Si do të bësh qeveri, kur nuk ke parti Lulzim?

29 Maj 2020, 15:01Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur në një nga studio televizive dy net më parë, sikur të ishte duke pritur shpalljen e “qeverisë tij” pas zgjedhjeve. Krekosur para drejtuesit të emisionit, zoti Basha ishte në ekzaltim të plotë ( dhe nuk dihet sepse) dhe se çdo pyetje i përgjigjej me “detaje të pikave të programit të qeverisjes”.

Pas çdo fjale të dalë nga goja e drejtuesit të emisionit, shihej se si bënte parashikimet “kryeministër Lulzimi”, ku pjesa më e madhe e tyre ishin “paralajmërime dhe kërcënime mbi çdo oligark që ka punuar dhe investuar në kohën e Ramës”. Epo, të mos kesh parti, dhe të mendon për të formuar qeveri, kjo vetëm me Lulzim Bashën po ndodh. Eshtë e dhjeta herë, brënda një harku kohor prej 2 vitesh, që Lulzim Basha “shpall qeverisjen”, madje “dekonspiron edhe pikat e forta të programit të tij qeverisës”.

Por, si do të bësh qeveri zoti Basha, kur aktualisht ti nuk ke parti, (nuk je forcë e parë prej 7 vitesh) ose më mirë e ke katandisur PD në degë rrethesh ? Si mund të mendosh dhe improvizosh situata të tilla në studio televizive, duke deklaruar se “u vendos, unë do të jem kryeministër pas zgjedhjeve në 2021” kur aktualisht në oborrin e SHQUP-it, nuk të mblidhen në kohë protestash as anëtarësia e Laprakës ? Si mund të flasësh si “kryeministër” dhe të bësh “hasha” ndihmën e Ilir Metës apo dhe Doktorit, duke deklaruar se “pas 2021 është vendosur, unë do të jem kryeministër, seicili në vendin e vet”.

Si mund të bësh propogandë në ajër me mungesë faktesh, (dhe kur ke humbur katër palë zgjedhje) dhe ti drejtohesh shqiptarëve apo më keq edhe militantëve të larguar nga partia juaj se “nga sot e tutje do të jem ndryshe, do të hap PD, do të ftoj gjithë të larguarit, do të europianizoj partinë”, si mund të premtosh “ndëshkimin e korrupsionit e oligarkëve përmes një drejtësie të pavarur nga politika” kur dihet se ju dhe ish-ministrat tuaj, i jeni shmangur prej 7 vitesh me raporte mjeksore, hetimeve dhe gjykimeve për akuzat e ngritura për kohën kur keni patur pushtetin ?

Mendon se do të rikthehen tek ti, të larguarit ? Sa shpejt e bëre “dalje” Ilir Metën, madje duke folur me shpoti, në përgjigjet tuaja për deklaratat e tij tek Fevziu? Jo zoti Basha, kryeministër nuk bëhesh nga studio e Fevziut, dhe as nga studio të tjera televizive, por bëhesh me votën e shumicës së shqiptarëve. Bëhesh kur ke një parti të bashkuar, të strukturuar, të angazhuar, të informuar, kur ke mbështetjen e anëtarësisë dhe militantëve në Tiranë dhe rrethe. Deri sot nuk rezulton se keni arritur diçka të tillë zoti Basha.

Madje Partia juaj Demokratike, gjendet në një situatë alarmante, në një udhëkryq pa shpresë, derisa nuk keni arritur të kryeni asnjë prej proceseve integruese të forumeve të saj, derisa nuk keni arritur të ribashkoni rreth partisë të zhgënjyerit, të mashtruarit, të larguarit , të rrahurit, derisa nuk keni arritur të ringrini strukturat dhe degët në rrethe, etj, etj.

Megjithatë mirë bëni zoti Basha, ndonjëherë duhet folur edhe si “kryeministër” për të mbajtur rreth oborrit të PD, edhe ata që akoma besojnë se “do të fitoni zgjedhjet e 2021”, apo dhe ata, që janë bërë “hazër” të futen në listën e ministrave dhe drejtorëve, pasi ndryshe nuk do të mbetej këmbë njeriu në SHQUP.

8 komente në “Si do të bësh qeveri, kur nuk ke parti Lulzim?”

  1. Ndroqi says:

    Ky eshte kthyer ne Haxhi Qamil,cme duhet partia,mua me duhet kryeministri,si xhikja,nuk pyeste per Europe se kishte Shijakun me Ndroqin.

  2. Raul says:

    Pa larguar nga Shqupi banden e vrimes se celesit dhe kryevagabondin e pd leshelis Flamur Herman Geringun , Strazon me patllake, Paloqen, Klevis krricin e Faros, Salianjin homo, Vokshi gerdallen, Aurrel Bylykderr nazistin e Elbasanit, Enkeled Alibajga Basha nuk vjen kurre ne pushtet. Vetem largimi i kesaj bande qe padrejtesisht ka pushtuar Shqupin do ndryshoje imazhin shume te renduar te pd se.

  3. ben says:

    Mega vjedhja , brutaliteti, banaliteti, skandalet, banditizmi i rames , cdo kandidat per kryeminister ne shqiperi e ben te votushem dhe fitues.
    Jo Lul Basha po edhe Ver Llapa te kandidoje me ramen kete rradhe fiton, dhe fiton bindshem.
    Diskutimi nuk eshte ne do fitoje apo jo, diskutimi eshte a do sillet dhe ky si rama apo jo.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Po rri urte o Artur mos e co ne rrealitet. Lere te shkretin ne boten e tij te perrallave se i duhet Rames nje kolopoc I tille.. Ishte e bukur kur e pieti Fevzon me 2 ora (te treten do dali moda ne qaft); Fevzo ka rrit taksat. Sa te ka bere ty ? Fevzo: 22% tani dhe kam pas paguar 16% . E shikon. – ja kthen trangulli (se ajo I erdhi si shqetesim i pare ne rritjen e Frits e perimeve). Cte shohesh o klloun cte shohesh. E di sa ben ne vit ai ?!?! Ai eshte oligarku…Do ti ul taksat 9% per te gjithe thoshte. Dhe Fevziu i shkonte isos te kalamanit me teorine qe differenca e jotaksimit oligarket do behen zemergjere dhe ta hedhin ne levizje. Pa letra, pa ndonje pamplet hic shikim ne tavan dhe shiko tavanin (ne hapesiren e krijeses se krijimit ne koken tende) dhe fol per detin kos. Me vinte per te qeshur qe ishte aq i kurdisur dhe I vetekenaqur sikur pak nga pak po dilnin rrezultatet e zgjedhjeve dhe ky ishte para me vota. Harron budallai qe der vitin tjeter, Rama do inaguroj shumicen e projekteve te veshtira dhe madhore qe Fevziu & CO nuk kane deshire te flasin dhe kur Rama do presi shirita dhe qytetaret do i bien andej nga ato projekte, ?-ku do zhytet pak nga pak ne kolltuk dhe Fevzua & CO do ti relatojne keto punime si gjera normale (sic ja u beri Sali Germadha, Tos ? dhe te gjithe me rradhe) sic flasin edhe sonte qe kur gazetaret hanin plumbin qorr dhe ja mbathnin nga syte kembet ne shtet tjeter sepse folen, sot na dalin pse dhunohen kur shkelin ligjin me qafore ne qafe… Ju meritoni Xha Salin se ai ju vinte hakesh.

  5. luli mire e ke ti, behu kryeminister tek fevziu dite ziu, pa le te thone cfare te duan keta

    ike plaku mere ikeeeee
    megjithe lulzim e ilir meta

  6. Doni me per beLulin? says:

    Ja pse Luli nuk behet kryeminister:
    Eshte figure kukull se komandohet nga klani Berisha
    Vodhi fondet e Rruges se kombit
    Erdhi si kryetar bashkie me vota te vjedhura
    U rizgjodh kryeta partie me manipulime te hapura ne 2017
    Dogji me zjarr institucionet e shtetit ne 2019-en.
    Eshte i pabesueshem. Nuk mund ti lihen ne dore fatet e Shqiperise.

  7. Pd says:

    Kush e voton kete hajdut qe ka 1001 mekate mbi supe. Ky eshte krimi me i madh qe Saliu i beri PD, por do e mar pergjigjen vitin tjeter, se lulushi vec me ven gjoba e me lyer floket nuk di pune tjeter me bere. Burre pederast.

  8. Poko says:

    Si do frmosh qeveri kur nuk ke parti more “lumzi”,thuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje