Organizata humanitare islamike apo kërcënim për vendin?

2 Qershor 2020, 11:48Blog TEMA

Nga Marsela Filja

Bashkë me rënien e sistemit totalitar fillimi i viteve 90’ u shoqërua me ardhjen e shumë organizatave jo-qeveritare islamike, si rrjedhojë e lejimit të lirisë së besimit që ishte i ndaluar me ligj që nga viti 1967.

Cili është historiku i organizatave të tilla në Shqipëri?

Përhapja e gjerë e këtyre organizatave dhe rreziku që i kanoset vendit.

Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, një numër organizatash jo-qeveritare islamike, hapën përfaqësitë e tyre në vend . Mes mjaft organizatave që erdhën nga vendet e Gjirit Persik, disa ishin të infiltruara dhe përfaqësonin fraksione ekstremiste në Islam. Këto organizata synuan që këtë ideologji islame ekstremiste, ta përhapnin dhe në Shqipëri.

Duhet të kemi parasysh se vendi ynë ka një model tolerant islam të ndryshëm nga islami që praktikohej në vendet arabe. Komunitetet fetare ishin të varfra dhe të hapura ndaj donacioneve te huaja islamike, ato shiheshin si organizata shpëtimtarë, dhe pse jo të gjitha kishim qëllim pozitiv.Kjo solli tendenca për radikalizim të besimit islam.

Në pamundësi për të tërhequr investime të huaja nga vende perëndimore, qeveria shqiptare i dha nënshtetësi një numri ‘investitorësh’ nga vendet Arabe pa asnjë verifikim paraprak të aktivitetit të tyre.

Implementimi i këtyre organizatave në vend u ndihmua nga funksionarë të lartë vendas të cilët kishin marrëdhënie të ngushta personale me shumicën e organizatave islamike që ushtronin aktivitet në Shqipëri.Vlen për tu theksuar mungesa e verifikimit të këtyre organizatave nga autoritet shqiptare.

Vendi ynë karakterizohet nga harmonia dhe toleranca fetare. Kjo gjë sjell paqe dhe respekt midis qytetarëve që kanë besime të ndryshme. Nga ana tjetër vihet re një shfrytëzim i fesë islame për qëllime radikale, trafikuese dhe terroriste. Një fakt të tillë nuk e ka mohuar dhe vetë drejtori i KMSH (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë) Elvis Naçi, teksa pyetjes nëse vendi po kërcënohet nga celula terroriste i është shmangur duke thënë se përgjigje të tilla posedohen nga krerët e instuticione të larta të vendit.

Gjithashtu nëpër emisone të ndryshme televizive, janë bërë denoncime, raportime dhe ankesa për grupe të caktuara arabe të cilët janë vendosur në zona të caktuara të Shqipërisë, kryesisht në periferi.

Misionarët fetarë nga bota arabe kanë realizuar një sërë investimesh në vendin tonë kundrejt kushteve të vendosura nga po vetë ata.

Përshembull, ata kanë ndërtuar xhamia me kushtin që këto xhami të drejtoheshin nga një imam që ishte një njeri i tyre. Ata ndihmojnë fëmijët jetimë me kushtin që këto të fundit të ndjekin kurset fetare të ofruar nga misionarët.  Në këto kurse nuk predikohet varianti i Islamit tradicional shqiptar, i cili ishte një Islam tolerant, por praktikoheshin pikërisht ato rryma të Islamit që ishin të huaja për besimtarët shqiptarë. Kjo tregon më së miri një rritjë të pushtetit të tyre në vendin tonë.

Gjithashtu, kjo sjellje e tyra nxjerr dhe njëherë ne pah faktin që misioni i tyre human është i fundit për nga rëndësia. Investimi në brezin e ri është një kërcënim i rrezikshëm për sigurinë kombëtare, për më tepër kur bëhet fjalë për vende si Shqipëria me shkallë të lartë të kriminalitetit.

Analiza dhe fakte të ndryshme kanë arritur në përfundimin se misioni i tyre i vërtetë është, trafikimi i qënieve njerëzore, përhapja e këtyre organizatave në zonën e Ballkanit, rekrutimi i shqiptarëve në Siri, përhapja e ideologjisë të islamizmit ekstrem dhe radikal.

Shqetësim përbën dhe regjistrimi i këtyre grupeve pranë QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit).Organizata të tilla regjistrohen duke përdorur të dhëna te fallsifikuara, si adresa e subjektit, numri i telefonit, email, të dhënat për punonjësit, etj.

Ata po nxisnin urrejtjen fetare dhe në Kodin Penal ka një nen që e parashikon ndëshkimin për konsumimin e kësaj vepre penale. Duke nxitur urrejtjen fetare këta elementë u bën objekt i agjensive të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Mendoj se përgjegjësia e agjensive ligjzbatuese shqiptare ka ardhur duke u rritur pasi u sigurua dhe një partneritet mjaft i mirë me agjensitë ligjzbatuese amerikane dhe evropiane, nga bashkëpunimi me to, u identifikuan persona dhe u kryen veprime të tjera ligjore ndaj tyre. I rëndësishëm është vijimi i bashkëpunimeve të tilla në marrjen e masave parandaluese.

Duke parë ecurinë e organizatave të tilla në vendin tonë, të cilat kanë gjetur një habitat mëse të përshtatshëm në arritjen e objektivave të tyre afatgjata, ka ardhur koha të ngremë kambat e alarmit.Këto grupime terroriste kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare, bashkëjetesën fetare që  karekterizon vendin tonë, formimin kulturor dhe fetar të fëmijëve ( kryesisht në zonat e varfra ), familjet e të cilëve në pamundësi ekonomike kanë një qasje pozitive të theksuar ndaj këtyre organizatave. Kambanat e alarmit duhet të ngrihen nga insitucionet ligjvënëse. Këto institucione duhet të jenë më vigjilentë dhe më të fuqiplotë në klasifikimin e këtyre organizatave në humanitare apo terroriste e duke vazhduar më tej në pezullimin e aktivitetit për ato shoqata, grupime, individë të cilët përbëjnë një kërcënim serioz për shoqërinë shqiptare.Gjithashtu, dhe vetë familjet shqiptare duhet të jenë më të informuar për misionin e vërtetë të grupeve ekstremiste arabe në vendin tonë.

Ka ardhur koha për një ndërgjegjësim mbarëkombëtar me qëllim shmangien e individëve që janë pjestar në këto organizata dhe zbehjen e ndikimit të tyre në jetën sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të vendit.

13 komente në “Organizata humanitare islamike apo kërcënim për vendin?”

  1. shqiptari says:

    Sa mire qe merresh me organizatat islamike radikale.Po pse nuk shkruan dy rrjeshta edhe per ushtrine e JANULLES qe punon ne heshtje ne dem te Shqiperise dhe te shqiptareve per 30 vjet rresht? Natyrisht nuk mund ta besh nje gje te tille se nga ai paguhesh,dhe nuk je e vetmja.Je ne rruge te mbare per tu bere ndonje gje me pushtet se antishqiptaret e kane kete te drejte ne Shqiperi.

    1. vang says:

      Edhe sikur te kete sipas teje”ushtri” Janullatosi,nuk mund ti krahasosh me veprimet kriminale ekstremiste islame.Elvis Naci,te thirret ne prokurori dhe te deklaroje burimin e te ardhurave.Te ndalohet menjehere veprimtaria e org ekstreme islame ne qellimet ogurzeza duke pregatitur kontigjent radikal nga femijet qe ka organizuar e ndihmat qe jepen me synime te caktuara.A e di Komiteti mysliman i Shqiperise se ne Shkoder u festua pervjetori i pushtimit te KOSTANDINOPOJES nga hordhite e pasardhesve te TIMURLENGUT nga Azia e larget? Ne shqiptaret duhet te festojme ate pushtim nga ai qe e dogji,rrethoi,dhe shkretoi Shqiperine? Keto absurditete ndodhin mu para hundes se organeve tona qeveritare,para institucioneve te Shkodres,dhe para qeveritareve tane te larte e institucionevete drejtesise.Po nuk u ndergjegjsuam ne do kemi xhami me shume se shkolla dhe grate e vajzat shqiptare do jene si grate arabe me koken mbuluar dhe xhyben deri ne thonjt e kembes.THIRRINI MENDJES.Boll me ato kice ne sheshin Skenderbe dhe boll me rushfetet e arabeve te cilet nuk japin asgje falas por me synim.Politikane,mos beni propagande fetare dhe mos beni leshime per vota.Ju te zini karriket ne parlament dhe Shqiperia te behet Arabi mesjetare.

      1. shqiptari says:

        C’jane keto dengla qe shkruan o VANG? Ekzistenca e shqiptareve kercenohet mbi te gjitha nga veprimet antishqiptare te grekeve ne Jug te Shqiperise ,me permendore Gjenocidistesh dhe varreza perdhunuesish dhe vrasesish te pafajshmish ,jo 500 vjet por 70 vjet me pare.Pse ne duhet te pranojme te bejme dicka qe Greqia nuk e ben reciprocikisht ? Sepse ne jemi vendi i politikaneve bastarde dhe te shitur qe i japin nenshtetesi Antishqiptarit me te madh JANULLES dhe dekorojne me medalje Anetaret e AGIMIT TE ARTE.Ky eshte kercenimi real i Shqiperise dhe shqiptareve , Greket e dalldisur qe i shesin pordhe nje populli te shtypur dhe te varfer dhe pa udheheqesa atdhedashes dhe Serbia qe punon ketu e 200 vjet per ti shpopulluar trojet shqiptare me mbeshtetjen e qeverive qe ajo sjell ne pushtet dhe komandon.Sa per shkrimin e kesaj halese nuk kam as me te voglin dyshim qe behet per te hequr vemendjen nga ato qe thash me siper.Ne fund,jam plotesisht dakord qe cdo kercenim i shqiptarise nga cdo ane duhet denuar dhe demaskuar,por cdo kercenim ama.Sa per Elvis Nacin,Zoti i dhashte shendet e jete te gjate se po ben nje pune te shkelqyer,gje qe e ka shqetesuar JANULLEN.Shqiptaria mbi te GJITHA DHE GJITHCKA.

      2. kulla bjeshkeve says:

        Shoqerova nje italian nga Durresi ne Tirane ne vitin 1998 dhe duke pare me dhjetra e qindra xhami ,ai me pyeti i cuditur se ku jemi ne Albania apo ne nonji vend arab.Dhe tani nuk e kam idene se si mund te jete situata ,mbasi kam mbi 20 vjet pa ardhur ne Shqiperi,por gjithe miqte qe shkojne ne Tirane ankohen nga te bertiturat,ulerimat dhe atmosfera zhurmeshme qe krijojne xhamit gjate dites duke te ndikuar negativisht nga ana psikolagjike.Mbi nje shekull perpara nga patriotet shqiptar te te gjitha feve u projektua nje perspektive europiane dhe jo anadollake e Shqiperise. Shqiperia mbi te gjitha!

    2. elton says:

      O shqiptar. Meqe eshte Janulla duhe te lejohen dhe arabet islamik te bejne cte duan ne Shqiperi?

  2. Ne Shqiperi duhet te ndalohet veprimtaria e celulave terroriste Arabe
    qe finacohe prej isslamit rradikal ne vedet Arabe e Afrikane .
    Shteti duhet te njohi rrezikun qe hkaktojn oprgaizata te tilla
    ilamisteh s’jelle ne Shqiperi nga alih beriha kur ishte President ,
    duke shkaktuar nji skandal te vertete ne OPINIONIN BE-se .
    Mirpo ai kishte mbeshtetjen e SHBA-ve per kte Stacionim ne Shqiperi
    te islamisteve duke futur Shqiperine eedhe ne Koferencen Islamike
    edhe sipas suhghjkerimeve vllazerore ber nga Janollatos

    duke ngulur edhe Altoparrlante minareve e shndruar xhamite Tradicionale nga Shqiptare ne stilin Arab

    te pellasin 5-her ne dite kafsha arabe e mallkoje Shqiperine me gjuhen e Djallit
    eshte joveetem poshterim Kombetare por peshtym mbi kte Shoqeri e Shtet ,
    qe i lejon vehets te poshterohet tallet e diktohet nga bubuzhelat ee shkretetires
    sepse tipa si ish presidenti me idiot ne Bote salih berisha ,merrte nen dore
    ca Miljona nga Beduinet e Shkretetires .
    Nji Shtet e Shoqeri e papergjegjeshme dhe teper oridnere .
    Turp me tee madhe nuk ka
    Ku jane itelektualet e bla bla bla-se qe mysin studiot mediet ?

    Nesje ,Flm gazetares Marsela qe me ne fund godet aty ku duhet
    malin e idioteve Shqiptar !
    Kjo eshte nji teme mbi te cilen s’fduhet pushuar asnjiher se debatuari e vepruari

  3. ben says:

    Vetem gomeret qe nuk kane lexuar kurre nje liber ne jeten e tyre kerkojne te paraqiten si shqiptare dhe myslimane. Te qenurit “shqiptar” dhe te qenit “mysliman” jane dy gjera diametralisht te kunderta qe perjashtojne njera tjetren.
    Islami u fut me force ne Shqiperi nga pushtuesi osman, pasi stergjysherit tane, pa perjashtim, kane qene kristiane. Kush e ndjen veten mysliman, nuk eshte shqiptar. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ka thene i pavdekshmi Vaso Pasha.
    Keto organizata islamike duhen perzene nga Shqiperia. Eshte e turpshme qe kemi me shume minare ne qytetet tona se sa shkolla, teatro apo fusha sporti.
    Eshte e vertete qe besimi fetar eshte nje ceshtje personale. Kjo mund te mos jete problem per vendet she kombet e tjera, por per ne shqiptaret eshte nje ceshtje e te qenurit patriot shqiptar apo islamist.
    Zgjidhni e merrni …

  4. Lush berbali says:

    Dakord me ty ben..
    Gjithsesi dakord dhe me Marselen.
    Im gjysh ka qene mik me nje hoxhe fshati shume te njihur ne Shkoder qe respektonte traditat tona me meze e nje gote raki shtepie.
    Ishte toleranca ajo qe mbante gjalle harmonine nderfetare.
    Sot gjerat kane ndryshuar,per keq sigurisht.

  5. Besimtari says:

    Prandaj allahu nuk i le femrat te flasin me shume sec duhet sepse vetem mllefin e xhindit nxierrin nga goja.

  6. Sa e bukur je Marsela says:

    …ja fytyra dhe kultura europiane, shikojeni ,DRITE E BARDHE

  7. Kellira islamike says:

    O shoqe Kryetari i Shoqates se Intelektualeve Islamike ishte Bashkim Gazidede, Kryetari i Sherbimit te Fshehte, njeriu me i afert i Sali Berishes. E kuptove besoj marredhenien e shtetit shqiptar me keto organizata.

  8. Francesko says:

    Eshte e vertet qe ka nderhyrje fetare nga jashte shqiperise.
    Financime të pa kontolluara pothuajse tre dekada e cila ka sjelle humbjen e pavarsise institucionale.
    Kam dhe une fakte ku jane dhene 50 ooo dollare per te ndertuar xhami ne vende ku nuk ekzistonin apo dhe ku nuk kishte myslyman.
    Po ashtu dhe per ortodokset….frances

  9. meta says:

    Janullatosi nuk mund te krahasohet me terrorizmin islamik kursesi .Ky paralelizem nuk eksiston realisht.Ndersa ndihmat arabe e turke per ketë popull te mjerë janë plotë me djallëzi.Vetëm Zoti shqiptarë na ndihmon nëse mendojmë se jemi shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje