Nga Afrim Krasniqi*
Kërkesa për qeveri teknike në administrimin e zgjedhjeve nuk është e re në Shqipëri. Në dhjetor 1991 u aplikua për herë të parë kabineti teknik përgjegjës për zgjedhjet dhe rezultoi eksperiment pozitiv, pasi zgjedhjet e marsit 1992 nuk u kontestuan nga asnjë palë politike.
Në mars 1997 pati një përpjekje tjetër për një kabinet përgjegjës për zgjedhjet, por me përfaqësim politik dhe struktura paralele në të, eksperiment që dështoi pasi zgjedhjet 1997 nuk përmbushën standardet minimale. Gjatë vitit 2009 dhe 2013 e majta kërkoi qeveri kujdestare për zgjedhjet, por pa e avancuar propozimin për shkak të refuzimeve të palës tjetër.
Më 2017 marrëveshja politike solli një kabinet gjysmë politik dhe gjysmë teknik, ku në kabinetin e kryeministrit Rama hynë disa ministra të PD.
Eksperimenti dështoi plotësisht. Në Maqedoni eksperimenti me qeveri kujdestare për zgjedhjet po aplikohet tani për herë të parë dhe ende nuk ka një vlerësim nëse do jetë i suksesshëm.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, teza se një kabinet teknik do jetë më i besueshëm në administrimin e zgjedhjeve sesa një kabinet politik është e saktë, por teza se një kabinet teknik të vendoset si normë dhe se ai apriori siguron standarde më të larta zgjedhore është i gabuar. Më 2017 urdhrat e ministrave të PD nuk u zbatuan nga asnjë vartës i administratës, askush nuk mund të largohej nga puna dhe se nuk pati asnjë mbledhje të përbashkët të qeverisë.
E njëjta situatë mund të përsëritet edhe në rastin e një zgjidhje të tillë të sforcuar në të ardhmen. Kabinetet teknike kanë vlerë kur kanë kompetenca dhe besimin e plotë të partive politike, kur vendimet e tyre respektohen dhe kur vërtetë përbërja është “teknike”.
Eksperimentet me teknikë e politikë (2017), me politikanë teknikë (1997), duhet të ketë mësuar tashmë palët se zgjidhja për zgjedhjet nuk është ndryshimi psh i ministrit të brendshëm, por ndryshimi i sjelljes së policisë, ndryshimi nuk është zëvendësimi i kryeministrit por ndryshimi i sjelljes dhe rolit të qeverisë në zgjedhje.
Një standard i kabineteve kujdestare ka vlerë kur bëhet praktikë politike pavarësisht emrit që mund të jetë kryeministër, jo ultimatum politik në momentet e fundit, si dhe kur kthehet standard në çdo model votimi, psh, që kryetarët e bashkive të largohen nga zyra një muaj përpara zgjedhjeve dhe fushatën ta bëjnë jashtë saj, që kryetarët e partive të largohen nga posti dhe në prag të garës në parti të mos përdorin postin, stafin dhe partinë në funksion të vetes, që rregulli të vendoset pavarësisht kush është kryeministër dhe kryesisht nga ekspertë të ekonomisë (Italia ka praktika pozitive në këtë drejtim, me modele të qeverive kujdestare), si dhe koncepti teknik të përdoret 100% edhe për komisionerët e votimit nga KQZ deri tek grupet e numërimit.
*Opinion i dhënë për gazetën “Si”
Nuk jemi popull ne Laboratorin e Shkerdhatave te Poltikes
qe te experimetojne me jeten tone dhe Shtetin !
Perparesite do ishin vetem te Hajnave te Shtetit
kur njihen tashme se per cfar jane te afte kta pseudoPolitikane opozitare ,
kjo bande antishqiptare .
Aferim Afrim qi dashke te miren Shqiperise ta kthesh seprapthi o skuth
i qelbur ,kur u bere edhe ti me dhen mend se si duheet te veproj nji shteet.
Shko e kullot lopet ,ktheju Stanit ,tradites .
I gjithë opinioni yt është thellësisht politik dhe në të njëjtën kohë meskin.
Pse:
Shumica e sotme qeveritare kërkoi qeveri teknike dy herë, në vitin 2009 dhe në vitin 2013, por nuk e pranua nga ajo që sot është opozitë. Ju shkruani se “kerkoi qeveri kujdestare ,por pa e avancuar propozimin, për shkak të kundërshtimit qeveritar”.
Dmth fjalin e kanë ata që propozuan e jo ata që refuzuan.
Në vitin 1991 qeveria tekike ishte e nëpërkëmbur dhe e sulmuar nga turmat dhe nga vetë Berisha. Ajo u hodh në erë në një natë të vetme. Nuk kishte autoritet as tek shkallët e qeverisë. Fitorja e PD-së ishte gjysëm e dhunshme, dhe e vërteta doli disa muaj më pas në zgjedhjet lokale.
Qeveri teknike me të pa politizuar nuk ka në Shqipëri, ti e di vetë këtë, pasi je thellësisht i politizuar.
Ti e pranon se është e mirë këtë herë, por jo herët e tjera.
Ajo që nuk është e sdaktë një herë, nuk është asnjëherë.
Nostalgjia yte për PD-në, ku ishe shefi i forumit rinor dhe shërbimi yt në rastin hajdari dhe konfliktin me familjen e vrarë nga Berisha, lojrat tuaja të padenja të kanë çuar në këto përfundime.
MBlidhi mendtë dhe mos mblidh vetëëm pareat financuese nga ambasadat për të bërë të zezë gjendjen.
Nuk i paske harruar parimet idiote te forumit rinor te PD
Ambjenti politik ne Shqiperi eshte kaq i qelbur sa qe duhet te rrjedhe shume uje dhe shume kohe qe te kthjellohet. Nje zgjidhje do te ishte te shpejtohet rrjedha e ujit qe te fitohet kohe. Kjo behet duke qarkulluar drejtuesit ne te gjitha nivelet. Kryetaret e partive te kene mandat dyvjecar, pa te drejte rizgjedhjeje. Kryeministrat mandat katervjecar, pa te drejte rizgjedhjeje e keshtu me radhe te gjitha nivelet. Po nuk u pranua ky qarkullim i shpejtuar nga mafia politike, zgjidhja e vetme mbetet qe te vijne te huajt dhe te na qeverisin. Ky popull eshte sikurse thote M. Kikia.
Or sherbetor, vendi nuk eshte as ne 91-in, as ne 96, 97, 2009, 2011, 2013. Shqiptaret nuk mund te perfshihen ne lojrat e pista te PD-se, vetem se ATE e ka marre malli per pushtet e rrumpalle. Dolen nga palrlamenti, qe ta shkaterronin ate dhe te krijonin amulli ne vend. Qellimi ishte te vinin ne pushtet dhe te shkaterronin sistemin e ri te drejtesise. Po ku te lene nderkombetaret qe ta beni kete gje.
Asaj i tremben drejtesise ku aq shume i futen duart dhe mbyllen aq ceshtje te nxehta me ane te veglave te tyre te gjygjsorit.