Nga Altin Ketro
Në një intervistë dhënë së fundmi, kryetari agraro-ambientalist, Agron Duka, ndër të tjera theksoi që: “Opozita kërkon edhe identifikimin biometrik, pasi janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri”.
Ky pohim i zotit Duka është shumë interesant dhe shpreh një të vërtetë. Është nga ato të vërteta që nuk janë legjenda urbane, por që janë provuar me vendim gjyqësor për të cilën komisionerët kanë bërë burg.
Për ata që e kanë harruar, ky fenomen ka ndodhur kur në pushtet ka qenë opozita e sotme, me kryeministër Sali Berishën dhe ministër të Jashtëm Lulzim Bashën.
Më 28 qershor 2009, në komunën Rruzhdie në Fier, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u konsumua pikërisht ajo që ngre me forcë zoti Duka: “Mbushja e kutive të votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri”. Zoti Duka nuk e vë gishtin në plagë duke e lënë evazive si fenomen, për të krijuar idenë se këtë gjë e bën Partia Socialiste.
Në zgjedhjet e vitit 2009, ku kryeministri Berisha synonte mandatin e dytë, rezultati ishte i tillë: Koalicioni i djathtë i PD-së me 70 mandate, PS me 66 mandate dhe LSI me 4 mandate. Ndonëse LSI kishte bërë një fushatë të egër anti-Berishë, edhe nëse ajo do të bashkonte votat me PS, nuk e formonin dot qeverinë. Në këto kushte LSI, me 4 mandatet e saj, lidhi koalicion qeverisës me Berishën, që siç e justifikoi, “për hir të stabilitetit dhe integrimit të Shqipërisë”.
Në ato zgjedhje PS-ja pretendonte mandatin e 9-të në qarkun Fier, i cili në total do t’i jepte asaj 67 mandate dhe me 4 mandatet e LSI-së krijonte shumicën në Kuvend. Por, nëse rasti “Rruzhdie” u arrit të provohej nga opozita e atëhershme me prova, shumë “rruzhdijeve” të tjera anembanë Shqipërisë nuk pati rast që t’i provonte, sepse qeveria “Berisha” nuk dha konsensus për të hapur kutitë e materialeve zgjedhore në disa zona të dyshuara në Tiranë, Berat e Shkodër.
Aq i kompleksuar ishte Berisha nga votat e manipuluara në Rruzhie në vitin 2009, saqë në prag të zgjedhjeve të vitit 2013, më datë 5 mars, shkoi enkas në atë komunë për të inauguruar një rrugë dhe premtuar dhjetëra investime të tjera në rrugë, kanalizime, shkolla, qendra shëndetësore, …, premtime që nuk i kishte bërë as për qytetin e Fierit. Duke bërë ironi me akuzat e dikurshme të opozitës, shtoi: “Në një kohë kur të tjerët çirreshin nëpër televizione se Berisha fiton me votat e eskimezëve (kupto: emigrantëve), unë shprehja krenarinë për ju. Ata (kupto: PS) që pretendonin kështu (kupto: vota emigrantësh), ata nuk kanë asgjë shqiptare në gjakun e tyre”.
Për ta nxjerrë blof këtë alibi të Berishës, në janar 2014 të 5 komisionerët e PD-së në Rruzhdie u dënuan me vendim të formës së prerë me 7 muaj burg me akuzën e mbushjes së kutive me vota të emigrantëve që ditën e votimit nuk kishin qenë fare në Shqipëri.
Nga opozita e sotme me të drejtë kërkohet identifikim biometrik dhe për këtë të gjithë duhet të jemi dakord. Pavarësisht se ajo nuk ka bërë mea culpa për mëkatet e djeshme kur qeveriste dhe nxiste mbushje kutish me vota emigrantësh që nuk ishin në Shqipëri, është në të drejtën e saj që atë që ka bërë dikur vetë, të mos e pësojë po ajo mbi kurrizin e saj. Edhe sikur ky fenomen të mos ekzistojë fare, opozitës i duhet hequr çdo dyshim që ka.
Megjithatë, identifikimi biometrik i votuesve është një proces delikat. Nuk është vetëm çështje teknologjie, sepse fundja do gjenden disa lekë shtesë në këto kohë të vështira për ekonominë prej pandemisë dhe ja u blenë edhe aparatet për çdo qendër votimi.
Çështja mbi këtë problematikë mbart shumë të panjohura, gjë që krijon pyetje që vijnë natyrshëm.
Sa shtetas shqiptarë kanë pasaportë biometrike?
Sa shtetas shqiptarë, që nuk kanë pasaportë, kanë letërnjoftim (kartë identiteti)?
Sa nga këto karta identiteti janë në gjendje të rregullt që të njihen nga pajisja identifikuese?
Ka pafund raste ku prej përdorimit, shumë individë i kanë të dëmtuara kartat e identitetit.
Sa prej këtyre shtetasve do të jenë të gatshëm që në zgjedhjet e vitit tjetër t’i rinovojnë këto karta?
A do përbëjë shkak përjashtimi nga e drejta e votimit kur një shtetas posedon një kartë të dëmtuar që pajisja identifikuese nuk arrin ta njohë?
Këto dhe shumë pikëpyetje të tjera, duheshin adresuar fare mirë po të pilotoheshin në zona ta caktuara gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Kjo do na kishte krijuar një premisë të shëndoshë ku të identifikoheshin problemet për të marrë më pas masat përmirësuese për zgjedhjet parlamentare.
Personalisht e shoh me shumë dyshim që procesi i identifikimit biometrik të shtetasve të shtrihet vitit e ardhshëm në të gjithë Shqipërinë. I druhem ndonjë ngërçi të mundshëm në shkallë kombëtare që mund të çojë në dështimin e zgjedhjeve.
Prandaj kjo çështje duhet trajtuar me gjakftohtësi, larg interesave politike, për të mos u kapur si i mbyturi pas fijes së barit për ta bërë argument bllokues për konsensus.
O ti gazetari i rames, dmth shkurt arsyeja pse PS nuk e do identikimin elektronik eshte pse PD nuk e ka dashur ta beje kur ka qene ne pushtet.
Hajde idiotesi hajde, ju doni te te beni per budallenj me zorr.
Po pse nuk i bie shkurt o miku dhe te shkruarsh ate qe e dine te gjithe: qe PS sot po njesoj si dhe PD dje, nuk e do identifikimin elektronik pasi do te mbushi kutite me lloj-lloj emra votuesish qe te shkretet as nuk kane shkuar fare te votojne.
Kaq e thjeshte eshte o miku dhe mo na ha karin kot berr berr propaganden e rames.
Sa per ato kartat e demtuara qe medemek qenkan problem, zotrote kur te prishet karta si shkon ne banke ti, si shkon ne institucione te tjera ku te duhet te identifikohesh? Ca ben ti o tip kur te prishet karta rri mbyllur ne shtepi e nuk del?
O loqe nuk i ha me njeri keto o trapi rames!
Rrota kari, jeni bere me keq se saliu.
O ERGYS muti! Na ngrenç koqen e mutit dhe ato fjale banale mbaji per vehte.Kuptohet se ti je ndonje çoban me dhi qe rri ne pyll.Njerzit e pyllit jane si miza qe rri ne bythe te kalit.
Argumentat qe jep gazetari, jane shume te pranueshme.
Identifikimi biometrik mund te kete veshtiresite e veta, si cdo gje, POR eshte shume here me mire sesa me fleta / regjistra letre sic e kemi aktualisht.
Veshtiresite nuk jane arsye per te mos u bere ky permiresim.
Kush nuk e do identifikimin biometrik ka “halle” te tjera ne koke.
Në një vënd kaq të përparuar si shqipëria,sigurisht që identifikimi biometrik është domosdoshmëri absolute.
O gazetar i trashe. Kushdo qe ka dy pare mend e di qe keto “probleme” qe thua ti per karten e identifikimit jane lehtesisht te tejkalueshme nga komisioni i votimit pasi ka procedura per kete pune. Sic ka dhe procedura aktualisht kudo ku kerkohet te identifikohesh me karte id.
Pa folur qe mund te perdoresh edhe pasaporten po qe se karta medemek qenka prishur aq shume sa nuk u perdorka dot.
Thuaj qe nuk doni identifikimin se doni te vidhni si derri votat e mo ha mut kot! Mo na shkurani keshtu idiotsirash neper media.
Po une qe nuk kam karte identiteti. Une kam Leter Njoftim. Keshtu lexon ky dokument, Leter Njoftim.
A votohet me leter njoftim?
E po lere nuk po shkoj fare te votoj. Ne me Lulin te humbur e kemi, me mire po rri ne shtepi.
Aha, filloi propaganda e PS per te mos bere identifikimin.
U morr vesh kjo pune, nuk do bien dakort per kete, nuk do kete identifikim biometrik, PS do fajesoje PD per kete pune, dhe joburra vidhni vota pafund pastaj neper fshatra.
Pale pastaj po duam dhe lista te hapura ne… keta vjedhin diten per diell dhe mbushin kutite si i duan per ke duan.
berisha prandaj e kerkon kete gje pasi edhe nese atyre qe ju eshte prishur ID dhe do votojne me pasaporte dhe kur perfundimi te jete ne favor te PS perseri PD do vazhdoje te thote i vodhen i blene e prishen sistemin per ti vjedhur.Ata jane mjeshtra per keto gjera se i kan bere vet kur ishin ne pushtet
Jeni bastarde te gjithe…..per tu q….
Mario o loqe , ka njerez ne shqiperi prsh librazhd burrel delvine fshatra te ndryshem qe as kane nxjerre ndonjeher pashaport biometrike sepse nuk ka cju duhet , dhe nuk jan pak . Ligji num behet vetem per ne tirane njesia 5 o pall gari. Realiteti eshte ky
O Tahipi po sipas teje atehere eshte me mire me regjistra me dore, ku shkruan dhe e mbush si ti doje trapi komisioni i votimit?
Sipas teje meqense mund te kete njerez pa karte identiteti (qe une per vete dyshoj se jane shume pak) tja bejme mutin fare, me liber shpie do votojne dynjaja si ne kohen e turkut… ca e keni kete llogjike vari trapin aman
O njerez kjo pune zgjidhet shum thjesht pa u nxehur me njeri-tjetrin sic e ka zakon shqiptari,mjafton nje cop litar per kriminelet qe dihet kush jane dhe mer fund kjo histori.
Rregjistri i leter njoftimeve (karta e identitetit) ne qendren e votimit te votuesve , kontrollohet ballafaqohet me rregjistrin e leter njoftimeve ne Bashki, nuk ka nevoje per shume shkence. Komisioneret prandaj jane, per te kontrolluar . Ne caktojme u besojme komisionereve (nga Anglishtja) ,pastaj kush dyshon, denoncon dhe rishikohet nga drejtesia
Salihi dhe lulihi Duhet te ishin vrare te nesermen e 21 Janarit ,ose denim burg te perjetshem Pike,
Nuk mund te vashdohet keshtu ne democraci duke vrare njerez te pafajshem ne mes te bulevardit,
Ka shume te drejte z. Ketro, i cili i shtron problemet me shume logjike dhe vertetesi. Le te plase “Ergys” po drites te se vertetes nuk ka çfare mund t’i beje???
A eshte kjo opozit qe kur kan qene ne pushtet kane bere vjedhje votash ne menyra te çuditeshme si haptas diten per diell edhe ne prezence te ambasaforit amerikan Donald Lu (kjo me deshiren e vet ambasadorit) , duke votuar per te gjithe familjaret , me teper se nje here , duke i hap kutite dhe duke futur votat qe kan dasht vet duke prure per te votuar qindra kosovare , duke ju dhene miell dhe lek pra keto i shpiken vjedhjet dhe poshtersinat tjera pastaj i vazhdoj edhe partija socjaliste , . Pra tan jane te dhjere dhe Rama kerkon te beje shtet ligjor dhe i kundervihen se ata jane mesuar me vepru pa ligje dhe me vjedh per vehte . E duke vepruar vetè ne menyra kriminale mendojne se edhe te tjeret do te veprojne ashtu . Pra pa patur asnje fakt dhe pa filluar votimet ose numrimet fillojne e thojne i ka vjedh votat Rama se e dine qe nuk fitojne se jane te gjithe te sprovuar ne zullùme . A kujtoni ju o popull qe kur marr pjese ne voþime P.D ja sapo fillon numrimi i kutise pare bertasin kena fitu kaq e aq perqind si e si qe meqe e dine qe humbin gjithmone dhe pastaj me thene qe ne fituam por me vone na i vodhen votat etj.
O ju ergyser, besoj edhe vet e dini qe pd-ja aanjehere nuk I ka fituar zgjedhjet, perjashtuar te parat e vitit1992. Ajo gjithmone i ka vjedhur ato dhe a dini pse?. Sepse Pd-ja nuk i kalon te 32 perqind. Elektorati ne shqiperi qe ta kuptoni njehere e mire ju , eshte i majte. pikerishte kete gje lulashi e lulashet e tjere e dine mire ndaj edhe skane te sosur kerkesat e tyre per reformen zgjedhore e kushtet qe vendosin ne te , duke shpresuar qe ta marrin pushtetin ne tavoline. Tashme jemi anetare te Natos e kandidate per te hyre ne europe pra edhe lojera te tilla i perkasin te shkuares.Sjane keq edhe aty ku jane tani, ne rruge ,tashme e kane edhe me te lehte se jane ambjentuar.
Nuk eshte zgjidhja tek indtifikimi biometrik, sepse votohet me karte identiteti ose pasaporte. Ajo qe ka ndodhur ne Ruzhdie nuk ka ardhur sepse mungonte identifikimi biometrik, por marrveshja midis komisionerve te te dyja paleve per te votuar ne emer te emigranteve. Po te jene ne qendrat e votimit njerz te ndershem dhe jo militante te semure te partive nuk ndodh asnje manipulim ne votime edhe vetem me karten e identitetit. Por kesaj i thone skemi cfar ti bejme gomarit i bjem samarit.
Nga përvoja e zgjedhjeve në Suedi, secili që vjen në qëndrën e votimit, paraqet kartën e ID dhe voton nëse i del emri tek lista që e kemi në dorë fizikisht. Nuk ka kompjuter tek qëndra e votimit, vetëm në 2-3 pika ku ekziston mundësia që votues të cilët nuk figurojnë në listën e qëndrës ku kanë ardhur për votim, ose kanë ardhur gabim, ata adresohen të shkojnë tek këto pikat ku kontrollohet se ku duhet të votojë. Pra dërgohen në vëndin e duhur për të votuar. Kartat e ID ne i shohim me sy, shohim numërin tek fleta e votimit, e kërkojmë në listë dhe bëjmë regjistrimin. Zgjedhësi voton e largohet. Unë nuk e di si duan t’i bëjnë në Shqipëri por me dyshime se vidhen e bëhen vetëm se humbin në zgjedhje? Ky është refren për humbësit sidomos demokratikasit që vetëm demokraci nuk duan. Depolitizimi i komisioneve është detyrë parësore që zgjedhjet të jenë të lira. Ti mund të kesh bindjet e tua, por aty ti duhet të zbatosh ligjin, vetëm ligjin. do ndjeheni mirë me veten o të uruar, punoni për të mirën e këtij vëndi! Argumentat që jepen në artikull janë konkrete dhe s’ka të bëjë me anësi të një partie, militantën mos të bëjnë komente pa baza nëse s’ju pëlqen.