Lona, ma nxirr çik shalën

5 Qershor 2020, 10:25Blog TEMA

Nga Sara Frroku

Ku jane 36 grate tona deputete kur dhunohen vajzat e mitura?

Nje nder arsyet kryesore qe levizjet feministe te shekullit te kaluar luftuan kaq shume per perfaqesim politik te grave eshte se hallet e nje femre mund t’i dije vetem nje femer. Ne ja qajme hallin njera-tjetres shume me mire sec mund te na e qaje gjinia tjeter dhe grate deputete jane aty ku jane per t’u bere zeri i halleve tona, per te reaguar kur shohin shtypje te dinjitetit te vajzave ne Shqiperi.

Jo me kot ne shume vende vendosen kuota qe te kete sa me teper gra ne Parlament. Qellimi kryesor i ketyre kuotave eshte qe 50% e shoqerise te kene perfaqesim ne vendimarrje, e jo sepse rrogen e majme te deputetit duhet ta marrin dhe ca gra e jo vetem burra. Ja pra pse ato 36 gra jane aty ku jane.

Nje grua normalisht do te indinjohet me shume se sa nje burre nga perdhunimi i nje 12- vjecareje per 3 vite rresht, nga shantazhimi qe i behet asaj me ane te nje videoje qe shperndahet, nga presioni qe i ushtrohet per te kryer marredhenie te padeshiruara nga 3 te rinj te tjere. Keshtu supozohet te jete. Nje grua duhet te indinjohet shume me shume e jo shume me pak.

Pse sot grate ne Parlament rrine te heshtura dhe ne hije e nuk behen zeri i gjithe atyre te miturave te shumta qe dhunohen.

Pedofilia edhe pse nje krim monstruoz ne Shqiperia denohet vetem me 4 vite. S’duhet harruar dhe fakti qe pedofilia mban numrin me te larte te krimeve qe perseriten mbasi krimineli del nga burgu.

Nje hajdut mbasi ka vuajtur denimin dhe mund te ndodhe te mos vjedhe me, nje vrasesi dhe mund t’i ndodhe te mos vrase me, ama nje pedofili me shume mundesi i ndodh te vazhdoje te jete pervers i ndyre deri ne fund te jetes.

Ne vendet jashte ka nje database per kriminelet qe kryejne vepra te tilla ne menyre qe dhe kur personi te dale nga burgu dhe te zhvendoset ne nje tjeter qytet ku nuk e njohin njerezit te informohen se me ke kane te bejne dhe ti mbajne larg femijet nga ai.

Pse grave deputete nuk po u ndihet zeri pikerisht tani qe duhet t’u ndihet me shume se kurre? Besoj se e dine qe nuk jane aty per t’i thene Lona-ve te nxjerrin pak shalen gjate seancave.

9 komente në “Lona, ma nxirr çik shalën”

  1. Neutrino says:

    Mos kërko nga bashkëkriminelet që të ngrenë zërin. Janë deputete (se gra nuk janë) që i ka vënë aty patriarku i haremit. Dhe kanë nënshkruar kontratën që të mos flasin me kokën e vet. Është iluzion dhe naivitet të besohet se gratë janë më të ndjeshme se burrat. Nga maja e karrikes dhe interesit personal, janë po aq oportuniste sa edhe burrat. Dhe janë më agresive se burrat (ashtu si në natyrë tek kafshët), për të mbrojtur klanin e vet në kurriz të konkurencës. Me mjetet më ekstreme. Është ligji i ruajtjes së genit. Një shoqëri konsiderohet e edukuar dhe inteligjenta përsa kohë që 50% e saj është e edukuar dhe inteligjente.

    1. Kastraveci says:

      Nje pedofil duhet te mare te njejtin denim qe mer nje vrases serial.End of story

  2. Elton says:

    Zonja Frroku shume mire e ke thene ,por ke harruar te thuash qe ne kete vend duhen hapur dhe Bordellot e licensuara sic e ka bota mbare ,dhe kjo sigurisht qe do ndikoje ne uljen e te tilla rasteve .

  3. Qytetar says:

    Akoma nuk e paske kuptuar që ato gra që janë aty janë sepse pas tyre janë burrat e tyre ose të afërm të tyre që kanë paguar qindra mijëra euro tek kryetarët përkatës të partive. Ju duhen këto përfaqësuese sepse, parlamenti është kupola ku përfaqësohen familjet mafioze shqiptare nga të dërguarit e tyre atje. Shqipëria është një Republikë Mafioze Parlamentare ku sundon krimi vendas dhe i huaj dhe, parlamenti është vendi ku legjitimohet krimi. Nëse nuk paguan haraçin dhe nuk hyn në parlament, nuk ke as si pastron paratë e pista as si të marrësh komisionin nga “çunat” të cilët marrin PPP-në apo lejen e rradhës të ndërtimit për të pastruar paratë.

  4. kripa me karar says:

    Sara, te te beje nje pjetje? Po ti çfare ben me shoqet e tua, psh ndonje gazetare qe na thote: hamshori, shale hapet, mastrubon, apo edhe ato qe kane mbuluar siperfaqen e tokes vyrtuale e fizike pa breke, sex ect ect. E pra, freno shoqet se jane terbuar, se mashkulli po pa shale, s’ka faj, po pa vrimen e Rita Petros, s’ka faj…. Sara, ti e di me mire se mua se çfare behet se je vete femer, une do pergjigjem per shalet e tua qe i ka zene dielli komplet? Po ne televizionet tuaja, Sara, çfare shikojme, po emisionet tuaja, çfare shikojme E, pra, nuk frenohet ai “birbo” po pa shale, se per ate pune eshte bere. Me detyron e flase harbut se flisni gjithmone per te tjeret dhe per vete i keni bere dhe breket maske per coronavirusin; gjetet sebepin.

    1. Kastraveci says:

      Nje pedofil duhet te mare te njejtin denim qe mer nje vrases qe ben vrasje ne seri.!End of story.

  5. Bravo says:

    sara frroku si maloku nuk mund ta kptoje dialektin e ndrsyhem nga jugu keshut qe per ti sherbuer fantazise se saj dhe deshires per protagonizem i bi shaleve po shalet e veta ku ki ka????!

  6. albana says:

    Zonja Frroku. Kerkoi llogari Grida Dunes qe ka perdhunu Salianjin.

  7. vjola says:

    Sara per krimineleve duhet te ngrihet zeri ne kupe te qiellit pa diskutim ,presion mbare popullor ndaj institutioneve ligj venese dhe ligj zbatuese .Por nuk duhet te harrove veten gjithe cili ,qe nga familje , nga ju gazeta yet qe çfare nuk flisni , menyren si visheni . Emisioni ne TV per faqe te zene. I beni reklam femrave jo te mira ,rrugace me plot gojen .(E Morey vesh moj. .. u nda nga i pari, mori te dytin , po ja drddh edhe ketej .Sa seksi qe eshte …).E plot budallalleqe te tjera si kur ska b …. edhe sh…gjithe dynjaja.KY eshte fjalori I gazetarise tone . Pastaj ankoheni gjoja se ju vjen keq dhe keni te indinjuar .Turp te keni ju I keni cuar femijet ne kete derexhe ..nuk pyet femija prindin .Ka dhe printer budallenj qe se kane mendje tek femijet e tyre .I bere femijet doli zot , duhet ligje .Per disa qe Jane bere CA si shume duhet te sh three femijet e tjere .Mesuese duhet ti degjohet fajla ,ne bashkepunim me prinderi duhet te jeni ne nje gjuhen ne nje mendje per mbarevajtje e femijeve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje