Mos u lodhni kot, nuk ka marrëveshje deri më 8 Qershor!

3 Qershor 2020, 21:11Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Doni ta përvetësoni “alfabetin”, për të lexuar përtej rreshtave të deklaratave publike të liderëve politikë, të vërtetën që ata nuk do na e thonë kurrë? Është një zeje që mund të përvetësohet kollaj, përmes disa ushtrimeve praktike. Mjafton të kesh parasysh disa kode të thjeshta, sekretet e të cilave, gjenden në sjelljen e tyre politike 30 vjeçare.

Le ta shpjegojmë këtë përmes një shembulli të thjeshtë nga debati për reformën e re elektorale. Palët kishin rënë dakord me konsensus, me propozim të liderëve të opozitës, që ta përfundonin atë brenda 31majit. Jo vetëm që nuk u përmbush në kohë, por megjithë përpjekjet cfilitëse të ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë, ajo as nuk duket që të ketë shanse për tu arritur.

Pyetja që shtrohet pas kësaj është: Pse kjo qasje që nuk ka mendje perendimori që ta kuptojë? Sa do të zgjasi kjo situatë për një marrëveshje që nëse ka vullnet mund të mbyllet brenda një orë? Dhe kur pritet që të kemi më në fund “tym të bardhë” mbi çatinë e rezidencës Amerikane, që është bërë sëfundi, edhe selia e përpjekjes për arritjen e konsensusit mes palëve politike?

Për ti dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, po e filloj me postimin e sotëm të Ilir Metës në facebookun e tij për këtë çështje ku shkruan: “Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!”

Po kush ishte mesazhi i BE që përmend Presidenti? Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin shkroi: “Reforma zgjedhore në Shqipëri: Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë akoma të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet dhe do të ishte për të ardhur keq nëse humbet ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”.

Çfarë pritet të ndodhi më 8 Qershor? Pasi Këshilli Europian miratoi më 24 mars hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, më 6 maj u zhvillua Samiti i Zagrebit BE- Ballkani Perendimor, ku u theksua mbështetja për integrimin e rajonit. Ndërkohë po punohet për detajet e fundit të dokumentave të rëndësishme, që do prezantohen më 8 Qershor në Bruksel, ku përcaktohet korniza në të cilën do të zhvillohen këto negociata të pranimit.

Një nga kushtet për Shqipërinë, është edhe zbatimi i reformës zgjedhore. Ndaj, gjetja e konsensusit për arritjen e marrëveshjes mes palëve politike në tryezën e Këshillit Politik për këtë reformë përpara 8 Qershorit, do të ishte një lajm shumë i mirë për Shqipërinë që do ta gëzonte edhe BE.

Pikërisht këtu qëndron edhe problemi. Kjo është edhe arësyeja se përse, atëherë kur u duk se opozita dhe mazhoranca ishin më pranë se kurrë për reformën zgjedhore, po shfaqen më larg se asnjëherë tjetër. Sepse opozita, marrëveshjen nuk e lexon si meritë të klasës politike dhe si arritje të Shqipërisë, por ka hallin e madh se ajo do të lexohet si një sukses i PS dhe Kryeministrit Edi Rama.

Pas kësaj, lexojeni edhe njëherë të plotë dhe me këtë sy postimin e Ilir Metës, për të kuptuar jo thjeshtë ironinë, por cinizmin e tij. Cinizmin e Kreut të Shtetit që e di shumë mirë se jo vetëm Petrit Vasili i LSI, por edhe Oerd Bylykbashi i PD, çdo gjë mund të bëjnë por kurrë nuk kanë për ta dhënë dakordësinë në emër të opozitës, për aq kohë sa është vetë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe Sali Berisha ata që nuk ua lejojnë atë.

E mbani mend besoj vitin e kaluar kur Presidenti i Republikës, deklaronte se “në mendjen time është vetëm një datë, 18 tetori 2019”. Ishte dita e provimit për çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë, e që u bllokuan në fund në mënyrë të njanshme nga Franca, etj. Por përtej asaj deklarate publike, të gjithë e kujtojmë se e vetmja datë me firmën e Ilir Metës, mbeti çdekretimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Ndaj, mos u lodhni kot. Marrëveshje për reformën zgjedhore, deri më 8 qershor 2020 në Shqipëri do të ketë, aq sa kishte zgjedhje më 13 tetor 2019!

11 komente në “Mos u lodhni kot, nuk ka marrëveshje deri më 8 Qershor!”

  1. haberi says:

    vetem se ke harruar nje gje ne kete analize o Fred Peza se me 8 Qershor BE si dhe heret e tjera do ti thote po zbatimit te kushteve te vena nga ata dhe perseri PD dhe hajduti i Floririt do te fillojne lojen nga e para per ndonje variant tjeter!Shqiperia i ka plotesuar kushtet dhe kur flitet per Shqiperine flitet per kushtet e vena ndaj qeverise e jo ndaj tekeve te PD e LSI-se!Sa te jete Edi ne krye te gjitha detyrat do te jene te kryera ,pasketaj le te rrifilloje te rishqyhen dyert e Kryeministrise me arkivole te tjere siç i ka planet kryerimi Berishe e udherzbatuesi i tij Lulezim Qim Peka!

  2. Torino says:

    Ke plotesisht te drejte!Jo Juri me Luixhin po dhe Angela po te jete ne mes se kthen dot mendjen e Shqiptarit!Nese do te me lejonin do beja qe ne fillimin e reformes nje gje te zgjuar,do tu jepja ate qe po kerkojne me ngulm tani e 3 vite,garanci qe sdo prekeshin,sapo te formohej drejtesia e re hooopaaaaa,la qofte ke dajaaaaa Reci gati dhe u kry bac!Ndofta ketu gaboi America.Tani hemm hidhuni perpjet se ju a jep salua me floririn konsesusin,bile as per nje Ligj eurobondi skeni per ta marre!

  3. Shqiptar says:

    Alfred ju lodheni kot. Shqiptaret nuk jane ne gjendje ta drejtojne dhe te krijojne shtet. Ti vete bashke me Ramen&company nuk keni krijuar shtet por nje bande qe drejton. Saliu ,Iliri duan te njejtin shtet sic e doni ju pa drejtesi dhe pa demokraci. Ju sillni njeri tjetrin ne pushtet dhe eshte me se normale qe nuk doni reforme zgjedhore qe qeron nga pushteti kreret e PS apo te PD se nga pushteti. Mjaft i lodhet ata shqiptare(te paket ne numur) qe duan nje shtet demokratik modern europian. Ju se bashku me PD-ne keni 30 vjet qe as ju shkon neper mend nje shtet te vertete modern. Ideja juaj e pushtetit eshte ajo e pushtetit vetem per nje qellim : perfitime personale dhe privilegje. Jepjani te drejten e krijimit te nje Shqiperie te huajve kujt te doni ju amerikaneve,gjermaneve apo te tjereve. Do ta bejne me difekte por mijra here me te mire se ju. Ju sillni verdale dhe genjeni popullin me intriga bajate , me fjalime qe te vjen per te vjelle kur i degjon. Kujtoni se kini udheheqes oratore te shquar. Nuk jane gje tjeter vece banda gangesteresh qe fatkeqesisht kane marre frenat e drejtimit te ketij vendi. Historia te jesh i sigurte pas shume vjetesh do t’ju telendise dhe do ju hedhe ne koshin e plehrave per gjithe keto intriga,lojra te ndyra qe kurdisni ne kurriz te ketij populli qe kujton se i di te gjitha por per fat te keq ka ngelur miop dhe naiv. Njerezit e vertete morren leckat dhe iken sepse me ju nuk rrihet , eshte njesoj sikut te rrish ne kasollen e derrit. Prandaj tregohuni nje here vetem te ndershem ne jeten tuaj, dmth dorezoni Shqiperine te huajve, deklaroni deshtim dhe u thoni te huajve ta kriojne ata Shqiperine moderne europiane me drejtesi,Arsim dhe kulture.
    Me sinqeritet ju them ty,shokeve te tu te PS-se,idioteve dhe hipokriteve te PD,maskarenjve te LSI,hajduteve te PS-se,PD-se dhe LSI-se “KINI 30 VJET QE NA CANI BYTH……. DERI ATJE KU SRREFEHET. MJAFT IKNI NJE HERE PERGJTHMONE”

  4. Zeni says:

    A dini gje se kur do te piqet ky karabush?
    Mbeti aguridhe tere jeten i shkreti!
    Palo grua! Turp per kete njeri!

  5. Opinjonisti i pa_anëshëm says:

    Besoj se kjo që thoni është LAJM I MIRË. Arsyeja e thjeshtë : ” IDHTARËT E DEMOKRACISË ” SHQIPTARE do shënojnë FUNDIN e TYRE. Boll “mbi shpinën e këtij populli të ngratë”….. SPAK_u të tregojë_ përse
    “lindi mes UQËRVE” ?!

  6. I drejti says:

    Ne te semes ky shalngjituri, ky pederasti i mutit qe pas zgjedhjeve te qerrohet atje ku njerëzit shkerdhehen ne prapanice. Te qerrohet ky femije i keq qe nuk u be burre kurre, ky njeri i vogel, ky legen e palaço qe me injorancën e tij po na dëmton te gjitheve.

  7. Studenti 1 says:

    Ke shume te drejte, ashtu eshte keto palaco politikane.

  8. Dr.X says:

    Lojra luftash me top prej lecke

  9. Veshgues says:

    Mos beje gjasme si naiv Z. Alfred!
    Bashes, Metes, Berishes dhe Monikes e ca me ju duhet ajo “gjeja e vogel” qe thote Luli qe quhet pazar! E kane me reformen ne drejtesi, bllokim ose rishikim.
    Leshtu lexohet Alfred!
    Shpresa besoj eshte qe as Kim, as Soreka nuk kane tager ta pranojne kete pazar.

  10. Dr.X says:

    Prit gomar te mbije bar:
    Populli

  11. H says:

    Një popull hajdut, injorant dhe i prapambetur, nxjerr vetëm politikantë hajdutë, injorantë dhe të prapambetur. Majtas, djathtas, lart dhe poshtë, dje,sot, nesër, pasnesër, përgjithmonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje