të kundërtën, që qeveria të tregohet refraktare dhe të mos tundet nga istikami.

Kryeministri Rama dihet që është xhongler i shkëlqyer politik dhe nuk tutet të rrezikojë duke ofruar më shumë se sa u takon tekave të demokratëve. E tregoi këtë gjë kur i ofroi opozitës më shumë se gjysmën e kabinetit qeveritar, me portofolet më të rëndësishme të saj, përpara zgjedhjeve të vitit 2017.

Edhe tani ai duket që ka ofruar sërish bonuse të tjera për opozitën, saqë kam frikë se ajo këtë ia merr për dobësi për të rritur dozën e kërkesave.

Mbaj mend kur afro 10 vite më parë, Edi Rama, atëherë në rolin e kryetarit të opozitës, lumturohej teksa kishte arritur një marrëveshje modeste me kryeministrin Berisha në një restorant francez në Strasburg me emrin “Krokodil”, nën ndërmjetësimin e partnerëve evropianë.

Në atë kohë lideri opozitar nuk kishte kërkesa kaq të papërfytyrueshme të tilla si: qeveri teknike përpara zgjedhjeve, identifikim biometrik të zgjedhësve, votim elektronik, depolitizim të komisionerëve, transparencë në financimin e partive, etj. Me të tilla kërkesa kaq të “çmendura”, Sali Berisha do ishte ngritur menjëherë nga tavolina e bisedimeve dhe do largohej demonstrativisht.

E vetmja gjë që pretendonte opozita e atëhershme dhe që e arriti vetëm si një premtim të dhënë nga kryeministri Berisha, ishte që ajo të kishte të drejtë që pas zgjedhjeve, nëse dyshonte në manipulim rezultati, t’i jepej mundësia për të hapur dhe hetuar kutitë e dyshuara. Kjo, duke marrë si shembull manipulimin e provuar në komunën Rruzhdie prej komisionerëve demokratë.

Mjafton ky premtim gojor prej Sali Berishës, që Edi Rama të përmbyllte grevën e urisë që zhvilloi në bulevard nën moton “Hap kutitë ose largohu”!

Vini në peshore se çfarë modestie në kërkesa kishte opozita e dikurshme përballë qeverisë së Sali Berishës dhe çfarë kërkesat ka opozita e sotme për qeverinë “Rama”, për të kuptuar diferencën e evoluimit të standardeve demokratike që ofron Edi Rama për palën tjetër.

Është interesant fakti që 10 vjet më parë Edi Rama nuk kishte nevojë të konsultohej me askënd kur e quante arritje të madhe për opozitën hapjen e kutive të votimit. Natyrisht, nuk bëhej fjalë më për kutitë e zgjedhjeve të vitit 2009 (sepse ato Berisha nxitoi t’i djegë me benzinë), por për zgjedhjet e mëpasshme.

Ndërsa sot, lideri i opozitës, Lulzim Basha, nuk merr dot asnjë vendim të pavarur, pa pyetur më parë Berishën, Metën e Kryemadhin.

Aq i kapur është prej tyre, saqë besoj që mallon një mijë herë Edi Ramës se përse lëshon kaq shumë pe dhe nuk e bën situatën më të vështirë me qëllim që Basha të ketë alibi ku të justifikohet.

Fakti që negociatat janë mbajtur me dëshmitarë amerikanë dhe evropianë, e vë Lulzim Bashën në pozitë të vështirë. Këta partnerë kanë pasur mundësinë t’i dëgjojnë palët drejtpërdrejtë në tavolinë dhe kësisoj tashmë e dinë se cilët janë për konsensus e cilët për bllokim.

Lulzim Basha nuk ka alternativë tjetër veçse të pranojë. Por që ta bëjë këtë do t’i duhet që të çlirohet më së pari nga Sali Berisha. Rrugëtimi i një lideri nis nga çlirimi prej hijeve që i mbeten pas. A do mundet dot vallë Luli Basha ta bëjë këtë?!

(TemA)

15 komente në “Çlirohu Lulzim!”

  1. z says:

    Po dihet tashme qe Luli vendos vetem gjoba nepermjet kunatit! Ndersa vazhdon te jete nen tutelen e Saliut! Ka nga te anet frike nje frike e spiegueshme per ato krime qe ka kryer!

  2. Om says:

    O Ketri po pse cmenduri eshte depolitizimi I komisionereve si ne gjithe europen apo te votojne emigrantet…por njesoj jane…pa nderruar sistem….

    1. Henks says:

      Om
      Gazetari e ka vene ne thonjeza fjalen “çmenduri”, per te lene te kuptohet krahasimi i kerkesave midis Saliut dhe Rames. Biles vete autori i shkrimit e thote qe nuk perfytyrohej t’i kerkoheshin Saliut gjera te tilla, sepse per botekuptimin e Saliut keto kerkesa jane me te vertete çmendurira, se eshte mesuar ta “fitoje” pushtetin me dhune dhe grabitje.

  3. Trotski says:

    Ne fakt Luli varet ma shume nga “Kunati ” i Tij se Ai mban Qesen e “Shtepise”.Kjo gje eshte pare kur ishte Kr.I Bashkise se Tiranes dhe ne kohen e Zgjedhjevr Kuvendore .me shitjen e Pozicioneve te Kandidateve Merrej “Kunati” d.v.

  4. Taulant says:

    Luli,Berisha,Meta,Rama kanseri i Shqiperis. Pakti i tyre eshte qe te mos denohet asnje. Objektivi i Edi Rames eshte zbrazja e Shqiperise ne 5 vjetet e ardhshme. Shkaterrimi i objekteve historike shkaterrimi i ekonomise drejtimi i vendit prej oligarkeve shtimi i borixhit publik jane arsyet pse Athina e Beogradi mbajn Ramen ne pushtet. Kampion eshte Edi Rama ne 7 vjet asnje fabrik por 400 mije Shqiptar braktisen vendin. Ne 5 vjetet e ardhshme me nje ekonomi teresisht te shkaterruar pa institucione edhe ata 500 mije Shqiptar aktiv si forc pune do largohen. Ramut Rama plotesoj jo endrren Serbe per zbrazjen e Kosoves por ate te zhdukjes se Shqiperis. Ka plot gomer qe enderrojn akoma me sy hapur per mrekullit qe do bej Ramuti , Po vitin tjeter do perfundoj edhe 2 km lungomare e ndonje qender fshati ne HD .

    1. gim says:

      Shkruhet kancer me “c”. Gjithsesi spo presim asgje nga Rama mor shok, jemi ne kapitalizem kush eshte i zoti nderton kapital dhe si plas fare per shtetin. Parazitet si ppuna jote si ndahet zemra nga buka qyl e komunizmit. Popull parazit dhe ankesaxhi…

  5. Roberto says:

    O Altin ti shume mire thua por kujt ja thua. Shiko sot ne darke neper studiot Televizive ku “analistet” e PD,Andi Bushati,Agron Gjekmarkaj,Mark Marku e te tjere te justifikojne Lul Sumen per keto veprime prej femije te pa rritur por edhe kur ti pranoje Luli do thone qe ishte fitore e Opozites. Jane shume te pafytyre dhe prap e nxjerin koken si njerez konfliktual sepse te tille njerez kane patur gjithmone ne gjirin e tyre,njerez te te gjitha llojeve te krimit qe nga te”persekutuarit”e rregjimit e deri ne ditet e sotme.

  6. Plugu says:

    Taulant! Na habite.Qysh i di gjithe keto gjera?

  7. Jimi says:

    Ore Lulja eshte gati ti puthi edhe kemben Kim-it, por puna eshte se kur te veje ne “shtepi” ka halle se e rreh baba dhe e ze me dru.

  8. Babale says:

    Pirdh te cfryhesh Lule.

  9. Malsori says:

    Luli ,Saliu,Iliri dhe Nafija e dine qe si do qe te behet Reforma Zgjedhore ata jane te humbur,sepse populli nuk do tju degjoj zerin pa le ti votoj keta hajdut e vrases.Po ulerijne dhe mallkojne se vendin e kane ne burg.SPAK-u Reforma ne Drejtesi eshte vdekja e tyre.Malsori.Boston

  10. Cipini says:

    Taulant, qenke trap. Qe Edi ka kusure dihet, por mos merr gjynafet e Berishes dhe Metes dhe ja jep te gjitha gjatoshit.

  11. gjergji says:

    Taulant omik: kush mutin I pranon apo ka nevoj per shqiptaret ne bote? Injorant ne kulme ,pa asnje zanat,hajduta te pashoq,drogista te frikeshem,vrasesa te mirenjohur qe ti mendon se Europa I pret.ha.ha.ha.Me fal por qenke nje injorant kaq I madhe me ngjan si tropojan e nuk din se cfar flet.Ne cdo vend te botes e asnje qeveri ne bote mor gomar rrace nuk hap fabrika,ku e gjete ket zbulim per hapje fabrikash nga qeveria!!!!!
    Ato happen nga ato qe ti I quan oligarke,ato kan para,ato kan ambicje per shtuar pasurin e neqoftese nuk e shohin te arsyshme,natyrisht per te fituar,nuk investojne.Kush te investoj ti apo shoket tuaj qe nuk keni breke ne bythe.Cfar I duhet vendit ajo turme injorante pa asnje dije e zanat qe ti na e queke fuqi puntore????Sikur ti te hapesh nje fabrike natyrisht me teknologji bashkohore a mund te kene ndonje prej tyre qe te jete I afte te punoj normalisht? Pa dija,injoranca ne Kulm,pashkollimi maksimal e krejtesisht te pazanat e te pamesuar te punojne eshte shkaku qe shume vende te botes nuk investojne ne Shqiperi.Nuk jame as dashamires e as perkrahes I asnje partie.Por shoh se Rama eshte patjeter kryeministri me I afte I 30 viteve te fundit (te kujtoj shoun televiziv drejtu opinionit shqiptar e nderkombetar per ndihme,apo menaxhimin super te sukseseshem te koronavirusit) perbakk katundarit malok tropojan Berisha me shkaterrimin total te fabrikave ne Shqiperi,apo shkatrrimin total te hekurullave(bile vjedhjet e traversave e shitjet e tyre per skrap.idiolleku maksimal “ceku bardhe” idiotsia e piramidave e padyshim grushti shtetit,hapja e depove te armatimit e lufta civile(3000shqiptar u vrane).Me duket o Taulant nuk din o te arsyetosh e jo me te mendosh.Me fal por gjithecka miqesore

  12. Taulanti, motra e Zigurit says:

    O Taulant! Sa sakte qe gjykon. Me siguri, ai qe te jep mendjen me qera, eshte i mbaruar.

  13. NjeQytetarOptimist says:

    To be or not to be, that’s the question…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje