Si mund ta ndalin mandatin e tretë të kryeministrit Edi Rama!

30 Maj 2020, 21:31Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nuk është folur kurrë kaq shumë përgjatë mandatit të dytë të një qeverie, në këto 23 vitet e fundit, sesa për mandatin e tretë të Kryeministrit Edi Rama. Nga 1997 e deri sot, mazhorancat kanë qenë 8 vjeçare, me nga dy mandate secila. As në 2005, kur mbaroi mandatin e dytë PS dhe as në 2013 kur e mbaroi mandatin e dytë PD, nuk është folur sa tani, për mandatet e treta të Nanos apo Berishës.

Kjo tregon se, kurrë nuk kemi qenë më pranë kësaj mundësie sa tani, në epokën post komuniste.

E para, kjo gjë përflitet kaq shumë, sepse duket që ka një propabilitet të lartë që të ndodhë. Dhe kjo ndihet jo vetëm thjeshtë brenda gardhit të mazhorancës, por edhe brenda vetë opozitës. Ndaj, edhe është një opsion që ka fituar kaq shumë qytetari.

E dyta, tradita e fitores së tre, katër e ndoshta ndonjëherë edhe më shumë mandateve qeverisëse radhazi, është një praktikë normale e historisë së demokracive perendimore. Por jo e demokracive funksionale të ish lindjes komuniste. Aq më pak të Ballkanit dhe Shqipërisë. Me përjashtim të periudhave autoritariste të fqinjëve, cilat më pas përfunduan si mos më keq, për pushtetmbajtësit.

Kjo e bën akoma edhe më interesante, diskutimin e kësaj teme në Shqipëri, duke i dhënë zë një debati që do vijë me siguri duke u rritur përgjatë këtij viti kalendarik, derisa të shkojmë në zgjedhjet e reja në 2021. Sepse mundësia është aq e madhe, sa i jep jehonë reale, këtij diskutimi.

Pyetja që lind shpesh është se çfarë duhet dhe çfarë mund të bëjë opozita shqiptare, për ta ndalur këtë? Çfarë e bën kaq të dobët të djathtën shqiptare, partitë brenda dhe rreth “Opozitës së Bashkuar”, që ky diskutim të arrijë në këtë pikë? Dhe si mund tia dalin ato, për ta ndryshuar këtë realitet, derisa të mund ti rikthejnë vetes shanset, që të vijojë tradita e krijuar e qeverisjeve me dy mandate në Shqipëri?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, duken aq të thjeshta teorikisht, sa çjanë të vështira praktikisht. Gjithkush që është sot i pakënaqur me PD, e kërkon pikësëpari përgjegjësinë për mungesën e një fryme pozitive në favor të rikthimit të opozitës në pushtet, tek pyetja më naive: Kush është Kryetari i opozitës shqiptare?

Për disa, kryetari real i opozitës shqiptare është Sali Berisha. Dhe me të drejtë. Sepse gjithkush e di se Lulzim Basha është thjeshtë kryetari “de jure” i PD, e për rrjedhojë ai nuk mund të jetë, kryetari “de facto” i gjithë opozitës. Kur Sali Berisha në 2015 i humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës dhe PS, tha se do të tërhiqej, nga jeta aktive politike. Por të gjithë e dimë, se ai është sot, po aq aktiv sa atëherë. Në mos më tepër në raste të veçanta. Madje, ai ka deklaruar pak kohë më parë, se nuk do të iki asnjëherë, nga politika aktive e vendit.

Pa zgjidhur këtë dilemë, opozita e ka të vështirë të zgjidhë dilemën e mandatit të tretë të Edi Ramës.

Pyetja tjetër, lidhet me të nesërmen: Mirë lideri i sotëm është Sali Berisha, po lideri i së ardhmes brenda kampit të opozitës, kusht është: Lulzim Basha apo Ilir Meta? Ndryshe nga pyetja e parë, këtu ekuacioni nis e komplikohet, sepse nëse të gjithë për të parën të përgjigjen Sali Berisha, për këtë pyetjen e dytë disa të thonë Lulzim Basha, e disa të tjerë të thonë me plot të drejtë: Ilir Meta!

Pa u zgjidhur edhe kjo dilemë, bëhet më e vështirë, përgjigja e shumë dilemave të tjera më të vogla.

Fakt është se ka një mundësi teorike, për ta penguar PS dhe Edi Ramën, që ta fitojnë mandatin e tretë. E ajo kalon përmes krijimit të një fryme të madhe ndryshimi, një programi realist e krijimit të një koalicioni që përfshin të gjitha forcat politike të tjera, aktorë dhe faktorët që do të bënin diferencën. Po kush është i sigurtë sot, se LSI nesër nuk do ta bëjë koalicionin zgjedhor me Ilir Metën dhe partinë e tij të re, por me Lulzim Bashën dhe PD? Pa llogaritur pas kësaj, plot dilema të tjera.

Ndaj pa i dhënë përgjigje bindëse që tani këtyre pyetjeve kaq të thjeshta sot, vështirë se opozita do ia dali që të zgjidhi dilemën e madhe të fitores së mandatit të tretë të Kryeministrit Edi Rama, nesër!

7 komente në “Si mund ta ndalin mandatin e tretë të kryeministrit Edi Rama!”

  1. Oli says:

    Fredi je bere b lepires i neveritshem…ju kasta gazetaruceve jeni me te korruptuar se politikanet…dhe ju duhet te latgoheni…ik gezo milionat se jeni te amnistuar…por ma kurse moralin

  2. Olimpia says:

    Peza,ka nje menyre te sigurte qe PS te fitoje mandatin e trete.PS te propozoje dhe miratoje ne parlament nje ligj qe kufizon postin e kryeministrin ne dy mandate.Jam i sigurte qe do ta votoje edhe opozita parlamentare.Nderkohe Duke qene se Rama nuk mund te kandidoje me,PS te shpalle zgjedhje paraprake ( primarie)per postin e kryeministrit te ardheshem brenda partise ,sipas pervojes amerikane.Nje gare e forte,reale midis konkurente e kryesore do te sillte risi te rendesishme sidomos ne drejtim te ktheses drejt politikave te te majtes moderne,pas 8 viteve te politikave liberale te Rames.Njekohesisht konkurentet e rinj do te paraqiteshin me grupe politikanesh te rinj,te paperfolur ,me kulture perendimore dhe te pakorruptuara perballe zgjedhesve te pavendosur.Sepse PD dhe aleatet e saj nuk mund te fitojne kurre perballe popullit te majte qe ka qene dhe eshte shumice ne Shqiperi.Basha mund te fitoje vetem ne se PS nuk do te kuptoje se koha e Rames ka perfunduar.Natyrisht Rama ka realizuar shume objektiva ,duke e kthyer vendin drejt normalitetit pas kriminelit Berisha.Por tashme jetojme ne nje moment tjeter historik..kohet e reja duan lider te rinj..ky eshte ligj i shoqerise njerezore.

  3. Tek Rrapi në Mashkullorë says:

    Po normal o Alfred..
    Të gjitha resurset dhe potencialet dhe baterite po i konsumoni dhe harxhoni për këtë qëllim…
    Juve kush i serviloset më shumë Ramës t’ju mbaj në lista.
    Për tu bërë ai si Rrapi në Mashkullorë.
    Sa gjysma e Enverit dmth..
    Mos e ngaterroni votën për PS me besimin për Ramën kryeministër..
    Nuk do vdes Shqiperia se iku Rama..
    Rama e ka mbyll ciklin politik…
    Nuk ka dhe nuk mundet ti japi më asgjë Big Brotherit..
    Aq sa dinte dhe mundej i beri (njëlloj si me Bashkinë)..
    RIP Rdi Rama (politikisht e kam fjalën)

  4. Mega says:

    Me te fute ne burg ty te parin per ato 1 million dollar more pis atehere Merrrooo Bazen te dytin , ky eshte pis pisit …

  5. Tasimi says:

    Edi Rama Kryeminister deri ne 2025 100%.

  6. joti says:

    Fredi the Pig.

  7. Sokol says:

    Kush mendoni ju se mund të rrëzoj Ramën? Kush është opozita sot? FROK ÇUPI përpara disa ditësh në një artikull e ka quajtur opozita komike dramatike. Komedia fillon në parlament ku dasmorë me shishen e rakis në dorë, u prezantuan si përfaqësues të denjë të institucioneve, duke zëvendësuar pikërisht ata që degjeneruan dhe përdhunuan shtetin dhe besimin e shqiptareve.Dramaciteti arrin kulmin rasti i rrallë në botë ky kur presidenti i republikës & family mbasi ka transformuar kushtetutën në fletore bakalli, frikëson me mesazhe të koduara por jo dhe aq shumë, institucionet perëndimore të përkushtuar për të nxjerrë shqiptarët dhe Shqipërinë nga këneta ku ata I fundosën. Game Over zotërinj Rama do të fitojë përsëri, sytë tuaj tashmë janë drejtuar drejt orës së drejtësisë, it’s final countdown se do të shkoni në burgë këtë do ta vendosin ata, por një gjë është e sigurt, ju nuk do jeni në qëndrat e votimit por në sallën e gjyqit për të rrëfyer se si për 30 vjet vodhët, korruptuar tdhe degjeneruat shtetin shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje