Nga Ben Andoni
Për të gjithë ata që e dëshiruan dhe e respektuan kauzën e tyre në Prishtinë dhe në Tiranë një gjë do mbetet e dhimbshme: Nuk mundën ta shikonin vizionin real të Vetëvendosjes në drejtimin e Kosovës dhe mënyrën e tyre të drejtimit, të shpallur me aq pathos. Është e vërtetë se ata u penguan, madje qysh në atë periudhë të gjatë negocimi me LDK, ku për programin çuditërisht u morën vesh për pak kohë dhe për emrat në plot tre muaj.
Është e vërtetë se përballë kishin ngrehinën e një shteti, ku tarafi është kthyer në simbol dhe ku rehatohen vetëm të afërmit dhe kushërinjtë e politikanëve të fortë. Porse pikërisht në këtë matricë duhej të ecte kjo forcë dhe t’i jepte mundësi Kosovës, që ta shikonin drejtimin e tyre. Bash për këtë edhe u votuan. Në vend të kësaj, kryeministri Kurti qesëndisi Shqipërinë, ia dha dërrmën Ministrit të vet të Berndshëm, që e paralajmëroi për Covid-19 dhe u përplas me institucionet e vendit të tij.
E vetmja gjë “pozitive” e inkurajuar edhe nga pandemia ishte se Shqipëria u harrua në Kosovë dhe anasjelltas. Për Kosovën flitet gjithnjë e më pak në Tiranë, paçka organizimit të Vetëvendosjes në Tiranë, ndërsa qeveria Rama pothuaj nuk e begenisi ekzekutivin e Kurtit, sikur ai të mos ekzistonte fare. Në një prononcim të kohëve të fundit, kryeministri kosovar do e shprehte me shumë trishtim se ndërsa komunikonte mirë me të gjithë rajonin, vështirësinë e vetme kishte Tiranën e Ramës.
Shqipëria humbi jo pak me Kurtin, të paktën përkohësisht, sepse me moshën dhe fuqinë e tij, ai do të tentohet sërish në pushtet, pasi nuk mundi që sëbashku, të maturonin forcat për një marrëdhënie ndryshe, që kryeministri kosovar kërkoi ta ndryshonte me rezultatet dhe jo me takimet e shtrëngimit të duarve, aq të zakonshme gjatë drejtimit të Ramës.
Nga ana tjetër, Kurti me qesëndinë ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, paçka justifikimeve që sot bëjnë me afatet kohore tregoi defektin më të madh të liderit shqiptar, mosrespektimit e moralit në politikë, që kur humbet votëbesimin duhet të largohesh, paçka se kolegu i tij në Tiranë nuk dëgjon nga ky vesh dhe se numrat në parlament as nuk e gudulisin.
Mbi të gjitha, zhgënjimi për të ishte se risia e një gjëje ndryshe humbi shpejt dhe ai u kthye në monotoni në Kosovë, ashtu si bënë dhe paraardhësit e tij. Mbase e vetmja kënaqësi do jetë në Tiranë, që tashmë nuk do kenë një lider kosovar që t’ua përplasë të vërtetën e realiteteve në sy, siç e bënte Albini, që tashmë duhet të mendojë realisht për kthimin e tij. Nëse do jetë kaq i pritshëm dhe të shpresojmë jo hakmarrës.
Ben Andoni, gjithnje si mola ne analizat e tij; sipas tij, ferkokan duart ne Tirane. Dhe kush jane keta- padyshim, vetem Rama. Nderkohe, nuk e shikon problemin nga ana e kundert. Ne Tirana, opozita ka braktisur parlamentin, ndersa ne Prishtine opozita pergatit kundershtimin me dhune te parlamentit.
Ore mirë është nga trutë ky shkruesi? Ku e lexon këtë ti që Edi Rama ka humbur votëvesimin dhe pse sipas teje kryeministri në Shqipëri duhet të lërë detyrën? Pse do ti dhe udhëheqësi yt Likja?(mos e ke fjalën për presidentin e të kuptova gabim?)
Më habite, të dija neutral në gjykime, por me sa po shoh paskan një bazë të vërtetë fjalët se ti i shërben presidentit. Turp për ty Ben Andoni. Simpatizo Albin Kurtin por jo gjithshka që bëri Kurti i shërbeu qytetarëve, por egoizmit të tij. Mos e krahaso me Edi Ramën, nuk i afrohet, ju duk vetja se ishte udhëheqësi i gjithë shqiptarëve, duke i ngritur kultin vetes. Asnjë shtet në kohë pandemie nuk mendoi për të tjerët, por vetëm për veten. Albini nuk mendoi as për kosovarët, pa le shqiptarët, i la pa drejtim se e kish mëndjen për të mbajtur pushtetin me qeverinë që mezi e bëri, pas 100 ditëve. Nuk kam lexuar shkrim më të dobët se ky, në gjithë shkrimet e tua. U zhgënjeva.
Zoti Andoni, mos mashtro publikun.
Problemet Albini nuk i kishte me Tiranen, por me partite kosovare.
Rama e priti Albinin me te gjitha ceremonite zyrtare.
Albini i harrroi shpejt e kujtoi se ishte lideri i Shqiperise se Madhe.
Koalicionin me LDK e prishi ai. Kujtonte se ishte mbret.
Thua qe komunikimin e kishte me gjithe rajonin por me Tiranen e Ramen jo.
Per cilin rajon flet ti z.Andoni ?
Rajoni eshte Shqiperia, MV, Mali i Zi e Shqiperia.
Ai beri gabimin me te madh ne mardheniet me Ameriken.
Pse e anashkalon kete problem te madh ?
Edhe Ramushi nuk degjoi Ameriken per taksen , por e pa vehten ne fund te shkalles.
Ke shkruar sipas qejfit tend e jo realitetin.
Ai ishte kunder edhe presidentit Thaci e gjithe partive.
Donte ta kishte mire me Ramen. E pse ?
Rama nuk ka futur hundet ne politiken kosovare.
Nuk ka mbeshtet asnje parti,
O Ben Andoni, qenke koqe fare !Po cfare homologu ne Tirane thua ti, qe nuk degjon nga ai vesh, homologu ne Tirane ka maxhorancen me mbi 50% dhe nuk ka lidhje me votbesim ne kuvend o legen dashakeq !
Per çfare realiteti e ke fjalen o anetar i VV apo se ishit prefur qe pas çlirimit te Kosoves do te çlironit edhe Shqiperine!Ben Andoni ketu kendohet nje kenge e vjeter per Ali Pashe Tepelene “Koka ne Stambolle more,e trupi ne Janine”!Kjo kenge u takon edhe Ju shpresehumburit me populistin Al Bin!
Sa per Edi Ramen me vjen shume keq qe i je bashkuar zerave te “qyqarit digjital” se shpif shpif se diçka do mbetet ;ku ke ju mendje “plotet” ka mbetur shume!
Ndaj o Ben Andoni merru me Serbin,Kroatin,Bosnjen se te rrine mire dhe lere Shqiperine se e ka ne dore Profeti Rame qe juve ju ze driten e henes se ne diell vyshkeni!
Shko e bashkoju me molotov fodnamentalistit Kurti se do te filloje betejat siç e ka zakon e ndoshta bie dhe hero atje !lereni Shqiperine te behet e pasketaj shpresoj te jini bere edhe ju gjeografet gazetare qe pas 90 u ndryshoi zanat me Universitete private ku gdhiheshe me dy a tre fakultete!
Zoti Beni! Bëni një studim mbi mundësinë e bërjes revolucion pasi merr pushtetin me evolucion. Tē luftosh të marrësh pushtetin duket një luftë shumë më e lehtë se sa ta ushtrosh pasi e ke fituar; ta ushtrosh pushtetin është një lloj arti tjetër, që s’ka lidhje me artin ushtarak. Albini ka nevojë ende të mësojë të ushtrohet në taktikën e pasluftës, në ruajtjen e shfrytëzimin e drejt të paqes për t’i shërbyer demokracisë edhe me zemër edhe me logjikë dhe duhet të harrojë pak nga vetja për të qenë më i lirë në shërbim ndaj atdheut. Dhe …. eksportimi i vetvendosjes duket një gjë e shpifur. Kushdo kudo që shkon pa fatuar e gjen pa shtruar… mase këtu jemi “vetvendosur” prej kohësh edhe pse serbi, greku e të tjerë shpesh kanë patur e përdorur langot e tyre për t’i vënë shkopinj nën rrota pavarësise e zhvillimit të vendit. Edhe fakti që ka nostalgjikë për Albinin e tregon atë si diçka të largët (malli nuk lind për të tashmen). Respekte.
O Ben djali, Shkodra thotë: Menia e madhe e keqia e t’zot. Pilivesa nuk mun të jetë elikopter.
Kur mediokrit si puna juaj gjykojne te tjeret, eshte kulmi i kulmeve! ?
Jemi kthyer ne nje shtet mediokerish,sahanlepiresish dhe “prostitutash” mashkullore,qe hiqen si figura te moralshme dhe shkruajne e gjykojne neper gazeta duke bere Gjykatesin…?
Lani njehere “menderen” tuaj ketu ne Shqiperi o shqiptare,pastaj gjykoni “menderen” e shqiptareve te Kosoves!
Te zhyturit ne llum gjykojne,se cfare bejne vellezerit kosovare…e tmerrshme! Burracake te “moralshem”!
Ky gazetar flet kodra mbas bregut, harron ky faktin qe Albini bashkepunoj me Saliun ne Janar 2019 per te rrezuar qeverine Rama, nmegjithate Rama e priti dy here para dhe pasi u be kryeminister.
E ke tepruar pak me goden para se te shkruaje kete “artikull” (i thencin),,, shume dobet…