Nga Carlo Bollino
Gafa e bërë nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, i cili u tregoi një grupi deputetësh një video të shkurtër me mamanë e djalit të rrahur nga policia, ndërsa mban në dorë një pistoletë, si të ishte prova e krimit dhe jo skena e filmit që po xhironte, hodhi në sulm moralistët e opozitës që kërkuan menjëherë dorëheqjen e tij. Më radikalët shkuan edhe më tej, duke kërkuar deri dorëheqjen e kryeminstrit. Që një drejtor policie, teorikisht i specializuar në interpretimin edhe të videove amatoriale, nuk dallon provat e një filmi nga një kërcënim i vërtetë i armatosur, është e sikletshme, sidomos për të. Akoma më shumë e sikletshme do të ketë qenë të kërkonte të falur publikisht, siç bëri disa orë më pas, duke bërë një xhest përulësie pa precedent në Shqipëri, gjë që do të kishte mjaftuar të mbyllte incidentin e pakëndshëm.
Por analistët dhe politikanët e opozitës qartazi nuk janë të kënaqur, sepse qëllimi i akuzave të tyre shkon përtej Ardi Veliut: objektivi i tyre i vetëm, tashmë i shndërruar në një obsesion, është të marrin pushtetin me çdo kusht, edhe pse ta ëndërrosh rrezimin e një qeverie duke perdorur gafën e një polici mbetet naive, dhe sinqerisht, edhe pak qesharake.
Padyshim kushdo është i lirë të kërkojë dorëheqjen e kujt dëshiron, por në të njëjtën mënyrë unë ndjehem i lirë të shkoj përtej çështjes “Veliu”, për të kapur një aspekt aspak anësor të kësaj sjelljeje të opozitës, te gjithe ish qeveritarë që kandidohet për të qeverisur prape vendin: sensi i padurueshëm i padrejtësisë dhe standardit të dyfishtë që vazhdon të ushqejë deklaratat e saj. Në fakt, gafa e Ardi Veliut nuk mund të skandalizojë një forcë politike si Partia Demokratike që ka prodhuar gjeneralë policie si famëkeqi Agim Shehu që deri në 1997 terrorizonte, masakronte dhe persekutonte (jo me gafa por me shkopinj gome dhe pistoleta) këdo që nuk ishte regjistruar në PD, përfshi gazetarë dhe opozitarë politikë dhe që pas 2005 i është dhënë edhe si shperblim nga Berisha emerimi si zëvendes Drejtor i përgjithshëm i Tatimeve ku qëndroi deri në vitin 2013. Kreu i tij ishte Arben Sefgjini, komandant në Tiranë i SHIK-ut të Berishës i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës. I emëruar kryetar i tatimeve dhe i arrestuar për vrasjen e Remzi Hoxhës, Sefgjini vazhdoi të drejtonte Tatimet edhe nga arresti shtëpiak. Edhe general Agim Shehu, i arratisur nga vendi pas masakrave të ’97, ishte dënuar me vendim ne forma të prerë vetem si dezertor, por “drejtësia” e Berishës e riabilitoi duke i fshirë çdo faj.
Gafa e Veliut nuk mund të skandalizojë një PD që prodhoi Bashkim Gazideden si kryetar të SHIK, kapoja më i tmerrshëm i një policie sekrete që pas kohëve të tmerrit të Sigurimit, i cili në 1997 bashkë me gjeneralin Agim Shehu shkaktoi mijëra të vdekur dhe urdhëroi avionët të bombardonin Vlorën, të cilit po Berisha pas 2005 i kishte ruajtur vendin e zëvendësdrejtorit të hipotekave, dhe që (pas vdekjes) i dedikoi edhe një rrugë në Kamëz. Edhe Gazidede, i inkriminuar për tentativë Grusht Shteti me 14 shtator 1998, u shfajësua nga çdo akuzë para se të glorifikohej në përjetësi nga kryeministri Berisha.
Nuk ka asnjë të dënuar per krimet e bëra në kohën e Berishës, por kjo gjë nuk skandalizon aspak asnjë nga moralistet dhe analistët “e pavarur” që cdo ditë mallkojnë pandëshkushmërinë e qeverisë Rama.
A ka ndonjë shqiptar me logjikë edhe minimale që të konsiderojë gafën verbale e Ardi Veliut më të rëndë se masakrat e bëra nga Agim Shehu dhe Bashkim Gazidede, të konsideruar nga Partia Demokratike dhe klani Berisha si dy modele të mrekullueshme demokratësh, deri në pikën për t’i promovuar apo për t’i kujtuar sot si heronj? Dhe si duket gafa e Ardi Veliut përballë padrejtësive dhe krimeve të kryera nga policia e Partisë Demokratike edhe pas 2005: bashkëjetesa me krimin, vrasja e protestuesve, bashkëpunimi me trafikantët e Lazaratit, indiferenca ndaj korupsionit, bashkëpunimi me trafikun dhe tragjedinë e Gërdecit, ndërhyrjes në zgjedhje, abuzimet dhe ryshfetet e përditshme në dëm të qytetarëve?
Verberia ndaj përgjegjësive të veta dhe kriminalizimi i vazhdueshëm i kundërshtarëve shpesh mbi të njëjtat argumenta për te cilat janë vetëfalur, janë shtylla ku mbështetet e gjithë politika e kësaj opozite. Standarti i tyre i dyfishtë është edhe në marrëdhëniet me mediat, me oligarkët, me policinë, me drejtësinë, me tenderat, me korrupsionin, deri edhe me familjarët. Eshtë pikërisht kjo hipokrizi që e bën këtë opozitë të pabesueshme, dhe lajkatarët e tyre të padurueshem.
Për të mos folur pastaj për genjeshtra e vetme edhe pse të shëmtuar të Ardi Veliut mbi atë grua, krahasuar me shpifjet që prodhon përditë Sali Berisha dhe shumë njerez të opozitës, përballë të cilave asnjë “analist” apo prezantues televiziv nuk skandalizohet, madje i aprovojnë dhe i mbështesin. Nëse përgënjeshtrimi i mamasë së pafajshme të djalit të rrahur nga policia mbi të vërtetën e asaj video u publikua menjëherë nga të gjitha mediat duke shkaktuar pas pak minutave dhe kërkimin falje publike nga Ardi Veliu, kush u jep hapsirë viktimave të mijëra shpifjeve të tjera të prodhuara nga Berisha dhe nga “garda” e tij brenda opozitës? Kush nga opozita ka kërkuar ndjesë, edhe kur këto shpifje kanë nxitur kërcënime me vdekje? Pse në standartin moral të dyfishtë të opozitës, qëndrimet e tyre janë të vetmet që nuk lejojnë kundërshtime?
Problemi nuk qëndron nëse Ardi Veliu rri, apo largohet. Problemi është kjo opozitë dhe analistët e saj që kanë mbetur bashkëpunëtorë ndaj krimeve të veta dhe janë bërë moralistë ndaj fajeve të të tjerëve. Skandal është ky sens i përjestshëm padrejtësie i kultivuar që në 1992 nga Sali Berisha, nga familja e tij dhe nga bashkëpunëtorët e tij dhe që i ka lejuar të mbijetojë politikisht për 28 vite, duke i lënë të lirë sot të bëjnë gjykatësit pasi kanë qenë për vite të tëra persekutuesit e këtij populli.
Në këtë pikë të analizës sime militantët e opozitës do të përgjigjeshin gjithmonë me të njëjtën formulë: Çfarë kuptimi ka të kujtojmë akoma të kaluarën e Bashës dhe Berishës, kur në qeveri është Edi Rama? Por edhe kjo është një vërejtje që rrezohet lehtë, sepse Berisha, Basha por edhe Monika që propozohen sot si alternativë qeverisëse, janë të njëjtët e djeshëm dhe tregojnë se kanë të njëjtin sens padrejtësie. Në politikë, ashtu si dhe në drejtësi, e kaluara ka një vlerë vendimtare për të gjykuar të tashmen dhe të ardhmen e një njeriu.
Eshtë pikërisht ky sens relativiteti fajesh, ky standart I dyfishtë dhe ky sens padrejtësie që do t’i lejojë nesër, nëse do të arrinin të qeverisnin, të ribënin të njëjtat gabime dhe të njëjtat krime të kryera në të shkuarën. Kjo do të ndodhte thjeshtë vetëm sepse ata do të vazhdojnë të konsiderojnë mëkat vetëm gabimet e të tjerëve dhe do të vazhdojnë të vetëfalen nga fajet e tyre. Për këtë arsye jo vetëm nuk do të lejojnë drejtesinë të veprojë, por nuk do të ndjejnë kurrë nevojën as të kërkojnë falje. (Shqiptarja.com)
O Kar*lo…po si s’u lodhe duke lepire o burre i dheut?! Po pak dinjitet jqj. Po kur te zbrese ky nga kali, po me kete fytyre do qarkullosh, mos harro…palaco qe s’je tjeter…
Bravo,racional dhe i vertete.
Ku qendron racionalizmi i Carlos? Pra sipas tij meqe e ka bere dikush me pare duhet ta beje edhe ky. Por keta te “liqte” e Carlos do te thone se ju e bete me pare me bace Enverin dhe lukunia e te kuqve do permendi Zogun e keshtu me radhe. Quhet sindromi i Adamit. Ku eshte progresi? Debili Carlo qe gazetar smund te quhet kerkon ti shmanget problemit me qellim per te trazuar me shume mendjet e mjegulluara te shqiptareve. E para policet rrahen nje minoren gje e ulet por mbi te gjitha e jashteligjeshme. Mjaftonte kjo qe policet te shkarkoheshin e skishte pse drejtori te dilte ti mbronte. Mund te kerkonte falje dhe vartesve te vet tu thoshte -ja bete vetes. E dyta cne drejtori vete dhe germon ne jeten private te nje qytetari qe seshte as i denuar e as i akuzuar per ndonje gje? A e di ai se kjo eshte e jashteligjshme? Cdo te thote kjo? Qe cdo qytetar eshte ne survejim? E treta dhe me e renda. A e di ky idiot qe femijet nuk mbajne pergjefjesi per cka bejne prinderit? Romaket e kane zgjidhur 2 mije vjet me pare ne ligjet e tyre. Por ky dallkauk te vetmin formim juridik ka ate komunist ku gjykimi varet nga biografia.
E pra Carlino e vetmja arsye qe ti.mohon kulturen e nje shoqerie nga vjen eshte perbuzja per shqiptaret dhe padyshim la grana.
Perse ofendon Karlon ti? Po thekson nje pikeveshttim te çeshtjes qe dikush tjeter nuk e shef si ty.Une psh shof qe,ata qe akuzojne nuk jane te besueshem per akuzat qe bejne,sepse jane te njejtet qe ishin me pare dhe qe e bene Shqiperine lesh e mish.Nuk mund te te beje moral i pamoraleshmi,hajduti i pa ndeshkuar te beje te ndershmin,e Karlo po thekson kete paradoks.Bollino eshte nder te paktet gazetare qe operojne ne Shqiperi qe ka nje kulture gazetarie,kush do ,i shef gjerat si jane,kush nuk do,dhe debilat,nuk i shofin.
Kush “ata” Pjeter Leshi?Kush jane “ata”? Nuk jane shqiptare” ata” dhe “keta”? A nuk ishin shqiptare” ata “qe vrane ata 6000 shqiptare? A nuk ishin” ata “qe vrane” ata” te 21 Janarit? O kar me syze a se shikon qe ndersa gomeret si ti dhe kopeja ketu poshte pellasin “ata” shqiptaret e hane ne bythe? Ne dac kur jane “ata” ne dac kur jane “keta” . A do gjykoni njehere me tru dhe jo me plenc? Popull sklleverish.
Ata,jane mafioze ,vrases ,hajdute,e te poshter,e kane faktuar qe jane te tille.Futi nje “kxanax”ndoshta te kthjellon mendimet,e ndoshta te jep ndonje shkendije llogjike,qe te mos ofendosh te tjeret ne menyre idiotshe.
Sakte Berati….shume sakte. Progres eshte fjala kyce
Carlo eshte BOSS ndersa ti binjaku merr edhe ate binjakun tjeter dhe lepijani topet Carlos nga nje secili.
O “biinjaku” i ndyme i krimineleve Gazidede, Shehu, Berisha me shokë.
olino nuk eshte ” lepires” o z.binjaku.Bolino eshte nje analist qe mendimin e tij e mbexshtet mbi fakte te verteta dhe ngjarje te jetuara.BRAVO BOLINO.
pse po genjen o binjak?????
O binjak pse çdo i Beni,apo do i ruani k,…
Karlo shpreh saktesisht ate qe nendojne shumica e shqiptareve.Gjithe pislleqet qe kane bere banditet e Saliut,nuk ka Rame e Veli qe i mbulon.Mund te genjejne ndonje debil,por ata me dy pare mend,e dine shume mire kush jane.Ti ,nuk e di ku di te besh pjese.
E mor binak tropoje! Ju ka shplare trute Sala qe ne djep
Ty more binjak une qe lexoj nga jashte do te beja leksion qe te shprehesh edhe mos dakortesine me edukate. Ti mund te mos kesh dakort me ate qe thote ai por ai nuk ofendon njeri. Shpreh mendimin e tij ,dhe me duket se eshte edhe i huaj,por flet shume mire,dhe drejte per mua. As se njoh ,as Dua ta di ,se kush eshte ai, por duhet te mesojme te respektojme.
Analizë e një gazetari me mendësi PERËNDIMORE.
Bravo!!
Pak e saktë! Grande!
Gjigand Karlo. I pakrahasueshem me liliputerine e dhjaksave ketej
Binjak te analizosh ngjarjet me paanshmeri nuk eshte” lepirje”si mendon ti por eshte guxim dhe virtut ilarte,eshte pergjegjesi ddh per kete Bollino duhet vleresuar dhe mare shembull prej tij.
karlo ju numeron ato qe keni harruar ose beni sikur harroni halabake te politikes. populli nuk harron
ZOTI KARLO…PO NE QE JEMI SHUMICA E HESHTUR E QE NUK NA I NDJEN PER PALACOT E PD EDHE TE PS…LSI SKEMI TE DREJTE TE KOMENTOJM KETE SUPERSKANDAL….E MENDONI SHUME NGUSHTE JETEN NE SHQIPERI A THUA SE NUK NA ZE GJUMI PA DEGJUAR RAMEN ..E BASHEN…SA PER ARD VELIUN TREGOHU I PASTER JO PSE MBROJTI POLICIN QE RRAHU ADOLESHENTIN POR DUHEJ NJE KONFERENCE SHTYPI TE KUPTONIM SE SA ORDINER NE INTELEKT E SJELLLJEJE ESHTE DREJTORI I PERGJITHSHEM I POLICISE SE NJE VENDI ANTAR I NATO-S…KARLO TE LUTEM FUTU MIK TE RAMA DHE I THUAJ TA SHKARKOJNE SE LA NAM NE SHQIPERI E EVROPE…
E vertete dhe kjo….po ta shikoshjo partiake ska rendesi kush ngre zerin kunder fenomenit Veliu
Karlo arsyeton me fakte. Faktet I kemi patur para syve tanë. Fatkeqësia jonë është se nuk kemi opozitë me ALTERNATIVA konkurruese.
Pikërisht, nga kjo po vuan sot SHQIPËRIA.
Te lumte , gazetar i vertete .
Respekte Z.Bolino,perfekt dhe tepër i saktë në gjithçka analizon e vlerëson në shkrimin tënd.
Gjithkush,qoftë ky individ apo forcë politike përpara se të flasë apo etiketojë dikë tjetër është e nevojshme të shoh veten në pasqyrë e të përcaktojë se kush është apo ka qënë vetë në raport me çka artikulon për të tjerët.
Z.Bolino fatkeqsi por këtë mos jua kërko
këtyre lloj speciesh të shqupisto-lësëistv
e media kazanit,pasi ata në tërë historinë e tyre të çartur për këtë popull e për këtë vënd kanë mbjellë veçse zi,vrasje,vjedhje,tradhëti, me rezultatin final të mbi 5000 jetë shqiptare të marra
e me shqipëri rrumpallë,për rrjedhojë kurrsesi këtë analizë e vetkorigjim ape ndjesë mos jua kërko këtyre lloj speciesh
pasi në vokopolarin e vrasësit,hajdutit,e tradhëtarit,kurrë sesi nuk mund të gjesh
fjalën më fal apo ndjesë,ato i përkasin dhe artkikulohen,bile pa dhimbje nga njërzit e qytetruar e me kulturë.
Kurrësesi shpellarët e shekullit të 21-të
që i ranë për pjesë shqipërisë dhe shqiptarve ,ku keni vendosur të jetoni e të jeni pjesë e këtij komuniteti edhe ju
Z.Bolino të mund të qytetrohen e të bëhen njerëz,pasi në këtë botë tëgjithë
lindin njerëz,por më e vështira është të ngelesh njeri sikurse ke lindur,dhe që të
jesh i tillë nuk duhet në asnjë rrethanë të
vrasësh,të vjedhësh,të tradhëtosh,gjë që këta lloji speciesh nuk mund ta bëjnë dot
pasi simboli i jetës së tyre është paraja dhe pushteti pamvarsisht nga mënyra e marrjes apo përfitimit të tyre,i vdekui në shtëpinë e tjetrit,për këta duket sikur fle gjumë.
Z.Bolino ne shqiptarët kemi një shprehje
“Ja the por kujt ja the”tani prit atë tjetrën
“shpif,shpif,se diçka do ngelet”nga lukunia shqupisto-lësëiste e bythë lëpirsit e kazanit mediatik.
ti je tifoz… merr foeme si uji…je idiot…idiotesia nuk krijon brire..
O binjak,te harrosh te bamat e keture te tujve,asht me vu duert ne kry,po ku ka shqiptar,qe i thote vetes shqiptar,pamvarsisht c’fare bindjesh ka,mashalla ketyre mostrave,zaten se mileti nuk harron kollaj,prandaj ka shku per lesh kjo opozite dhe s’ka doktor e ngrites peshash,ya coje me ne kamba,prandaj qofshi vete per te.Te fala,Rroku.
Problemi yne eshte se mbetemi akoma ne te kaluaren . Ky loqe krahason vitin 2020 me 1997 apo krahasimet qe ben miu Brace me 1996. Ne nje vend demokratik Veliu duhet te kishte dhene doreheqjen automatikisht jo ta shkarkonin me ato gafa qe ben. Ja ben mire qe i vodhen 500 mije euro ne Vlore ne shtepi se lek te korrupsionit ishin.
Eshte fabula e dhise me delen kur kalojne lumin: iii ta pashe, iii ta pashe! – i tha dhija deles – kur te gjithe e dime; se dhija nuk e mbulon kurre …
Je vertet gazetari e mirfillte e pavarur dhe gazetar i mirfillte perendimor qe bene vetem gazetari e kurr politike aferash apo shkrime per honoraret e radhes!
Teksa lexon shkrimet e tua ndihesh i qete dhe i vemendeshem per temen qe ke shtruar dhe vertetesine e ngjarrjeve te kobshme te ketij vendi e kodosh populli qe eshte pa memorrje e harron shume shpejt se Junta Berishjane e instaluar nga tradhetaret e ketij kombi per gjoja shkaterimin e nostalgjise se qytetareve per sistemin e kaluar ,çoi ne kaos rrugenisjen e ketiv vendi me venien ne skene me metoda fashiste te Kryekrimit Shqipetar”burre shteti” ku s’la familje ma viktima e me shputen e tij bajraktare jo vetem qe e vodhi dhe e plaçkiti kete vend por e nxorri edhe ne ankand per ta shitur ,duke menduar se do te humbisnin gjurmet!Mirpo harroi qe ky vend ka nxjerre gjithe burra te mençur e te perkushtuar per nje shoqeri perendimore !Ndaj edhe perqendrimi i tij e i shputes se tij çiiret kundra Edi Rames sa qe kane arritur deri aty sa edhe nje editeorialist u çjerr planet e tyre te zeza ata menjehere e etiketojne si te kapur ne aferra e qe i sherbene “oligarkeve” kur oligarke jane keta qe edhe pse kane kaluar 30 vite nga shkerdhatokracia qe instaluan mbajne peng kete vend sepse jane te lidhur me boten e krimit e cila nuk dorezohet kollaj pa gjak!
Ndaj i nderuar Bolino ata shpifin sepse e dine shume mire qe i presin prangat nje dite per megavjedhjet e krimet e bera ndaj ketij vendi e populli!Ndaj ata duan pushtet me çdo kusht se nga injoranca e tyre fshatareske edhe termin “pushtet” e ndajne ne shtet te pushteve dhe mendojne e trumpetojne se jane te ligjeshem qe te pretendojne te drejojne kete vend ku i ndershmi nuk ka vend ne kuplarane e ngritur prej tyre!
Ndaj siç thote edhe nje perkufizim i Anglezeve se Shqiperia eshte si nje bosht me gunga ku rregullon “drejtesine” dhe hop del media,sa heqj edhe kete gunge del marresimi,sa heq edhe kete gunge del opozitarizmi e me radhe!Ndaj eshte tejet e veshtire ta dejtosh kete bosht!
O Milo, ka 20 vjet , ne krah te nje politikani: Edi Rames.Cfare thua o bir?!
Bravo Carlo, sei grande!
SUPER CARLO BOLLINO ?????????????
Gjigand ta pacim borxh. Shqiptaret duhet te mesojne akoma nga ty. I madh karlo
Je fantastik Carlo dhe nuk te trembet syri t’ua perplasesh te vertetat ne fytyre te pafytyrve, perfshire binjakeve dhe taulanteve “komentues”…
Mashtrues ordiner, asnje nga ato qe shkruan nuk eshte e vertete. Ka pasur dhune policore me 26 maj, por nuk ka pasur masakra ne 97 nga policia, nuk ka pasur asnje urdher apo plan per te bombarduar jugun, kjo eshte nje shpifje e vjeter, ne jug jetojne te majte e te djathte, te gjithe ato emra qe permend kane marre pafajesi me vendime gjykatash.
E kane deshmuar pilotet me ze dhe figure vidol. Nuk e mbuloni dot mutin e Berishes
Po mor Mersin edhe Bollino ate po te thote,qe kane marre pafajsi nga gjykatat,si per çudi,pyetja eshte,cilat gjykata?ketu eshte gjithe problemi qe shtron Bollino,prandaj ti,o hap me shume syte e veshet,o ne tekundert,ske shanc,je nje rast i deshperuar,ske shpetim,ke per te ngel gjysmak gjith jeten.
Carlo eshte rritur dhe edukuar ne mjedis demokratik. Po a e kupton Binjaku qytetarin Carlo? Kur se kupton Berisha, vajhalli per sejmenet e tij.
Si mos jete fantastik?! Eshte gazetar i zoti, por eshte nje njeri qe ka perfituar 3 milone euro per bunkart 1 dhe bunkart 2! Kjo dihet. Po u pagove keshtu, natyrisht flet sipss fyellit. Ajo qe beri kryepolici Veliu eshte e denueshme nga ligja. Krahasimi i tij me Agim Shehun dhe me Sefgjinin eshte nje tentative per ta mbrojtur ate.
Meqe ai flet per Remziun, le te tregoje historine e vrasjes se tij. Le te na sqaroje pse britaniket e liruan njeriun qe e torturoi deri ne vdekje.
Mua nuk me ben pershtypje Carlo Bolino, i cili shkruajti nje liber te tere per te mbrojtur Edi Ramen kur ai donte te zmontonte ne Shqiperi armet kimike.
Nuk pashe qe te propozonte Italine per te bere nje gje te tille.
Carlo Bolino eshte ne konflikt interesi se po merr vazhdimisht perfitime te medha materiale nga pushteti ne fuqi.
Ne vendin e tij te origjines shkelesit e interesave te vendit denohen edhe pse mund te jene te zot ne punen qe bejne.
Sa per opinionistet lehes, qe fshihen pas nofkave te ndryshme ata le te vazhdojne. Ate pune kane.
Lenc hajduti thote se ka vjedh bolino se ja ka thene Berisha. E kuptoni sa e keni trurin
Lenci nuk e di akoma se per kete mashtrim Bolinoja e ka paditur Saliun dhe e ka damkosur per here te pare si shpifes zyrtar. I pAri gazetar qe e ka damkosur me fjalen qe meriton Sali shpifesi. Ndersa Sali vrasesi e hajduti presim ta damkose Spak ate dhe gjithe familjen e tij nder me ordineret qe ka pare Shqiperia
Kur ve para argumentat ,te ze fjala vend.
Respekt per Ju Karlo!
O Bollino mos u krahaso me 38 ten.Sa per dijeni nipat e Gim Shehut Edushka nga shofere u vuri drejtore dogane e shefe ke tatimet….I ke akoma pyet e mos na Cani trapin..se more mijera metra toke me 1 euro…moralisti modh ti…..ik mos pirdhu
Karlua ka krijuar Lenci i bjeshkeve nuk ka vjedhur. Vjedhje eshte vila dhe shtepite e tokat dhe bizneset e Salitu Argites e Shkelzenit, muzeumet jane krijim per qytetin.
Perse o Carlo duhen permendur gjithmone te paberat e se shkuares e te krahasohesh me to? Kjo qeveri (si te gjitha) erdhi ne pushtet duke premtuar se nuk do te perserisi maskaralleqet e qeverive te shkuara. Per çdo gje qeveritaret e sotem thone: “Shikoni ç’keni bere ju perpara!”. Mire qeveritaret, po edhe ti o gazetar “i paanshem”?
Pse nuk ke bere ndonje investigim per 1 miljard euro pasuri qe Ramuti i ka depozituar ne vendet offshore.
Analize FANTASTIKE……
Me mire te kishe heshtur sesa te behesh me dashje pjese e paftyresise se politikes aktuale ne pushtet dhe vampirave te opozites. Turp qe ne nje forme apo tjetren rreshtohesh ne krah te plerave. Ai ce ka emrin,as polic nuk meriton te jete, Jo me drejtor I pergjithshem . Pastrimi vjen nga vetja. Nese shikon se sa pis kane qene ata te meparshmit, thjesht kemi shplare mutin me shurre.
Turp qe shkruajte per kete ceshtje ne nje forme te tille o carlo
Nk le rast pa lepire koqet e Ramsit Bollino.
SUPER CARLO!!!!!!
??
Su ty nja dy tre gazetarë te ishin ne Shqiperi. Te lire e profesionistë. Fatkeqësisht eshte thjesht nje ëndërr se jemi anadollake.
Respekte Z.Bollino.Jeni Gazetari ma Objektiv .Me kete rast po tregoj se Keta Halelistet e Opozites Aktuale po bejne si Dhija me Delen .Qe Thoni Ju ,njehere ia pa Dhija Deles dhe bertiste Ta Pashe , ta pashe .Dhe Delja e urte iu pergjigj Po ti Mi Dhi e Zgjebosur e nxjerr per cdo moment se mban Bishtin perpjete !!!!!keshtu dhe keta Moralistet e neveritshem nuk shikojne qe Policia e Shtetit sa vjen e me shume po merr Nje Pamje te Mbrojtjes se Ligjit dhe te rendit dhe po lufton me Ashpersi Krimin e Organizuar.
Duhet nje italo-shqipetar me na sqaru ne shqipetareve sepse ne harrojme shpejt (populli) , ndersa medjat tona rreth 80% jane kthyer ne medja kriminale ne gazetar kriminela , ne opinonista kriminela , ne analista kriminela . Çka nuk ndodh ne asnje vend te humbur te botes ndodh ne Shqiperi more z. Karlo . Llogorit qe P.D ja qe drejtoj vendin ne menyre kriminale qe shkaktoj ato ngjarje qe eshte e veshtire me i fol jo me qe jane vepru si 97 ta 98 ta, fajdet , furnizimi i Millosheviçit me nafte per makinerine Serbe per te bere krime kunder kosovareve ndodh ajo qe as nuk mund te imagjinohet ne vende tjera pra ndodh Rizgjedhja e Berishes per te qeverisur perseri dhe tash kryeminister . Kush ndihmoj ne kete drejtim , ndihmuan njata medja te kriminalizuar njata gazetar opinonista krimineladuke e genjyer popullin segjoja Berisha ka ndryshu eshte bere qengj , po ndryshon krimineli , jo kurre vetem kriminel mbetet . Dhe perseri vazhdon te jete deputet qe perseri ben thirrje per gjakderdhje e askush nuk shqetesohet . Po si mbahen deputet kriminelat Berisha dhe Basha qe edhe ky vrau 4 qytetar te pafajshem me urdher te Berishes dhe me perpara me veprimet e tij ne favor te Serbise vrau ushtaret e ushtrise kosovare duke i rraportuar ne Serbi . Dhe kulmi arrihet kur prap kerkojne ti mbushin mendjen popullit qe tashti duhet me e marre pushtetin keto se boll e ka mbajt partia socjaliste 8 vjete se ashtu eshte vepruar deri tashti rrotacjon pushteti 8 vjet P.S ja 8 vjet P.D ja athu se po behet loj kalamajsh , pra me marre pushtetin prap kriminelat . Arrihet deri aty qe edhe ata qe i ka rrahe i ka tortoru i ka masakru dhe perseri propogandojne ardhjen ne pushtet te tyre . Te tille jane Nikoll Lesi , Andat (Bushati e Bejtja ) , Artur Zhej , Ylli Rakipi e Rakipllaret , Fatos Lubonja , dhe treshja me e kriminalizuar Fevzo , Çim Peka , Fahri Balliu . Ja keto jane çudirat shqiptare . Por keto nuk behen pa ndihmen e qarqeve antishqiptare nga jasht te shteteve te fjqishme e super te fuqishme .
I nderuari gazetari Bolino!
Te falenderoj per punen e mire qe je duke bere ne sherbim te atdheut tone.
Mos u merzit nga komentet e ndyra te nje pjese te vogel ……s’ka pyll pa derra…
Une permenda bunkartet, qe i di mire Bolino. Po ashtu permenda token me pronare qe e mori me 1 euro metrin katror. Ku kam genjyer? C’pune kam me Saliun? Ku kam vjedhur? A nuk eshte e vertete se ka shkruajtur nje liber ku mbronte zmontimin e armeve kimike ne Shqiperi?
Komentuesit qe punojne ne bizneset e Bolinos, e kane per detyre te shkruajne pergenjeshtrimet. Po le te me thone nje kritike te Bolinos per aferat me rruget qe kostojne nga 10 e deri 17 milione kilometri. Le te ne thone nje artikull ne mbrojtje te pronarevebte ligjshem.
Keto qe them une per Bolinon kane te bejne me perfitimet miliona euro prej tij nga pushteti i Rames. Lepiresit e tij te vazhdojne, por nuk thone dot se une po genjej.
Eshte fatkeqesi qe gazetaria shqiptare qe ne fillim u orientua pas nje modeli te deshtuar , partizanesk, si ai Italian. Kishte shembuj:France;Gjermani;US per t’u perqfuar. Mesa duket ,mosnjohja e gjuheve i kufizoi ne kete model korruptim.
Dhe , sikur te mos mjaftonte…importohen edhe “gazetare” qe jane “One Way” te tipit Bollino.
Ne 20 vjet, Bolino ka qene e mbetet nje zedhenes i Rames.
Respekte për Karlo Bolinon ,por
Kryeministëri Edi Rama : Ardi Veliu nuk ka gabuar ,por ka zbatuar ligjin penal ,dhe moralin për mirqenje të shëndetit popullit,kundër një prostitute ndërkombëtare me rekorde kriminale që me ishë burrin grek dhe policinë e greqisë e deri të Liqeni Tiranës..
Asnjë gabim ,kush thyen ligjin të përgjigjet para ligjit. Nëna të përgjigjet për fotot e saj të shthuarjes -kriminale dalë me pistoletë drejtuar te koka si hipi vrasëse që fëmijtë e hipive mbahen o pas fundit të mamit ose pas flokve të babit divorcuar e rrëmbyer me dhunë e plumba në mes Sarandës është fshehur në Tiranë .
Drejtori policisë është trasaprent ,bënë shumë mirë që nxori vidion duke demaskuar me fakte gruan ,që thyen ligjin e nadlimit ndaj Covid-19 .Pra Drejtori dhe policia po mbro fëmijët dhe tërë shoqërinë nga një pandemi izolimi -botrore ,policia po kontribon fuqishëm për një shëndet të mirë dhe të lumtur të tërë shoqërisë shqiptare.Nuk është fundi botës se drejtori nxori një të vërtet , nënën hipi me rekorde kriminale që thyen ligjin..
Nje komentus thot ; Bravo ! , — racional dhe i vertete — . Zoteria nese mundet dhe te na thote , etimologjine e fjaleve – rracional dhe i vertete- .? Keto , qe edhe ne te kuptojme saktesisht , se kush eshte ideja , apo domethenia , ne shkrimin e me siperm .