Nga Alfred Peza
Kur Rudina Hajdari shpërtheu pas një takimi në Këshillin Politik, kundër Lulzim Bashës për sistemin zgjedhor, shumëkush nga opozita jashtëparlamentare nënqeshi. E vunë buzën në gaz, për pasionin dhe nervin politik të një deputeteje të re, që për ta dhe mjedisin shqiptar duket naive. Sepse nuk është aq e djallëzuar sa ata, që kanë kërkuar të njëjtën gjë deri dje publikisht, pa e dashur aspak sot praktikisht.
“Nuk e kuptoj pse Partia Demokratike nuk e përqafon këtë ide të ndryshimit të sistemit. Erdha për të gjetur një formulë kompromisi, ta pranonin të gjitha palët. Propozova një formulë të mbështetur, edhe nga ndërkombëtarët, edhe nga SHBA që e hap listën pjesërisht. Edhe këtë ma hodhën poshtë. Nuk e kuptoj Bashën, pse e do këtë sistem…”- tha ajo.
Përmes ambasadores Yuri Kim, SHBA ka propozuar një sistem të ri zgjedhor me lista të hapura, i quajtur ndryshe sistemi danez. I cili njihet nga ekspertët si “D’Hondt” dhe përbëhet nga dy lista. E para është lista e hapur, ku mund të votohet kandidati i preferuar për deputet. Tek lista e dytë e mbullur kombëtare, votohet partia që dëshiron zgjedhësi.
Ky ose një variant i thjeshtëzuar i këtij sistemi, është hedhur në tyrezën e reformës zgjedhore nga deputetja Hajdari. Por aty, as përfaqësuesi i PD dhe as i LSI, nuk e kanë mbështetur. Duke treguar se opozita jashtëparlamentare, nuk është e interesuar për ndryshimin, por për ruajtjen e sistemit aktual.
Basha dhe Kryemadhi deri dje, për shkak të presionit të partive të vogla aleate, deklaronin se çështjen e ndryshimit të sistemit e kishin parësore. Sot, bëjnë memecin. Çka tregon se kanë bërë një lojë politike, duke qenë “de facto” më të interesuarit, për mos e ndryshuar atë. Ndërsa kryetarët e partive të vogla të “Opozitës së Bashkuar”, me sa duket e kanë siguruar sërisht mandatin personal, përmes listës së PD.
Në të njëjtën linjë me ta, duket se është edhe Ilir Meta. Në një prononcim të fundit ai i drejtohet Petrit Vasilit dhe të tjerëve në tryezën e reformës, që “të mos kenë frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe tu japin mundësi që të shprehenm jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët”. E në vend që ta thotë qartë e prerë se është për ndryshimin e sistemit zgjedhor, e mbyll postimin e tij me fjalët:
“Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës.” Duke e ditur shumë mirë, që kjo çështje nuk është fare në axhendën e asaj tyreze, bën sikur po digjet nga kjo dëshirë. Duke dashur që të krijojë idenë se, nëse votohet nga populli, do e fitonte një mandat të dytë presidencial.
Nëse Ilir Meta do kishte aq vota sa të rizgjidhej në krye të shtetit, nuk do mendohej kaq shumë për të krijuar partinë e tij të re, sepse do i bënte më shumë punë të fitonte zgjedhjet e të bëhej kryeministër. Por, edhe ai si edhe Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, thjeshtë janë të interesuar për ruajtjen e sistemit aktual. E bashkë me të, edhe të statusquo-së. Sepse ky sistem i garanton të treve, ruajtjen e tripolaritetit politik në skenën shqiptare, duke mos lejuar forca të reja politike që ti futen në pjesë, e ti konkurojnë.
Sistemi aktual zgjedhor i garanton Lulzim Bashës, ruajtjen e kontrollit të plotë mbi PD, përmes listës së deputetëve. Çka do të thotë, se më shumë se për të mundur Edi Ramën dhe PS e për të fituar zgjedhjet, ai është i interesuar për të mbajtur nën kontroll opozitën.
Ilir Meta e Monika Kryemadhi, janë të interesuar për tu rikthyer në pozitat e “kingmaker”-it të skenës politike. Ose e thënë shqip, të atyre që bëjnë diferencën dhe përcaktojnë mazhorancat e ardhshme qeverisëse të vendit. Pozitë në të cilën kanë qenë nga 2009-2017 dhe e humbën. Edhe nëse nuk e arrijnë sërisht në 2021, duket se janë të interesuar, që të ruajnë pozitën aktuale, për të mos lejuar ndonjë forcë të re politike që ti rivalizojë.
Për ndryshimin e sistemit duhet konsensues mes të gjitha palëve në tryezën e Këshillit Politik, ndryshimi i Kushtetutës dhe 2/3 e votave të Parlamentit. Të cilat PS, e vetme, nuk i ka. Përderisa të gjithë liderët e opozitës, janë të kënaqur me ruajtjen e pozitave të tyre aktuale, përse të jetë e shqetësuar mazhoranca!
o kurve e edi rames….pse flet kot…..a nuk po thote meta te behen zgjedhjet e hapura? ju qifsha leket qe keni vjedhur se gjithe jeten bushtra do jeni
Pse prokuroria dhe gjykata nuk e arrestojne dhe denojne hajdutin Alfred Pezen qe vodhi 1 milione euro qe e mbrojti hajdut kryeministri Edi Rama?!
O Tema o ju jeni lepirsa te qeverise ose jeni kthyer ne Kazan!
Nje ide e kam pse vazhdoni me propaganden dhe botoni shkrimet e ketij ordineri!
Shpresoj mos e bllomoni komentin sic keni bere me te tjerat!
Aman kur flet dhe ky hajnia. Ky duke ndenjt fitoi 1 milion dollaro njerzit punojne gjithe jeten e skane 10 mije, dhe mqnse ishte hajni Edush Rapatushi kryeministrushi e beri sekretarush nderkohe qe ky as pencion per femijen e vet nuk paguan. Me pak fjale gjell qensh
Pse ps don mdryshimin e kodit zgjedhor?
Don rama ti hiqet e drejta te caktoi se kush do kandidoi ne shkoder si pjetri apo ai i vores qe eshte akoma ne arrati?
Nqs rama do donte ndryshim do i mjaftonte opozita qe ka ne kuved por e verteta eshte se nuk di te bjere ne ujdi pa ata jashte sepse opozita re nuk ja kupton hallin ndersa ata jashte e kuptojne aq mire sa qe skane nevoje fare me fol
ZOTI ALFRED JENI KTHYER TAMAM NE NJE BYTHE LEPIRES DHE MENDOJ QE BOLL ME SHKRIMET E TUAJA TE NDYRA,KUR DHE TI KERKON TE MOS NDRYSHOJE SISTEMI ZGJEDHOR DHE HIQENI SIKUR JU JENI ME TE AVANCUAR ,ESHTE NJE TREGUES QE MENDJET E DEPUTETVE TE PS JANE NE AKORDANCE ME TE PD .DUHET TE ISHE I PARI PER TE PROPOGANDUAR QR TE NDRONTE SISTEMI ZGJEDHOR SE POPULLI DUHET TE VOTOJE PER DEPUTETIN DIREKT DHE JO ME LISTA TE MBYLLURA.SI SJU VJENE TURP QE KY VEPRIM SKA ASGJE TE PERBASHKET ME DEMOKRACIN ,PERKUNDRAZI E KENI KTHYER NE PAZAR DHE POPULLIT AS CELSAT E KASHTES NUK I DISPONON. VOTA ESHTE KTHYER NE BIZNES DHE SKA ASNJE VLERE SE E KOMANDOJNE KRYETARET E PARTIVE.HABITEM SE SI JU BINI DAKORT ME KETE GJE . PO KJO TREGON SE JU I BENI FRESK KRYETARVE SE JENI TE INTERESUAR PER PASURIMIN TUAJ NE KURRIZ TE TAKSA PAGUESIT.MIRE QE DHE TI SJE DAKORTE SE ASHTU DONE DHE RAMA QE TI BEJE VETE LISTAT,POR TE PAKTEN HESHTE DHE MOS AKUZO TE TJERET KUR DHE VETE NE PAMJE TE JASHTEME BEN SIKUR JE PER DEMOKRACIN .DHE PSE NDODHE KJO SE PO TE VOTOJ POPULLI PER DEPUTETIN DIREKT AHERE DO TA SHIHNIO VLEREN E VOTES SE POPULLIT PO KESHTU SIC ESHTE DO JU KEMI MOT E JETE DEPUTET DHE NJE PARLAMENT DO DO DOMINOHET NGA INJORANCA DHE ILEGJIMITETI. BARDHYL
O PLEH NJERI , O PLEH GAZETAR,
po gjithe ky tifozllek eshte per te vjelle, se sbesoj te jesh kaq GOMAR sa ben.
Pse luli me Ilirin- thote ; PO pse sthua te pakten : PSE RAMA ME LULIN.