Albin Kurtin LDK e shkarkoi, por ajo e bëri dhe kryeministër! Rrëzove veten, tani prite Avdullahun me lule orhidea

30 Maj 2020, 23:09Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

Mesnatë dhe shi!

U bë fati i Albin Kurtit si hiti i Veli Sahitit, ‘U ndamë në errësirë, atë natë kur binte shi’.

Të gjitha problemet po i ndodhin në mesnatë.

Unë nuk di çka të them, sepse edhe fati im sillet rreth mesnatës, ama unë kryesisht ndahem pa lamtumirë.

Veç kur e kthej shpinën, e shoh ‘tipin’ s’është më, e ka lshu toka…e mua s’më ngelet tjetër, veç nëma, bre dheu mrena mos e lashtë.

Albin Kurti u bë Kryeministër nga LDK-ja.

Sepse, pa LDK-në nuk ishte mjaftueshëm ‘i madh’ sa të bëhej Kryeministër vet.

Nuk ishte i Vogël sa ta mohoje, por nuk ishte mjaftueshēm i Madh sa të mos kishte nevojë për LDK-në.

Mua personalisht, dialektika e të menduarit nuk më lejon që t’ia njoh dikujt veç të kqijat.

Prandaj, nuk e bëj hesap për njeri secilin që i harron dhe nuk ia sheh dikujt të mirat.

Po, LDK të shkarkoi, por LDK edhe të bëri kryeministër.

Pra, edhe të ka bërë mirë, edhe të ka bërë keq.

Por, anipse nuk ishte i pavarur, Albini hyri në mal pa sakicë dhe e rrëzoi vetveten duke e bërë gabimin më të madh që mund të bëhej, duke e shkarkuar nënkryetarin e LDK-së pa u konsultuar me Kryetarin e tij dhe kështu nuk e respektoi marrëveshjen e koalicionit.

Pra, ky veprim i Albinit për LDK-në ishte padrejtësi.

Në daç pranoje, në daç mo’, ishte padrejtësi.

Tash Albini duhet t’i pranojë padrejtësitë që i janë bërë nga drejtësia, pa pasur nevojë t’i respektojë ato vendime.
Pra, ti zbatojë, pa i miratuar, sepse askush s’është kah ta lyp miratimin.

Sikur i burgosuri i pafajshëm që e vuan dënimin anipse nuk e respekton padrejtësinë që i bëhet.

Mërzinë për rënien e qeverisë Kurti e kam kryer atë mesnatë kur u votua mocioni i votëbesimit kundër tij.

Prandaj refuzoj ta ripërtërijë atë mërzi, sepse është e kotë. Është mërzi jokreative.

Tash është koha, që LVV ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pa pasur nevojë ta respektojë, dhe ta aprovojë, sepse Gjykata nuk varet nga pranimi i vendimeve të saj nga VV, as nuk është kah e lut askënd që t’ia pranojë vendimet.

Ashtu siç kur të ndalon polici në komunikacion që nuk të lut t’ia pranosh tiketën e ndëshkimit.

Prandaj, në vend se të humbësh kohë e të luftosh kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, më mirë dëgjon muzikë dhe lufton për punë më të mençura, sepse luftën me Gjykatën e ke të humbur.

Pse e ke të humbur?

Sepse Gjykata të ka mundur pa të luftuar.

S’është me rëndësi kush është fajtor.

Kush është i zoti e blen edhe drejtësinë.

Por, ama kjo nuk është lufta jote.

Prandaj, as fitorja jote s’mund të jetë.

Lufta jote, Kryeministri im i preferuar, është të bëhesh i pavarur nga partitë e tjera.

Veç ashtu mund të bëhen ndryshime në rrënjë, sepse tash për tash çdo gjë është e tyre.

Edhe lisat. Edhe lule mimozat, edhe soliterët, edhe varret, edhe të vërtetat, edhe sekretet, edhe pëshpëritjet, edhe lajmet, edhe thashethemet.

Më mirë për Vetëvendosjen nëse Gjykata Kushtetuese i ka bërë padrejtësi.

Sepse, nuk i bjen keq Vetëvendosjes kur Drejtësia prodhon Padrejtësi, por i bjen keq atyre që i bëjnë padrejtësitë.

Unë menjëherë sonte, pas mesnate, i kisha marrë saksiat e mia me lule dhe mezi s’kisha prit m’u largu prej asaj ndërtese.

Bile unë edhe e kisha votu Abdullahun për kryeministër, qasi ‘tipi’ jam. Edhe ia kisha bë përhajr Grenellit.

Më pëlqen mos me bë atë që dikush e pret prej meje.

Shembull, ata presin ti të koçitesh e të mos largohesh si qytetar nga zyra, e ti e pret Abdullahun me lule orhidea (janë do orhidea pembe, që kishin dhënë mesazh të mesnatës, nëse mundesh m’i gjet, s’kish pas t’pagumë).

Nashtë, se edhe Abdullahu ka qef, si ti.

Edhe ‘ata’ e kanë popullin e tyre, si ne.

Me rëndësi është se Albin Kurti e provoi mjaftueshëm pushtetin sa për ta kuptuar se nuk mjafton me qenë i ndershëm.

Dhe, edhe kur je aq i ‘madh’ sa nuk të duhet askush për ta fituar pushtetin, duhet të sillesh si ‘i vogël’.

P.S. Ky shkrim u ‘redaktua’ nga shiu.

40 komente në “Albin Kurtin LDK e shkarkoi, por ajo e bëri dhe kryeministër! Rrëzove veten, tani prite Avdullahun me lule orhidea”

  1. Gradishta says:

    Nekrologjia e Albin Kurtit.
    Burrë i mirë je por mënd nuk ke.

    1. vang says:

      Z.Berisha.Je e ekuilibruar me Kurtin por jo plotsisht sepse nuk i njeh asnje gabim duke ja hedhur te gjitha gabimet Gjykates Kushtetuese.Nuk eshte ashtu dhe me Grenell mos u merr se atij nuk ja dolen ne Amerike as D’Guardet as politikan e gazetare demokrat.

  2. qazim says:

    Me pelqejne shkrimet e tua zonje,por te lutem,meso dhe zbato gjuhen letrare te njehesuar shqipe se cdokush qe te lexon kendej nga Shqiperia,lodhet nga menyra si ti e artikulon kete gjuhe.

    1. Bekim Peja says:

      Kjo është një prapalicë.

    2. Artur says:

      Bëj aferim z. Qazim.
      Ec e njehso “Lahutën e Malcisë” dhe piji lëngun pastaj….

      1. vang says:

        Artur: nuk e di ku e ke degjuar per njehsimin e ”LAHUTA e Malsise”Ajo eshte nje veper unike dhe nuk vihet dore,Nuk eshte vene dore as tek NDRE MJEDA as tek Migjeni e te tjere dhe ne asnje poet kosovar te kohes.ATO JANE VEPRA LETRARE DHE ATY NUK NDERHYET.Por nje gazetar eshte i ”detyruar te flasi ne gjuhen e njesuar per tu kuptuar nga te gjithe.Keshtu qe veprat letrare i shijojme ne origjinalitet dhe nuk u pijme lengun.

    3. K says:

      Z. Qasim! Jam i lumturuar me shqipen e saj! SHume bukur! Kush ka kulturen e duher le ta lexoje dhe do ta kuptoje dhe vleresoje, kush eshte politikan apo militant partije sigurisht do te thote se cfare i prodhon truri i vogel! Gjuha e bukur kosovare me “ngjethi mishte”.

    4. gjakovari says:

      Gjuha letrare mesohet ne shkolla dhe duke lexuar.Kjo Kumitja ja ka fillu tash me mesu,se ne shkolle s`ka pase nevoje,as me mesu dhe as me lexu literature.Mjafton vetem te shkojsh ne provim dhe te duhet ose pare ose p….dhe kalon.Te vjen turpe qe je shqiptare kur shefe ne RTK analfabeta si e terrorizojne shqipen.Edhe ne kohen e Titos kishte nje rende ne perzgjedhjen e gazetareve,krse tash?

  3. SHKELZENI says:

    KURTI TIPE I PESHTIRE TEK AI JANE MBLEDHUR TE GJITHA VESET E KEQIA QE KA NJERIU PABESIA ,HIPOKRIZIA ,GENJESHTRA ,POSHTERSIA ,PA AFTESIA, AMATORIZMI POLITIKE , MITOMANIA .
    KURTI E NDERTOJE FUSHATEN ME FLAMURIN KUQ E ZI PERFUNDOJE TE FLAMURI LARA LARA .
    FLISTE PER BASHIME KOMBETARE VOTUESI I GJORE MENDOJE PER SHQIPERINE KY E KISHTE PER NENEN SERBI .
    NUK E KUPTOJE PERSE QEVERIA SHQIPTARE NUK E AKUZONE PER NXITJE TE AKTEVE TERRORISTE PER DERGIMIN E TERRORISTVE NGA KOSOVA PER DJEGJEN E PARLAMENTIT PERSE KAQ TOLERANTE ME NJE ANTISHQIPTARE .

  4. Roland says:

    Shume e talentuar por edhe e zgjuar e plot finese, ne ne Shqiperi nuk e kemi nje te tille

  5. Lisi says:

    MOS JA VINI RE SE VUAN NGA KLIMAKSI NDAJ NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERCARTJET E SAJ

  6. Andi says:

    Sa ja ngre vlerat moj Kimi I kosoves.Bej kujdes se ne kete besim pa kushte qe ke per nje deshtak si islamiku kurti,soj I sali kriminelit,nuk do ia falesh vehtes per tere jeten qe I ndenje ne krah kur nuk e meriton.

  7. Kim says:

    Roland po e zgjat mendimin qe shprehe: shume e talenttuar por edhe e zgjuar e plot finese,por debile komplet, ne ne Shqiperi kemi plot me i ngarku me lopate. Nqs doni emra mund te beni kerkese Dhe kerkesa ju plotesohet ne dikik

  8. Lan XHABIJA says:

    Penë e hollë, në mëndje të hollë.
    Me të thanë je burrneshë, është si me të ofendu.
    Jo, ju jeni SOKOLESHË.
    Të tjerat, nuk kanë vlerë.
    P.S.
    Kjo, vlen, vetëm për ata që e njohin këtë lloj shpendi.

  9. mik says:

    Ah moj Kimete, shume po te lavderojne per zotesine tande si gazetare disa komentues te kesaj gazete !! Duhet me ja dite per ndere zotit Kurti, se mos te ishte per te , rob shpije e farefis pa t’sha nuk ti kishin lane, sidomos per Gegenishten qe perdor, te cilen ke fillu me e zbute kohet e fundit. Gjithsesi, duket se e gezon privilegjin e disa komentuesve me perdor Gegenishten, me gjithe keshillat dashamirese per me mujte me e zbut pak. Komentuesit strikt te kesaj gazete jane shume te hidhur !! jane teper fanatike, sidomos per ndjenjen kombetare te marrin gjak ne vetull, nuk ja kane lakmi as Mic Sokolit. Kercejne si rrufeja, e vikasin si bubullima ne te shame me rob shpije, pa lane ne harrese farefisin. Kuptohet, kjo vjen nga edukata qytetare.

    PS : Per Albin Kurtin nuk po debatoj, se nuk asht vendi ketu, por siç na ka mesu pervoja, nganjehere tana te keqijat nuk vijne per keq.

    1. Per mikun nga cifliku says:

      Po kush ishte qellimi jua ? Kimeten me 10 % shqip 90 % te kuptuarit me imagjinate nuk do ta komentoshe as Al binin po ke do te komentoshe komentuesit qe nuk mendojne si ju .
      Qenke bolshevik shoku po nuk mendove si ju je armiku juaj je mire me Bininin e kosoves po duhet te nderoni vende te shkoni ne Koren e veriut

      1. mik says:

        ha ha ha … bolshevik ?!! Po jo more shoku poet, un nuk jam bolshevik, por dialekti qe flet Kimetja asht viktime e bolshevizmit, e prandaj nuk e merr vesht. Ke mungese intelektit. Fjalori i jot asht i kufizum vetem ne bolshevik, marksist, komunist, fashist dhe ne kete rast e ke pasuru pak, me Koren e veriut.
        Ma mire lene at muhabet e mos u merr me gjana boshe.

        1. LULJA says:

          Je i ralle mik ty vetem vali korleone te kupton

          1. mik says:

            Po moj Lule po, ke te drejte !! Kur ke IQ-n e peshkut, ça do presesh tjeter prej teje ?!!
            Ma mire lexo ndonje faqe libri, edhe nese nuk nxen gja, te pakten meson alfabetin.

  10. Meruci says:

    MOS JA VINI RE ATO QE FLET JANE KRIZA TE MENOPAUZES

  11. 0sumi says:

    Shume mire…..ama ke shkruar me nje kosovarshe te vjeter.
    Perpiqu te mesosh gjuhen standarde shqipe.
    Ke plot fjalore per kete.

  12. Kellira e islamit politik says:

    Kimetja e vulos qe Kurti eshte i ndershem.
    Po platforma islamike e asaj partie nuk vjen pak ere te keqe dhe ka per me qelb kombin moj orhidea jonë?

  13. Fatosi-kosove says:

    E dashur Kimete e ke vajtuar ashtu siq eshte vertet tragjikomedia VV e veqmas Kurti, ashtu si ju edhe une dhe shume shqiptar Kane patur nje pritje dhe shprese tek Kurti por vertet ai na ka deshperuar sepse nuk e vleresoj veten te “vogel” siq thua ti para popullit por ju duk vetja nje perbindesh saqe filloj nje lufte te ndyre e te papare kunder kundershtareve politik edhe aty ku nuk i kishte kundershtar le te vetmin qellim tua bej qefin disa bashkepunetoreve te vet ne VV dhe ne fillim edhe ortakute politik LDK e veqmas vjosa osmankes qe armik te vetem e shpalli Thaqin e veten e krahasoj me kosoven,pra vjosa u ba kosova per te cilen nuk kishte asnje kercenim nga serbia por vetem nga presidenti Thaqi,e kjo urrejtje ndaj presidentit ja shtoj edhe Kurtit urrejtjen dhe deshiren per ta luftuar secilin qe ishte ne nje pozite udheheqese se nga koha kur Thaqi ishte kryeminister,e kjo nuk ishte pritja e shqiptareve sepse kete e kishte ber vetem millosheviqi ne vitin 88 /89 kur largoi nga puna çdo shqiptar,andaj Kurti jo vetem se shkarkoj veten por edhe poshteroj veten para shqiptareve, i cili shqiptaret dhe kosoven i zevendesoi me vjosa osmanken, fmijaq konjufcen, ahmak haki abazin e disa si ai kshilltari i tij gashi, andaj e dashur Kimete ne vend te merzise qe Kurti u shkarkua ta ngrejme nga nje dolli.

  14. millosh kopiliqi says:

    Mjere ata qe presin diqka nga albin psikopati dhe vjollca bollica !!!!!

  15. Dash says:

    Perfekt.! Shume analize e bukur dhe respektoj mendimin e saj per Kurtin,………. Fjala kundeshtuese “mo..” me pelqeu shume (besoj eshte shkurtim i fjales ‘mohim’)… Gegerishtja e pa shterueshme,,, Kimete vazhdo te shkruash ne dialektin tend sepse eshte pasuri me vete me lashtesine e saj(per mendimin tim)… kete po ta thote nje vlonjat

  16. selim shpuza says:

    Ti Kimete ben sikur nuk kupton apo je naive. Gjykata kushtetuese nuk eshte perendia,perendia eshte populli ne Kosove qe ka votbesuar Albin Kurtin. Edhe gjykata kushtetuese vertet eshte perfaqesuese e ligjit,por ama nuk del dot mbi vullnetin e popullit. Te behen zgjedhjet dhe te respektohet vullneti i popullit jo pelivanlleqet e gjykates kushtetuese.

  17. Pedro i ri says:

    Albini akuzohet per islamik. Me tregoni vetem nje fakt qe e ben atë islamik ?

  18. MallaKASTRIOTI says:

    Me pelqeu “Anatomia “qe i ben Zonja Berisha(jo Saliu)ishit KM Kurti.Ne shkrimetce mia e kam shkruare çdo here se Kurti nuk eshte per K/Minister por Kryetar Kooperative.
    -Ne tere jeten e tij ai ka protestuar dhunshem,eshte futur ne burg.Nuk ka bindur me ndertu Kosoven,nuk ka shtrire doren per paqe por per sherr: Me Drejtursit Kosovar duke i cilesuar te gjithe kriminel si Saliu ne Shqiperi.Me PS Tirane,me SHBA,BE,
    me te gjithe.Tashme po i k/vihet GJK.Kjo eshte beç nje marrezi e tij shpifarake.

  19. Rastesisht komshi says:

    Diku aty nga mesi i mesnates tende me shi ke shkruajtur nje fjali shume realiste :Me pelqen mos me be ate qe dikush pret prej meje. I ke thene te gjitha me kto dy rrjeshta, pabesine,mosmirnjohjen, dinakerine e plot karakteristika te tjera te popullit tend qe nuk do behet kurre popull.

  20. K says:

    Z. Qasim! Jam i lumturuar me shqipen e saj! SHume bukur! Kush ka kulturen e duher le ta lexoje dhe do ta kuptoje dhe vleresoje, kush eshte politikan apo militant partije sigurisht do te thote se cfare i prodhon truri i vogel! Gjuha e bukur kosovare me “ngjethi mishte”.

  21. Lush berbali says:

    Gegnishtja nuk eshte gjuhe ,o njerez…
    Gegnishtja eshte muzike qe ndjehet,shijohet.Eshte fllad qe te ledhaton,eshte ere qe fryn po te ngroh shpirtin.Eshte bubullime qe nuk te shurdhon dhe te ben ta duash me shume.
    Gegnishtja eshte nena e gjuheve.
    Eshte arberishtja.Eshte gjuha e Pal Engjellit,e Pjeter Budit,e Pjeter Bogdanit e Frang Bardhit.
    Eshte gjuha e Pashko Vases, Ndre Mjedes,Filip Shirokes e Gjergj Fishtes.
    Kete gjuhe perdor Kimetja.Eshte shqip krejt.
    Dhe e perdor bukur bile.
    Te kishim sa me shume Kimete si ne Kosove,si ne Shqiperi s’do te ishte keq per ne.
    Fol, e te lumte goja zonje !
    Shenim :
    E shkrova ne gjuhe letrare ,jo se nuk di te shkruaj gegnisht,por per ju te tjeret qe i kerkoni Kimetes te mesoje shqip.
    Te flasesh shqip e te mos dish te lexosh gegnisht pak e çuditshme me duket.
    Megjithate une jam shqiptar,flas gegnisht,mendoj gegnisht e shkruaj shqipen letrare.
    Edhe pse gegnishten s’e nderroj me asgje.

  22. !!! says:

    Me interes do të ishte një shkrim për atë dhamb shtremten V. Osmani për alibinë politike të saj është në vijen politike të Ldk apo private kur kjioka qenë e mbështetun dhe e ngritur politikusht nga F Sejdiu që pati një kualicion qeverisës stabil me H Thaqim në një nga momentet e rëndësishëm për shqiptarët dhe del del një nga kundershtaret ma të egra të Thaqit por jo nga kjo Qimetja se kjo dihet që ështe tendencioze

  23. artani nga tirana says:

    Si gjithmone Kimete shkelqen, madje edhe per gjuhen shqipe qe dikush perpiqet me kot te te kritikoje.

  24. $$$ says:

    Kur bota te kuptoje se individi i pushtetshem eshte “sulltan ose edhe Hitler…..”athere do t’ja Jape pushtetin ,vetem VOTES.Ka qene dhe vazhdon te jete apsurditet qe nje mendjeje te kufizuare t’i dorzosh pushtet te pakufizuare,qofte edhe te kufizuare.Individi,qofte edhe me I madhi(per ata qe e besojne ),nuk mund te beje gjerat e duhura per njerzit dhe natyren,nuk mund te mos te vere interesat e veta para mundesive qe I jep shumepushteti ….Ai ha,vishet dhe fle si te gjithe .Te pakten vetem keto,duane vullnetin e tij.Ketu fillon te perdoret pushteti….dhe vazhdon ,vazhdon pa kufi.Ndersa te tjeret presin dhe shpresojne nga premtime pushtetaresh qe nuk u realizuane kurreA ka patur ndonje te llojit te gjithpuxhtetshem qe te kete djegur veten per te mbrojtur interesat e te tjereve?-Jo. Ndersa qe ata kane djegur te tjeret per interesat e tyre,ka patur pa numer…Prandaj ,o njerez te mire ,mbani dhe perdorni me mend VOTEN.Ajo ndryshon boten.Qeverisja me Keshilla ku vendos vetem VOTA do te shperndaje “ erresiren” qe ka sjelle pushteti i individit,qofte ai edhe i “gjate shume,i trashe shume,me kollaro ose me citjane…,me minifund ,apo ..pa asgje fare…”

  25. dhembeli says:

    Te fanderoj Zj.Kimete per mesazhin qe percolle !
    Une megjithese jam Permetar, t’a kuptoj mire c’far thua ne dialektin kosovar dhe besome ; ka shume si une.
    Te lexoj me endje.

    1. Permetare i pa pare says:

      Me duket se ti pelqen fotografine e Kimetes pasi shqipen e Kimetes e kuptone vetem KImentia o Permetare i pa pare .
      Shko ne kosove dhe martohu se ka vajza te mira si Kimetja

  26. Jimi says:

    Kimete! Vertet je me kimet. Per ata qe ankohen, perse ti Kimete shkruan ne dialekt. Dialektet e nje gjuhe, te nje vendi kaq te vogel si Shqiperia me te gjitha trevat shqiptare, jasht kufirit, jane nje pasuri i pacmushme qe duhet vleresuar, mesuar dhe insistuar te pasurohet. Mire do te ishte qe gjithe ata qe te kritikojne per dialektin, te bejne sadopak nje perpjekje te vogel, te lexuari, e te kuptuari dhe pastaj do te kuptojne se c’pasuri estetike gjuhesore eshte ai Dialekti! Dialektet dhe jo vetem ai Gege, por edhe ai Toske, me te gjithe nendialektet e tyre , kur i degjon, jane si nje muzike, si nje simfoni, qe te nanurit shpirtin me muzikalitetin dhe rimen e saje.

  27. emigranti says:

    Albin Kurti nuk u rrezua sepse shkarkoi ministrin e brendshem, pasi me perpara kesaj kreret e LDK paten deklaruar per terheqjen nga kjo qeveri pasi tani nuk jane dakort me reciprocitetin, nderkohe qe kishin fituar gjare fushates me kete premtim dhe neneshkruan marreveshjen per krijimin e qeverise ku premtohej reciprociteti.
    Prandaj nuk ishte shkarkimi i imponuar nga sjellja provokuese e ministrit te brendshem, por frika e kastes se vjeter ndaj drejtesise se pritshme, e cila kujton se mund te shpetoje nese fshihet pas Grenellit dhe me servilizem zbaton cdo direktive te tij pa e menduar nese i sjellin apo jo nje marreveshje te mire per Kosoven, mjafton te realizohet sa me pare qe te paraqitet si arritje gjate fushates presidenciale ne Amerike.
    Grenelli eshte nje negociator ne marreveshjen Serbi – Kosove dhe kerkon ta realizoje sa me shpejt kete detyre, por ka perpara nje qendrim solid te pales serbe perfshire dhe opoziten qe jo vetem nuk njeh krimet e kryera ne Kosove por kerkon te marre sa me shume nga kjo, duke i bere presion se mund te lidhet me Rusine.
    Ne keto kushte Grenelli e ka me te lehte ti beje presion klases se korruptuar politike te Kosoves, e cila nuk eshte ne unison dhe pa nje strategji te qarte, qe te firmose sa me pare marreveshjen e cila kuptueshem do jete ne favor te Serbise.
    Hashim Thaci bashke me kete kaste te korruptuar politike do te mbulohen me turp dhe nje dite do ndeshkohen per tradheti ndaj vendit.

  28. Te Kuptosh says:

    Vetem se ka emrin ABDULLAH do te bjeje qe Kosova e kosovaret do te vuajne me shume se c’po vuajne dhe do te vulose qe jane komb thellesisht mysliman e papranueshem e panjohshem ne Europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje