Nga Altin Ketro
Çështja e ndryshimit të sistemit elektoral, nga lista të mbyllura, tek ato me lista të hapura, demek se kështu deputetin nuk do na e zgjedhë më Rama e Basha, por vetë sovrani popull, është thjesht një lojë fjalësh për të krijuar idenë e rremë për deputetin “ideal”.
Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do pranonin të votonin qeverinë “Meksi 2”, pas zgjedhjeve të manipuluara të 26 majit 1996.
Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do të lejoheshin skemat mashtruese piramidale gjatë vitit 1996.
Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do votonin Sali Berishën për një mandat të dytë presidencial më 3 mars 1997, kur vendi gjendej në gjendje shtetrrethimi.
Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do e lejonin presidentin Berisha ta çonte vendin në luftë civile më 13 mars 1997.
Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk e mbanin më në këmbë qeverinë “Berisha 1”, pasi shpërtheu Gërdeci me 26 viktima më 15 mars 2008.
I solla këto pesë argumente shumë thelbësorë që shënjojnë ngjarje domethënëse në këto tri dekada pas rënies së komunizmit, po si këto ka me dhjetëra. Të gjithë këta shembuj kanë ndodhur kur Kuvendi i Shqipërisë ka pasur në përbërje deputetë të zgjedhur drejtpërdrejtë nga vota e popullit.
Edhe nëse marrim ndonjë model nga rajoni, për shembull në Kosovë, ku deputetët zgjidhen me lista të hapura, kjo nuk bëri ndonjë ndryshim tek pavarësia e tyre sepse të gjithë, me ndonjë përjashtim shumë të vogël, votuan sipas vendimit të kryesisë së LDK-së dhe kryetarit Mustafa, gjatë votëbesimit të qeverisë. Nëse do kishin votuar sipas “pavarësisë” së tyre, qeveria “Kurti” nuk do të ishte rrëzuar nga pushteti.
Kjo tregon se as kur i zgjedh vetë populli nominalisht, kjo nuk u ka dhënë “pavarësinë” e shumëdëshiruar që po trumbetohet sot për listat e hapura.
Deputeti, edhe po u zgjodh me lista të hapura, do t’i bindet vullnetit të shumicës brenda një partie. Kjo ndodh sepse çdo parti ka një rregullore disipline që normon edhe çështjet se si sillet dhe si voton deputeti. Ai është i lirë që në grup parlamentar të shprehë çdo qëndrim kundër, pra ta thotë mendimin e tij ndryshe, por në fund është i detyruar të votojë ashtu siç vendos shumica, sidomos kur ka të bëjë me ligje të rëndësishme.
Në momentin që vendos me “kokë të vetë” dhe kur këtë nis dhe e bën rregullisht, praktikisht ai konsiderohet deputet që po i bën opozicion partisë së tij. Në Shqipëri, sipas traditës që ne kemi, kjo gjë konsiderohet përçarje. Ndaj atij deputeti nisin sulme politike, më së shumti nga baza e partisë që e konsideron tradhëtar.
Është fakt interesat, që deputetët e sotëm të opozitës në Kuvend, ndonëse janë produkt i listave të mbyllura, praktikisht vendosën me vullnetin e tyre kur pranuan të marrin mandatin. Ata nuk iu bindën urdhërit politik të kryetarëve Basha dhe Kryemadhi, pra duhen konsideruar deputetë me integritet. Ajo që vihet re është se ata u goditën ashpër për këtë vendimmarrje të tyre individuale.
Edhe në një rast të vetëm kur kishim mundësinë që të ishim nxitës të pavarësisë së deputetit nga kryetari, pamë në realitet që kjo gjë nuk funksionon në terrenin shqiptar, sepse njerëz të tillë sulmohen politikisht nga të gjitha anët. Bile, edhe nga ata që sot çirren për mendimin ndryshe në parti dhe listat e hapura për të ashtuquajturit “deputetë të pavarur”.
Prandaj i dashur naiv, që beson tek deputeti “ideal” që ti do votosh me listat e hapura, mos shpreso më kot se do gjesh tek ai pavarësinë imagjinare të tij, prej asaj që vendos kryetari apo shumica e grupit të vetë parlamentar.
(TemA)
Mban era shkrim te porositur!
Mban era realitet,fakt qe ti nuk ishte I zoti ta kundershtoje me fakte.Dhe,po.Listat duhet te jene te hapura qe te mos perfundojne me mender me thene deputete si gjiza,salianusu etj.
Se kuptoj ca do tema qe boton shkrime te ketij altin ketros apo shkrime te tipit alfred lela. Mercenare rama-fuga.
Vijme dhe lexojme temen se mendojme qe perzgjedh cfare boton po keshtu shkrimesh vk… me mire i ben qim peka.
Gabim i madh editorial ky i temes, duhet te marri leke per keshtulloj botimesh se ndryshe nuk shpjrgohet ky fare renie niveli.
Z. Ketro. Shko pallo ndonje ketrushe ose merrja ne goje ndonje gay, sepse shkime te porosituara si ky qe ke bere, i ke sa bajate qa edhe pavlere. Te ngjallin neveri si nje trushplare ose i patru sikurse ti “nuk je”. Tung.
triku, ku e shikon se eshte bajat shkrimi? Kundershto ato qe shkruan dhe jam dakort me ty ama te flasesh si idiot qorr dhe shurdh, kjo s’pranohet. A, te kuptova, je nga ata qe flasin “tung” se te gjithe jeni trung, por nuk hyni ne pune. Ky eshte nje shkrim perfekt dhe real e i pakundershtueshem per nje njeri me mend; ata pa mend le te thone ç’te duan. Ndersa gazeta Tema eshte gazete private, e lire e linçensuar dhe nuk e ndalon njeri te shkruaj per çfare shikon te aresyeshme, bile me Meron e “hidhur” nuk krahasohet asnje gazetar kaq i vendosur, kokeforte dhe i bindshem. Merrni shembull!
More robqira po ju si mbijetoni ne kete kohe ku asnje sju a ka nevojen! Jeni per tu bojkotuar si te gjithe! Shkeratacion portal…
Ne Shqiperi leku eshtembreti cdo liste perdhoset por e verteta eshte qe me te keqinj se kjo liste asnje nuk ka nxjerre sepse eshte e lehtete blesh kryetarin se gjithe zgjedhesit….300 kryetarit dhe e sig vendin ke 20 te paret…
Që deputetët të zgjidhen vërtet nga populli, duhet që kandidatët të propozohen nga vetë banorët e lagjeve, fshatrave, qytezave dhe jo nga oganizatat bazë të partise apo kryetarët e tyre. Mbasi të zgjidhen në këtë mënyrë kandidatët, atëhere të fillojnë Partitë nga fushata, duke fushatuar kandidatët e zgjedhur nga populli, sipas përkatësive partiake. Pra lagja, fshati, qyteza të jenë primare, pastaj çdo parti të mbeshtese kandidatin që mban teseren e saj. Ndryshe “ha Muco, pi Muco”. Kjo është Reforma ku hyn vërtet në zgjedhje dëshira e popullit. Po u a mbajti, miratoni sa u tha dhe jemi në rregull. Të tjerat janë si të vertitet guri u mullirit bosh.
Fahri Dahri
Gazetare qe mundohen te sigurojne jetesen me keto shkrime ordinere.
Nje revolucion popullor duhet te filloj nga gjiri i lalezit tu grabiten pronat me force politikaneve dhe te gjithe atyre qe nuk i jstifikojne ne baze te ardhurave dhe taksave te paguara
gjithashtu dhe ne farke duke filluar nga gazetare te tipit fevziu, mamaqet, vipat qe nuke justifikojne leket
Te paret te grabiten pronat e familjes Salih Berisha dhe ilir metes
Per deri sa perbri emrit eshte sigla e partise, pak rendesi ka nese jane lista te hapura apo te mbyllura , e vetmja perparesi dhe me pak peshe me shume per subjektin mund te jene listat e hapura, pra cilesia e kandidatit dhe Pesha qe mund te kete ne elektorat , e shumta mund te heleminohet ndonje rast ekstrem si keto qe po shohim .
Kurkush o z.gazetar nuk ka thene se listat e hapura jane ideale por ato jane me te mira se listat “Gjuzi” .
Ke dashur ti sherbesh dikujt me kete shkrim apo te na sjellesh nje gjykim “origjinal” te ketij problemi?
Z.Altin dihet se asnjehere nuk ka “perfekt” apo sic i quan zotrote” ideal” duke u nisur nga fjala politikan apo perfaqesues i x qe meret me politike se kjo eshte njesije si ti thuash” kurve” , ” prostitute”, ndaje kerkohet me liste te hapur se duhet te kete disa virtute, karakteristika si : te jet diplomat, intelektual, kulture, ” puntor” i pa pertuar, guximtar, patriot, te kete ideologji, vizion etj.dhe nuk eshte nga listat e kryetareve se ky eshte me mua se bertitur , cjerur, uluritur e ka nje diplome shkolle ose se shpejti do ta siguroje ( njerez te pa formuar, ciliminj) , kush ka paguar me shume € .
Po te ishte se deputetet gjate 30 vjeteve zgjidheshin nga populli nuk nderohej sistemi zgjedhor sa here duan te koruptuari, te kapurit nga krimi, vjedhesit.
Kurre nuk ka zgjedhur populli , ai vec ka votuar edhe kurre ka qen me lista te hapura verdikti i tije e kan ndryshuar duke mbushur kutit rruges, ose nuk i kan hapur per ti numeruar se rezultati ishte percaktuar para dites se zgjedhjeve ashtu si kan dashur ata qe e kan djegur, vjedhur, vrare,
Mos na i ngatero gjerat duke cilesuar doren – kembe e anasjelltash se per nje germe qe ti se ve fjala mik behet ik thoshim kurre ishim te vegjel , prandaje keta ish- deputeta te opozites se rruges nuk esht se nuk moren mandati por jane dezertore ,e lane per shantazh, destabilizim e te arinin ate qellim qe zaptonin pushtetin.
Me lista te hapura e zgjedhe populli dhe e di kujt i kerkon “.hesap” e thene ndryshe : njehere kalon miu nen mustaqe , meren masa se pastaje e bene rruge.
Askush nuk eshte ideal. Ky eshte nje shkrim i peshtire i shkruar nga nje bythelepires. Behet fjale per te zgjedhur më tê mirin nder 2-3 apo 4 kandidatet e propozuar. Kur listat jane të hapura kryetaret sulltanë tê partive, që ky Ketri po na i mbron, do tê jenë të detyruar të zgjedhin vetë më tê miret qe kane. Se ndryshe fiton kundeshtari. Pra në vend të ketyre ronxho-bonxhove që jane sot sulltanet pa skepter të partive do mendohen dy herê para se të propozojne ndonje merhum per kandidat. Keshtu pak e nga pak Kuvendi e permireson cilesine dhe permbajtjen e tij, dhe si pasoje forcohet demokracia dhe perparon vendi. Ky Altini qenka me tê vertetë ketër nga trutë.
O Altin Ketro o moterq!r. Kush te tha te shkruaje ket shkrim? Rama apo Basha me Berishen se ato duan deputet qe te paguajn partin per te hyr ne parlament. Ore robq!r po prap do na hyn ne parlament deputet si Gjuzi, Alimadhi ,Fotaqi uiskit dhe keprata. Deputetin dua ta zgjedh un, le te jet gabimi im, le te pendohem me von, por te pakten skam pse ankohem tek diku. Listat duhet te jen te hapura dhe pik!
Me qēllim dashakeq krahason deputeti “ideal” me deputetēt e dalē nga junta fashiste e 96′ ! Pastaj, kush tê tha se me lista të hapura duam deputet “ideal”! Jo jo!Duam thjesht deputet qē tē mos na vijē turp nga vetja kur tu dēgjojmē zēnē!!! Apo edhe kaq pak zotrote gazetar e quan “Ideal”?! Atë “idealin” politika dhe ju lēpirësit e latē rrugēvē, e shkelēt ,e degdisët jashtē vendit, për të mbretēruar llumi, mafia, krimi !
Te dashur komentues te Temes dhe Z. Mero! Hiqni dore nga kjo gjuhe e peshtire dhe komentues te peshtire! Ne se keni dicka dhe dini qe eshte i porositur thuejeni! Por kjo urrejtje midis shqiptaresh eshte poshteruese nga njeres te poshter! Lereni politiken menjane dhe gjykoni si qytetare!
Gabohesh artikullshkrues. Kerkesa popullore per deputete nga populli nuk shtrohet ne planin e efikasitetit por te moralitetit. A eshte me morale qe deputeti te caktohet nga populli dhe jo nga kryetari i partise se tij? Pergjigja eshte po, dhe ketu mbaron debati. Po i hyra pastaj shkencave politike se cili sistem eshte me efikas ti ben vetem diversion, sepse eshte debat p fund si ai nese presidenti eshhte me me mire te zgjidhet nga populli (Shba, France) apo nga parlamenti (shqiperi, itali, gjermani etj). te rregullojme gjerat morale njehere dhe per efikasitetin flasim me vone po deshe
P*rdhë me rigon.
Ideja kryesore e shkrimit është:
Meqë listat e hapura nuk janë perfekte, me mire mbaj këtë katrahurën që është më e keqe.
Z. Ketri! kur flasim per liste te hapur nuk po themi q cdo deputet do jet i pavarur por po themi se ne populli e dime te pakten se kush eshte deputeti qe kemi zgjedhur. kaq e thjeshte
Dikush në komentin e vet thotë që ky është shkrim i porositur, Jo: Eshtë shkrim realist. Listat e hapura nuk është se i japin pavarsi deputetit. Ai?ata mund të shfaqin mendime të ndryshme,por në fund ka një v endimmarje politike. Po sjell shembullin e parlamentit dhe deputetëve grek. Nuk mund të thotë kush se atje, dmth në Greqi nuk ka demokraci, apo jo? Atje deputetët votohet me lista të hapura. Kjo nuk diskutohet. Ajo që diskutohet është e ashtuquajtura , apo menduara nga të këtushmit si “Pavarsi”. A e dini sa deputetë në atë parlament përjashtohen çdo vit nga grupet e tyre parlamentare, nga që votojnë në kundëlrshtim me vendimmarrjen politike të partisë që i ka vënë në lista?
Jam dakor me aiutorin e shkrimit se thembra e Akilit për cilësinë e deputetëve dhe të parlamentit nuk qëëndron te liustat, të hapura a të mbyllutra, por te demokracia e brendshme e partive politike. Insistimi i disa deputetëve të pakicës parlamentare, i fryre edhe nga elementë jashtë a të ashtuquajtura shoqëricivile.ka si qëëlim gjetjen e mënyrave qe pafrt a grupe çpolitike të krijuara a që mund të krijohen të gjejnë hapsira për tu futur në parlament. Është e drejta e tyre,ëpor rruga që ata mendojnë se mund të përfaqësohen nuk kalon domosdoshmërisht nga “listat e hapura”
Une nuk e njoh gazetarin as nuk e kam pare ndonjehere,ama te gjitha qe thot ne shkrimin e tij,per mendimin tim jane te drejta.
Vendi yne i ka provuar edhe listat e hapura,por nuk kemi pare ndonje deputet “trim” qe te votoj ne kundershtim me vendimin e grupit te tij.
I thone Shqiperi…….as Gjermani,Suedi,Amerike,…etj.
Ai stan ate bulmet prodhon.
Te pakten o ju komentues te nderuar,mos nxirrni bajga nga goja,tregohuni te njerezishem,mos ofendoni ,se nivelin tuaj kulturor tregoni.
Listat si te hapura si te mbillura , deputetet perfundimisht do te jene nene vartesine e partive perkatese . Edhe populli ta percaktoje dhe zgjedhe nje person te caktuar deputet , perseri ai do te jete anetar i nje grupi te caktuar politik , dhe veprimet e tij do te jene te bashkerenduara me shumicen dhe partine qe perfaqeson . Pra nukse besoj tek forma e zgjedhies se deputetit , por tek ideja per te cilen eshte i zgjedhur . As populli nukse eshte prefekt ne percaktimin e individit , per deputet , sepse populli nukse ka njohurite e duhura profesionale dhe politike , qoft edhe aftesine drejtuse , per te percaktuar me bindie , nje intelektual te afte dhe te paster per deputet . Une nukse mendoj se faktori i huaj eshte celesi sekret per mbarevajtjen e shtetit shqipetar . Mendojse shtetin tone mund dhe duhet ta ndetojme ne dhe vetem ne , gjitoni eshte i perkushtuar te ndertoje e mirmbaj shtetin e tij , secili per vete , zoti per te gjithe . E vetmia menyre per te ecur perpara eshte , te respektojme njeri-tjeterin , te kemi kompaktesi dhe vllazeri , te hartojme e zbatojme me rigorozitet ligjet ;, si e vetmia mundesi per te garantuar drejtesi ,rregull e disipline per te gjithe .